Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Mediu nuk rihetohet për Gërdecin! Kreu i SPAK zbulon lëvizjen surprizë për t’i shkuar deri në fund
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Mediu nuk rihetohet për Gërdecin! Kreu i SPAK zbulon lëvizjen surprizë për t’i shkuar deri në fund
Aktualitet

Mediu nuk rihetohet për Gërdecin! Kreu i SPAK zbulon lëvizjen surprizë për t’i shkuar deri në fund

Last updated: July 27, 2021 21:10
4 Min Read
SHARE
Banner

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec.

Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas Gjykatës, kërkesa e SPAK-ut “është e pabazuar në ligj”. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme i tha Zërit të Amerikës se vendimi i sotëm është po ashtu “i pabazuar në ligj dhe se do të ankimohet menjëherë”.

Për rastin e zotit Mediu, SPAK, u vu në lëvizje pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, dhe nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që përfshiu një numër të madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap më kurrë.

Lexo edhe:

“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

Në kërkesën e vet, SPAK, argumentonte se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më.

Fillimisht SPAK ju drejtua Gjykatës së Lartë e cila më pas vendosi se kompetencën tanimë e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar. Kjo e fundit, sot, pas një shtjellimi të gjatë juridik, i kujtoi prokurorisë se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Sipas Gjykatës “nga viti 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penal, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”. Për më tepër, Gjykata vëren se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar. “Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë” vlerëson gjykata.

Por SPAK nga ana e vet është i mendimit se vendimi i sotëm “është i pabazuar në ligj dhe do të ankimohet menjëherë”. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha Zërit të Amerikës se “kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore./VOA/

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze
Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!
TAGGED:spak

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Moderatorja e njohur shqiptare shkon në Greqi dhe pozon topless(FOTO)
Next Article Pas aksidentit tragjik, shoferi kroat tregon “hilen” se si të veprojmë kur jemi të lodhur në timon

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
Të famshëm
September 13, 2026
E papritur/ Albana Osmani i bën thirrje publike Ledion Liços para nisjes së BBVA 6
Të famshëm
September 13, 2026
Parashikimi i motit, 13 shtator 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 13, 2026
Horoskopi 13 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
September 13, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”

September 8, 2026
Aktualitet

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia

September 8, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

September 8, 2026
Aktualitet

Përfituesit dhe kush përjashtohet nga legalizimi për pronat para viteve ’91: Kadastra hap aplikimin online

September 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?