Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Kujdes me bombolat e gazit, ja disa këshilla si t’i përdorni
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kujdes me bombolat e gazit, ja disa këshilla si t’i përdorni
Aktualitet

Kujdes me bombolat e gazit, ja disa këshilla si t’i përdorni

Last updated: July 11, 2021 16:59
8 Min Read
SHARE
Banner

Rritja e temperaturave rrit ndjeshëm rrezikun që mund të na vijë nga bombolat e gazit, të cilat në pak raste, qoftë edhe nga pakujdesia janë bërë shkak për ngjarje të rënda.

Dhe këtu bëhet fjalë si për ambiente familjare, ashtu edhe ato publike. Dhe pavarësisht se bombolat janë të sigurta, nëse nuk përdoren si duhet dhe nuk zbatohen rregullat e përcaktuara, përdorimi i gabuar i tyre mund të rezultojë me shpërthime, zjarre, humbje të pasurisë dhe më e rrezikshmja humbje të jetës së qytetarëve.

Por krahas kujdesit, një vëmendje të shtuar nevojitet të tregohet edhe me një sërë rregullash dhe këshillash të thjeshta, të cilat evitojnë një shpërthim të mundshëm të bombolave.

Lexo edhe:

Mbusheni çanten e plazhit me uljet pafund te Rossmann& Lala
Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën njëvjeçare
Krimi që tronditi Roskovecin, flet për herë të parë ish-partnerja e Refit Buzit, misteri i 830 mijë paundëve
“Vajzën po ta besoj ty”, zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë dhe 35-vjeçarit që mbajti peng ish-partneren

Për të shmangur ngjarje të tilla këshillo duhet të keni parasysh këto rregulla:

Për përdoruesin familjar:

– Nuk duhet të përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit të datuar në trupin e bombolës.

– Nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më te vogël

-Nuk duhet të mbushen në pikat e karburantit

-Në të gjitha rastet nga Shitësi i bombolave te mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen për cilësinë e vetë bombolës, të instalimit dhe përdorimit

-Bombola kur nuk sistemohet jashtë, nuk duhet të vendoset në kthina apo në nivele më të ulëta se sipërfaqja e ambientit ku rrihet

-Bombola nuk duhet të përmbyset ose të lihet shtrirë

-Bombola dhe tubi fleksibël nuk duhet t?u ekspozohen burimeve të nxehtësisë

-Zëvendësimi i bombolës nuk duhet të bëhet në prani të flakës, thëngjijve të një sobe druri ose pajisjeve elektrike në funksionim.

– Para se të bëhet zëvendësimi duhet siguruar që ventili i bombolës që do të zëvendësohet të jetë i mbyllur.

-Tubi fleksibel jo metalik nuk duhet të ketë gjatësi më të madhe se 1 metër, duhet të kontrollohet rregullisht për dëmtime ose plasaritje dhe të zëvendësohet brenda 5 vjetësh nga data e shënuar në tub.

– Guarnicioni që bashkon ventilin me rregullatorin e presionit duhet të ndërrohet pas çdo zëvendësimi të bombolës.

– Mbas çdo zëvendësimi të bombolës duhet të kryhet prova e hermeticitetit të instalimit me ujë e sapun për të zbuluar rrjedhjet.

– Ambienti në të cilin duhet të zëvendësohet duhet të jetë i hapur dhe i ajrosur

-Mos kryeni gatim në kuzhinë pa mbikëqyrje. Shuarja e flakës mund të krijojë ambient të rrezikshëm për eksplozion.

– Gjatë gatimit në sobë nuk duhet të vendosen rroba ose materiale plastike.

-Nëse largoheni nga shtëpia për periudha të mesme apo të gjata, duhet t?i vendosni të gjithë çelësat në pozicionin off.

-Mbani larg fëmijët nga vatrat e djegies dhe bombolat e gazit.

-Mos mbani apo përdorni pije alkoolike pranë vatrave të djegies.

– Pas përfundimit të gatimit bëhet shkyçja e bombolës së gazit.

– Asnjëherë te mos behet prova me flake si shkrepës, çakmak, etj.

– Kur ndihet erë gazi, duhet mbyllur ventili i bombolës, nuk duhet kryer asnjë veprim sidomos goditje metalike apo kyçje/kyçje e çelësit të dritave dhe kryhet ajrosje e plotë e ambientit nëpërmjet hapjes së dritareve dhe dyerve mbasi gazi është më i rëndë së ajri dhe përhapet në dysheme.

– Bombolat të mos përdoren në dhoma me volum më të vogël se 10 metër kub.

– Mos mbani kurrë një bombol plot apo bosh në një makinë të mbyllur, në parking, bodrum, mos e hidh atë në mbeturina. Bombola bosh është e rrezikshme njësoj si bombola plot.

– Bombolat e gazit duhet të ruhen, transportohen dhe përdoren vetëm kur janë në pozicion vertikal.

– Të mos mbushen bombolat e gazit më shumë se 80% të volumit.

Për përdoruesin jofamiljar

– Nuk duhet të përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit të datuar në trupin e bombolës.

– Instalimi i pajisjeve për shfrytëzimin e bombolave me GLN kryhet në përputhje me skemën teknollogjike të instalimit të hartuar nga një inxhiner i liçensuar dhe të miratuar nga një Organ i Miratuar si dhe në përputhje me instruksionet e përdorimit që shoqërojnë bombolën, nën përgjegjësinë e shoqërive të tregtimit me pakicë dhe te subjekteve te liçensuar.

– Instalimi i bombolës së gazit duhet të jetë në ambiente të ajrosura, larg burimeve të nxehtësisë dhe instalimeve elektrike. Rekomandohet përdorimi i tubave të bakrit për instalimin e bombolave deri në vatrën e përdorimit.

– Në rastin e përdorimit të tubave të gomës, që lidhin bombolën e GLN-së me instalimin fiks, duhet që tubat të kenë tregues për afatin maksimal të përdorimit të tyre.

– Në lokalet e shërbimit bombolat e GLN duhet të jenë të vendosura jashtë ambienteve të gatimit dhe jo nën nivelin e tokës pasi GLN është me e rëndë se ajri dhe mund të krijojë xhepa për rreziqe të mundshme.

– Instalimi i bombolave duhet të respektojë kërkesat, si më poshtë vijon:

  1. a) Në ambiente me volum deri në 10 m3 është e ndaluar vendosja e bombolave;
    b) Në ambiente me volum 10-20 m3 mund të instalohet një bombol me kapacitet 15 kg;
    c) Në ambiente me volum 20-50 m3 mund të instalohen deri në 2 bombola, me kapacitet jo më shumë se 20 kg;
    ç) Në ambiente me volum mbi 50 m3 mund të instalohen 2 bombola, me kapacitet total jo më shumë se 30 kg;
  2. d) Kapaciteti total i bombolave të instaluara në një ambient familjar nuk duhet të jetë më i madh se 40 kg.
    -Perdoruesit janë përgjegjës për marrjen e masave për mirëmbajtjen e instalimeve të bombolave të mbushura me GLN, në përputhje me instruksionet e përdorimit dhe treguesin për tubin e gomës, referuar në pikën 3, të përmendur më lart. Shoqëritë e tregtimit me pakicë duhet të ofrojnë edhe shërbimin e mirëmbajtjes së instalimeve të bombolave me GLN.

– Përdoruesit e bombolave të GLN-së duhet të kenë të instaluar, në mjediset ku kanë instaluar dhe përdorin bombolat, sistem detektues e autobllokues të furnizimit me GLN si dhe dedektor për monoksidin e karbonit në ambjent

– Bombolat e mbushura pjesërisht dhe që nuk përdoren nuk duhet të mbahen nga përdoruesi në bodrume, garazhe apo tarraca, nuk duhet të depozitohen në vendet e grumbullimit të mbeturinave dhe as të asgjësohen.

– Përdoruesit jofamiljar që përdorin bombola të mbushura me GLN, duhet të jenë te pajisur me një kontratë sigurimi me një shoqëri sigurimesh, për të garantuar rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndaj palëve të treta, në rast aksidenti prej këtyre sistemeve dhe bombolave të GLN-së.

– Në lokalet e shërbimit, bombolat duhet të përdoren vetëm nga punonjës të trajnuar që njohin rregullat e sigurisë dhe të paisur me Deshmi Aftesie lëshuar nga një Organ i Miratuar.

Turistët izraelitë helmohen nga azoti në Hotel Vlora Priam: Menduam se do vdisnim
Apeli i Policisë së Shtetit: Mjetet e vogla lundruese të shmangin detin në këto orare
Dhunoi vjehrrin, arrestohet 34-vjeçarja, fëmija 1-vjeçar dërgohet pranë saj në burg
“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin
Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
TAGGED:Bombola

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Aktorja turke bën rrëfimin tronditës: Më ka përdhunuar babai kur isha 15 vjeç
Next Article Deputeti socialist marton vajzën, dalin fotot nga ceremonia

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ja 3 shenjat e horoskopit më të favorizuara nga Jupiteri/ Mundësi të reja dhe ndryshime pozitive…
Horoskopi
July 29, 2026
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Botë
July 29, 2026
Gratë me cikël në Mal të Zi do të marrin dy ditë pushim të paguar!
Kuriozitete
July 29, 2026
“Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit
Profili i Vipave
July 28, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot

July 20, 2026
Aktualitet

Lamtumira për Enrik Mehmetin, Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet në teatrin “Petro Marko”

July 19, 2026
Aktualitet

Moti i kthjellët me temperatura të larta në të gjithë vendin

July 18, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

July 18, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?