Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Për herë të parë prezantohet ekspozita e piktorit Ismail Lulani
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Për herë të parë prezantohet ekspozita e piktorit Ismail Lulani
Kulturë

Për herë të parë prezantohet ekspozita e piktorit Ismail Lulani

Last updated: October 19, 2021 17:43
5 Min Read
SHARE
Demo

Është prezantuar për herë të parë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita retrospektivë e piktorit të njohur Ismail Lulani, një nga emrat më të mëdhenj të artit tonë.

Në pikturën shqiptare piktori Ismail Lulani veçohet dhe vlerësohet si një kolorist ekspresiv i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, që ndikoi në sëbashku me D.Jukniun, S.Shijakun, S.Kamberin, E.Hilën, B.Ahmetin në modernizimin e pikturës shqiptare në vitet 1970 – 90.

Në çeljen e kësja ekspozita ku merrnin pjesë shumë personalitete të politikës dhe të kulturës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se pas një periudhe të vështirë prej pandemisë dhe tërmetit, hapja e kësaj ekspozita është edhe një moment reflektimi për të gjithë për ruajtjen e një trashëgimie të tillë dhe promovimin e saj. “Kemi një koleksion i cili vjen nga vetë familja, tregon një përkushtim, tregon një sfidë edhe një vështirësi që vet familjarët kanë arritur ta çojnë përpara dhe kanë ruajtur një thesar shqiptar. Është një ndërgjegjësim i bukur. Shpesh herë në këtë debate të vazhdueshme që kemi midis komunitetit dhe institucioneve gjendemi gjithmonë në konflikte se ku qëndron detyrimi, e drejta e secilit prej nesh dhe në këtë rast dua ta them me plot gojën që ne jemi vetëm mbështetësit e vegjël sepse punën më të madhe e kanë bërë vet njerëzit”, nënvizoi Margariti.

Lexo edhe:

“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes
Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri
Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Veprat u sollën nën kujdesin e vajzës së tij Ormira Lulani dhe artistit Helidon Haliti të cilët kanë kuruar çdo detaj të saj. Kuratori Haliti e cilësoi Ismail Lulanin si krijuesin brilant duke lënë pas mbi 1800 vizatime. “Si kurator unë padyshim shikoja Mirën që ndërtonte ditën, unë prishja natën. Pra mu desh të isha i ftohtë. Para 10 vitesh kemi arkivuar vizatimet e tij, të cilat kanë shifrën 1800 e ca, dhe sigurisht ajo diplomë që erdhi në hartë copë copë, dhe unë bashkë me një mikun tonë të vyer, e kemi ngjitur me thënë të drejtën me ditë të tëra, dhe erdhi diploma, zanafilla e kësaj ekspozitë. Pra është një trung i madh, që shpërndan gjethet e saj në të gjithë këtë ekspozitë, kryesisht të një vizatuesi brilant. Ismail Lulani kishte një gjë më të veçantë se gjithë të tjerët për mua, kishte Ormira Lulanin, ishte ngjizja e tij artistike më e mirë, e cila me një këmbëngulje dhe pasion të jashtëzakonshëm, bëri që të më fuste dhe mua në atë vijueshmërinë, pikërisht të një kurimi të lirshëm dhe të imponuar ndërkohë që me shumë mirësjellje ndërtonte ditën, dhe unë ia prishja padyshim të nesërmen, sepse i thosha Lulanin do ta lëmë një magji, nuk mundet ta ngarkojmë kaq shumë. Dhe aty njeriu kupton dashurinë e çdo copëze”, tha Haliti.

Ai tha se shtëpia në Shkodër duhet të kthehet në një muze të cilin ai e ka lënë gati. “Dua të jetë muze në Shkodër, secili nga artistët e mëdhenj, padyshim do të ketë muzeumet e tyre. Në një bisedë të shkurtër Profesor Shoshi tha edhe diktaturat kanë lindur gjeni të rinj siç janë këta të vizatimit”, u shpreh Haliti.

Vajza e piktorit, Ormira Lulani, e cila ka trashëguar prej të atit profesionin dhe talentin nënvizoi forcën e jashtëzakonshme të artit që i bën artistët të pavdekshëm duke lënë pas një thesar të çmuar. “Ndjehem shumë mirë për faktin që shoh kaq shumë njerëz të cilët e duan dhe e respektojnë ose e nderojnë veprën e tim eti dhe kjo do të thotë shumë për mua. Në çdo cep të kësaj ekspozite ju mund të shikoni shpirtin e Lulanit. Unë thjesht besoj fort në fuqinë e artit dhe duke besuar në fuqinë e artit besoj shumë edhe në pavdeksinë e artistit. Dhe mendoj që im atë, shpirti i tij ndodhet këtu bashkë me ju sot”, tha Ormira Lulani.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun kryeqytetas për një javë, për të shtegtuar më pas në Shkodër e Mal të Zi.

Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit
Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!
TAGGED:Ismail Lulani

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Gjithçka e menduar në detaje, dalin pamjet nga ditëlindja madhështore e djalit të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt (FOTO)
Next Article A do të futej Arbana Osmana në Big Brother Vip? Flet për herë të parë moderatorja dhe zbulon shumë detaje

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pse nuk i erdhi babai në finale? Aludimet se është në burg, Selin ‘zbulon’ foton
Tv Shows
April 25, 2026
Kthjellime dhe mot i qëndrueshëm, ja parashikimi i motit për sot!
Moti
April 25, 2026
Horoskopi 25 prill 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për sot
Horoskopi
April 25, 2026
Romeo dhe Donaldi rikthehen me një projekt të ri, ja ku do i shohim çdo të shtunë
Të famshëm
April 24, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”

November 27, 2025
Kulturë

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës“

November 15, 2025
KulturëPolitikë

A u frymëzua Rama nga libri i tij? Blushi: Diellën e parashikova një vit para lindjes

November 14, 2025
Kulturë

“Ben Blushi dhe romani që vetëm ateisti guxoi të botojë”

October 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?