Wednesday, December 25, 2024

Kim Kardashian dhe Kanye Ëest po ribashkohen? Detaji që u zbulua nga media po bën që të dyshojnë të gjithë

Procesi gjyqësor i divorcit të Kim Kardashian nga Kanye West është lënë pezull dhe kaq ka mjaftuar që fansat e dyshes të mendojnë se ata po rikthehen sërish bashkë.

Sipas “The Sun”, Kim dhe Kanye zbuluan publikisht në muajin shkurt se janë ndarë. Por, gjatë fundjavës, ish-çifti u fotografuan bashkë në një restorant në Malibu. Burimet thanë se ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

44-vjeçari pohoi gjatë një feste të organizuar për publikimin e albumit të tij “Donda”, se ende është i dashuruar me Kardashian. 40-vjeçarja gjithashtu u shfaq në festë e veshur me një fustan të bardhë që i bëri të gjithë të dyshonin se çifti po ri-martohej.

Një burim tha: “Ndarja duket se i ka afruar më shumë Kim-in dhe Kanye-n. Ata kalojnë më shumë kohë bashkë për të folur për fëmijët e tyre, që të vendosin çfarë është më e mira për ta.

Që të dy e mbështesin njëri-tjetrin në karrierë dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin kudo që kanë mundur. Kim dhe Kanye janë ndarë, por nuk po nxitojnë për të marrë në dorë dokumentet e divorcit. Për ta gjëja më e rëndësishme janë fëmijët”.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles