Një operacion ‘bic’ po zhvillohet sot në rrugën ‘5 Maji’ nga Policia e Tiranës. Mësohet se operacioni ka lidhje me kontrollet në vijim të zbardhjes së vrasjes së 27-vjeçarit Marjus Qema.
Policia po kontrollon disa magazina të marra me qira nga shtetasi K. Gj., pasi dyshohet se aty zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike.
Aktualisht, policia sapo ka shpërthyer derën e një magazine dhe është futur brenda, ku nga të dhënat e para, raportohet se ka gjetur dhe sekuestruar një karikator me një fishek brenda.
Dyshohet se magazina përdorej nga viktima Qema, ku prodhoheshin monedhat elektronike.