Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “E hënë e zezë”, bota drejt zisë së bukës, çmimet do të shpërthejnë, ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “E hënë e zezë”, bota drejt zisë së bukës, çmimet do të shpërthejnë, ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim
Aktualitet

“E hënë e zezë”, bota drejt zisë së bukës, çmimet do të shpërthejnë, ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim

Last updated: October 31, 2022 11:34
5 Min Read
SHARE

Bota është drejt zisë së bukës. Tashmë çmimet e larta të ushqimeve mund të rriten më tej pasi Vladimir Putin pezulloi dërgesat e grurit nga Ukraina. Putini prishi të gjithë marrëveshjen e korridorit të grurit, pasi akuzoi britanikët se ndihmuan ukrainasit të kryenin sulme me dron në flotën e Detit të Zi të shtunën. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Kremlini po “shpërndante histori të rreme” për të shkëputur vëmendjen nga pushtimi katastrofik. Një burim i paidentifikuar i qeverisë i tha Telegraph të Britanisë: “Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit dhe drithërave në botë. Nëse kufizoni eksportin e atyre mallrave, çmimi i mallrave rritet dhe kjo ndihet në të gjithë botën. Do të ketë ndikim.” David Laborde, hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Kërkimin e Politikave Ushqimore, tha për The Telegraph se çmimi i grurit mund të rritet me 10 për qind kur tregjet të hapen sot, ditë e hënë dhe se efektet e vendimit do të ndihen në mbarë botën për muaj të tërë. “Ushqimi tashmë është i shtrenjtë dhe kjo do ta bëjë më të shtrenjtë”, thekson ai.

Sulmet me dronë

Banner

Ministria ruse e mbrojtjes përdori sulmet me dronë në bazën e saj detare në Detin e Zi në Sevastopol si justifikim për tërheqjen nga marrëveshja e grurit, të cilën OKB-ja e përshkroi si një “fener shprese” që do të furnizonte vendet e varfra me ushqim.  “Veprimet e forcave të armatosura ukrainase, të udhëhequra nga ekspertë britanikë, do të thotë se pala ruse nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve civile të ngarkesave të thata”, deklaroi Rusia. Nga sulmi me dron është dëmtuar vetëm një minahedhës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, ndonëse raporte të pakonfirmuara thonë se Admiral Markov, flamuri i Flotës së Detit të Zi, është goditur. Një zëdhënës rus sugjeroi gjithashtu se Marina Mbretërore ishte përgjegjëse për shpërthimin e muajit të kaluar të gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik – një pretendim që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e përshkroi si “një histori të fabrikuar që flet më shumë për gjendjen e qeverisë ruse sesa Perëndimin.” Qeveria ukrainase ka akuzuar Rusinë se po përpiqet ta bëjë botën një vend më të rrezikshëm për të jetuar duke u tërhequr nga marrëveshja.

Lexo edhe:

Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!
Ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar
Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

Ukraina një nga “shportat e bukës”

Përafërsisht 20 milionë tonë drithë gjenden në Ukrainë, me pak rrugëdalje nga ky vend. Është një krizë që po e mbyt ekonominë e Ukrainës dhe po ndërpret pjesën tjetër të botës nga furnizimi me drithëra. Ndryshe, Ukraina siguron rreth 10 për qind të sasisë globale të eksporteve të grurit dhe pothuajse gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Krahas Rusisë, Ukraina e bën këtë rajon një nga “shportat e bukës” në botë. Por lufta e Moskës në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë goditur eksportet bujqësore nga i gjithë rajoni i Detit të Zi. Këto produkte mund të zëvendësohen në tregun global, por me një kosto, shkruajnë mediat e huaja. Kështu, ushqimi bëhet më i vështirë për t’u siguruar për vendet e varfra dhe për njerëzit e varfër në vendet e pasura. Kjo madje mund të thellojë një krizë urie në mbarë botën. Në këtë drejtim, agjencitë ushqimore të Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se një rekord prej 49 milionë njerëz, në 46 vende, janë në rrezik të “rrëshqasin në nivelin e urisë” këtë vit. Sipas të dhënave, Ukraina eksportoi shumë nga prodhimet e saj të vitit 2021 përpara fillimit të agresionit të Rusisë, duke përfshirë shumë grurë, por disa prej tyre, dhe produkte si misri, janë ende në ruajtje. Dhe flotat ruse po bllokojnë rrugën dhe zona është shumë e minuar. Ukraina dhe Rusia kryesisht eksportojnë lëndët kryesore në vendet në zhvillim që janë më të ndjeshme nga rritja e kostos dhe nga mungesa e furnizimeve.
Shtetet si Somalia, Libia, Libani, Egjipti dhe Sudani janë shumë të varura nga gruri, misri dhe vaji i lulediellit nga eksportet e Ukrainës dhe Rusisë. “Barra e krizës është mbi supet e më të varfërve”, tha Glauber. “Kjo është krizë humanitare, nuk ka dyshim për këtë”.

Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura
Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane
Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët
Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kriset marrëdhënia mes Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit?
Next Article Ishte ndër konkurrentet më të forta në “Dance Albania”/ Arta Nitaj thyen heshtjen pas eleminimit dhe ka dy fjalë për Verën dhe Alketën

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shenjat e zodiakut që do të kenë fatin në anën e tyre deri më 8 nëntor
Horoskopi
November 2, 2026
Mos harroni të merrni me vete çadrat, ja sa do jenë temperaturat
Moti
November 2, 2026
Dita më me fat e muajit nëntor për secilën shenjë të horoskopit dhe çfarë mund t’iu sjellë ajo
Horoskopi
November 2, 2026
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën
Të famshëm Tv Shows
November 1, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?

October 26, 2026
Aktualitet

Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje

October 26, 2026
Politikë

VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel

October 25, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 25, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?