Tuesday, December 24, 2024

Berisha drejt shpalljes ‘non grata’ nga BE? Publikohet DOKUMENTI që do të fundos ish-kryeministrin

Bashkimi Europian duket se po ndjek të njëjtën linjë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe po shqyrton mundësinë për të marrë sanksione për politikanët apo individët e përfshirë në korrupsion madhor apo minimin të demokracisë. Ka qenë Presidentja e Komsionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila ka propozuar futjen e ‘non gratës’ gjatë fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Europian për vitin 2022.

Ndërkohë, sëfundmi Parlamenti Europian ka përgatitur një dokument mbi këtë propozim, në të cilin thuhet se korrupsioni i zyrtarëve të qeverisë sjell dëme në demokracinë, në sundimin e ligjit apo të drejtat e njeriut dhe prandaj po shqyrtohet mundësia për të marrë sanksione ndaj të gjithë atyre personave që cenojnë demokracinë.

Nëse Bashkimi Europian do të miratojë vendosjen e non gratave, duket se ish-kryeministri Sali Berisha do të izolohet edhe më shumë, pasi mund ta presë sërish i njëjti fat. Ai mund të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian, pasi Britania e Madhe dhe SHBA e kanë futur atë në listën e zezë. SHBA me argumentin se ka minuar demokracinë dhe për korrupsion.

Non gratën e Berishës nga Bashkimi Europian e ka paralajmëruar disa herë kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili thotë me këmbëngulje se së shpejti edhe BE do ta fusë Berishën në listën e zezë. Në daljen e tij të fundit, Balla tha se BE ka nisur procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ Berishën.

“Korrupsioni, dhe veçanërisht korrupsioni i madh në lidhje me zyrtarët e qeverisë, ka një efekt të dëmshëm mbi demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut. Korrupsioni në vendet e treta gjithashtu mund të ndikojë në funksionimin e demokracisë së BE-së me flukse parash që blejnë ndikim politik në BE. Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit në vitin 2022, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi përfshirjen e korrupsionit në regjimin e sanksioneve të BE-së për të drejtat e njeriut. Komisioni nuk mundet megjithatë, të inicojë vetë legjislacionin përkatës”, shkruhet në dokument.

Një vendim i tillë nuk mund të ndërmerret nga Komisioni Europian pasi nuk mund ta iniciojë vetë legjislacionin përkatës. Sanksionet e BE-së do përcaktohen në bazë të vendimeve të përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe më pas duhet të miratohet unanimisht nga Këshilli.

“Komisioni nuk mundet megjithatë, të iniciojë vetë legjislacionin përkatës. Sanksionet e BE-së përcaktohen në vendimet e përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë, të miratuara unanimisht nga Këshilli mbi bazën e një propozimi të Përfaqësuesit të Lartë. Nëse një vendim i tillë i Këshillit përfshin sanksionet ekonomike ose financiare, këto duhet të zbatohen me anë të një rregulloreje të Këshillit, pas një propozimi të përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionit.

Ndërkohë që ende nuk ka nisur zyrtarisht hartimi i legjislacionit të ri, Këshilli po zhvillon debate mbi përshtatshmërinë e përdorimit të sanksioneve të CFSP për të synuar korrupsionin. Qasja për të miratuar vendosjen e sanksioneve për korrupsionin në nivel global mund të përfshijë krijimin e një sanksioni horizontal kornizë (duke zgjeruar fushën e mekanizmit ekzistues të sanksioneve për të drejtat e njeriut të miratuar në 2020 ose duke vendosur një regjim të ri të dedikuar), ose duke prezantuar rast pas rasti për një vend specifik regjimet e sanksioneve”, thuhet në dokument.

Berisha drejt shpalljes 'non grata' nga BE? Publikohet DOKUMENTI

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles