Teksa kufizimet në udhëtime po hiqen gradualisht nëpër Europë, media britanike ‘The Telegraph’ ka renditur 20 perla të fshehura Europës që duhet t’i vizitoni patjetër gjatë 2021.
Njëra prej tyre ndodhet në Shqipëri dhe është pikërisht liqeni i Komanit, që krahasohet me fjordet e Norvegjisë.
- Mantua, Itali
E vendosur në rajonin e Lombardisë të Italisë, Mantua është më e lehtë të arrihet me makinë, edhe pse për të shkuar atje mund të përdorni rrjetin hekurudhor nga Verona, Venecia dhe Milano. Një prej arsyeve që një pjesë e madhe prej nesh vizitojnë qytete të ndryshme të Italisë është arti dhe arkitektura e tyre, dhe këtu ka një shumëllojshmëri prej tyre.
Mantua (ose Mantova) është e rrethuar nga tre liqene artificiale, njëri prej të cilëve është i tëri i mbuluar me zambakë.
Gjithashtu mbresëlënëse dhe që duhet ta vizitoni me patjerër nëse shkoni në Mantua është Pallati Çaj (Te Palace) (i cili nuk ka asnjë lidhje me çajin që pihet) ka disa salla me një arkitekturë tejet të veçantë.
- Bosnja dhe Hercegovina
Për pjesën më të madhe, eksplorimi i Bosnjës dhe Hercegovinës është ende një përvojë relativisht e jashtëzakonshme në Europë. Sigurisht, Mostari i bukur është me të drejtë një prej më të njohurve, i ndjekur nga Dubrovniku dhe Sarajeva, kryeqyteti i cili ka filluar të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë falë çmimeve të përballueshme, ndërthurjes fantastike kulturore dhe historisë së rëndësishme, veçanërisht në lidhje me Luftën e Parë Botërore, por vendi ofron shumë më shumë për të zbuluar.
Për adhuruesit e aventurave, ofrohet rafting rreth Konjic, me ujin aq të pastër dhe të ndriçuar sa do t’ju duket sikur jeni pjesë e një realiteti të punuar në photoshop, një gjë që do t’ju duket e zakonshme për çdo liqen tjetër që do të vizitoni.
Për aventura kulturore dhe shëtitje, shkoni në Lukimor, një nga fshatrat malorë më të bukur dhe një prej të cilëve mund të praktikoni skitë nëse shkoni aty gjatë stinës së dimrit.
- Lugina Vipava, Slloveni
Lugina Vipava mund të vizitohet më mirë duke shëtitur me biçikletë ose në këmbë, duke kaluar mes për mes fshatrave të vegjël, duke kaluar në shtigje malore, duke shijuar hedhjet me parashutë të cilat bëhen të mundura në sajë të erërave të forta që fryjnë aty. Këtu numërimi i kantinave me verë të del jashtë kontrollit sepse pothuajse çdo shtëpi ka një ose më shumë prej tyre. I gjithë vendi duket si një kartolinë.
- Cuenca, Spanjë
E vendosur mbi një shkëmb dhe me një histori që mund të datojë rreth 1300 vjet përpara, shtëpitë shumëngjyrëshe, rrënojat e kalasë dhe katedralja me një arkitekturë të veçantë në llojin e saj, ku secila i përket periudhave të ndryshme kohore, ndërthuren së bashku në Cuenca të Spanjës.
Të shkelësh në Cuenca do të thotë të ndodhesh përreth maleve karstike, ku kalon një lumë me ujë kristal dhe ku mund të bëni aktivitete të ndryshme krahas relaksit që është i siguruar në këtë qytet.
- Hagë, Holandë
Si një prej qyteteve më të njohur për politikën dhe drejtësi sociale ju do të magjepseni edhe nga kulinaria që ky qytet ofron veçanërisht për vegjetarianët, muzetë e shumtë si Humanity House,
Zgjedhja e pafund e klubeve elegante dhe bareve përgjatë plazhit me rërë prej ari, nuk duhet lënë kurrsesi pa vizituar gjatë këtij viti.
- Durham, Angli
Nëse jeni duke kërkuar përvojën britanike që i ka të gjitha, atëherë mos kërkoni më shumë se një vizitë në Durham. Qyteti i Durhamit krenohet me një kështjellë dhe katedrale pjesë e pasurive të UNESCO-s, ndërsa pjesa tjetër e rajonit është e mbushur plot me perla, ku natyra dhe muzetë do t’ju magjepsin.
Vetë qyteti Durham është më i famshëm për kështjellën dhe katedralen, që janë spektakolare dhe për të cilat do t’ju duhen disa orë për t’i vizituar, ndërsa kafenetë e shumta, sportet ujore të lumenjve dhe arkitektura historike janë të gjitha zgjedhjet e tjera që ky qytet ofron për të gjithë vizitorët.
- Erfurt dhe Turingia, Gjermani
Daton prej vitit 700 pas Krishtit, qyteti u ndërtua si një destinacion i rëndësishëm tregtar në Mesjetë dhe në sajë të qytetit të vjetër që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore ju ende keni mundësinë për ta vizituar atë.
Atraksionet kryesore në qytet janë katedralja mbresëlënëse, kështjella dhe Ura e Tregtarëve, një ndërthurje e bukur rrugësh me kalldrëme dhe me dyqane të vogla karakteristike. Ky është vendi ideal për të bërë foto dhe përtej qytetit, rajoni ka më shumë për të ofruar.
8. Alentejo, Portugali
Nëse doni plazh dhe diell, drejtohuni në Algarve, nëse dëshironi të hidheni nga një tramvaj në tjetrin nëpër rrugët shumëngjyrëshe vizitoni Lisbonën dhe për kulturë të verës dhe kafeneve përgjatë brigjeve të lumit shkoni në Porto, por Portugalia, ka kaq shumë xhevahirë të fshehur në Europë, ku të gjithë meritojnë artikullin e tyre më vete.
Ky rajon nuk është i njohur vetëm për verën shumë të mirë por edhe për kulinarinë, e cila është fantastike. Beja dhe Evora, janë gjithashtu dy prej fshatrave me punimet më fantastike me pllaka dhe arkitekturën romake.
- Liqeni i Komanit, Shqipëri
Në veri të Shqipërisë, mund të gjeni parajsën mbi tokë për adhuruesit e natyrës. Një ditë ecje nga Valbona në Theth është një përvojë që do t’ju lërë pa frymë dhe që tani për tani mbetet një prej perlave më të fshehura të Europës.
Ky liqen relativisht i rrafshët, të sjell ndër mend Norvegjinë, duke përshkuar luginën me shkëmbinjtë e gjelbër në secilën anë. Ju mund të merrni tragetin e pasagjerëve për të shkuar në anën tjetër, por për të gjithë ata që duan ta përjetojnë këtë mrekulli të natyrës në 360 gradë këshillohet një natë qëndrimi në shtëpinë e gurtë në mes të liqenit, pa energji elektrike, por e kompletuar me djathë të bërë vetë, mjaltë dhe pije alkoolike.
10. Parku kombëtar Bansko & Pirin, Bullgari
Edhe nëse skijimi nuk është një prej pasioneve tuaja, Parku Kombëtar Bansko & Pirin në Bullgari, është një destinacion ideal për të kaluar një javë pasi ka shumë më tepër për të zbuluar aty sesa shpatet malore me borë.
Ky destinacion fantastik i skive në Bullgari edhe pse ka fituar popullaritet gjatë viteve të fundit, mbetet gjithsesi jashtëzakonisht i përballueshëm.
- Brisighella, Itali
Kur mendojmë për Italinë, imazhet e para që na vijnë ndër mend janë ato të makinave kabriolet, ku era të shpupuris flokët, rrugëtime që bëhen në natyrë të mbresëlënëse midis kodrash të gjelbra të mbushura plot me vreshta me rrush, kështjellat që ngrihen mbi qytetet me çati të kuqe, etj. Të gjitha këto imazhe filmike ju mund t’i përjetoni duke vizituar Brisighella.
Konsiderohet si një prej më të bukurave në rajonin Emilia Romagna. Rrugët piktoreske me kafene të vogla dhe dyqane ku shërbehen akullore me shije fantastike qëndrojnë nën tre kodrat e qytetit; ora-kullë e qytetit, një kështjellë dhe një kishë, mund t’i vizitoni të gjitha nëse vendosni të vizitoni Brisighella e Italisë.
12. Ishullli Nisyros, Greqi
Ishulli vullkanik i Nisyros në Greqi është një prej perlave të fshehura të Europës. Ky gur i çmuar i fshehur në Europë është unik në atë që është i gjithi vullkanik, dhe rreth e përqark, me fshatra karakteristikë me korniza blu në të bardhë.
13. The Ore Mountains, Saksoni
Nëse do të sillnit ndër mend fshatrat tipikë të Krishtlindjeve, atëherë patjetër që do të përmendnit Malet Ore në Saksoni. E vendosur në thellësitë e rajonit të Saksonisë së Gjermanisë, Malet Ore, është vendi ideal nëse doni të përjetoni “Krishtlindje të vërteta”, jo vetëm në atë periudhë të vitit por gjatë gjithë vitit.
Me dyqane të panumërta artizanale prej druri, ku shiten qirinj dhe engjëj Krishtlindjesh të personalizuar, do t’ua bëjnë të paharrueshme magjinë e festave.
14. San Marino
I rrethuar tërësisht nga rajoni Emilia-Romagna i Italisë, San Marino është Republika më e vjetër në botë dhe ofron disa arsye të çuditshme për ta vizituar, prandaj konsiderohet ende si një perlë e fshehur në Europë. Midis tre kullave, një vendndodhjeje fantastike në majë të malit Titano dhe një mori muzesh të çuditshëm, ky është një vend emocionues për t’u vizituar.
- Kanioni Tara & Pluzine, Mal i Zi
“Duket sikur fjala për magjinë e Malit të Zi ka marrë dhenë” dhe prandaj një numër shumë i madh vizitorësh vërshojnë vit pas viti drejt këtij shteti.
Një prej më të vizituarve është qyteti i pabesueshëm dhe i vjetër i UNESCO-s në Kotor, dhe duke lundruar përgjatë vijës bregdetare ndonjëherë të mbushur me njerëz, ju mund të shkoni në brendësi të maleve që i dhanë këtij qarku emrin dhe do të mahniteni nga përvoja që do të përjetoni. Duhet të vizitoni patjetër Parkun Kombëtar Durmitor por në drejtim të Pluzine për të zbuluar një tjetër perlë të fshehur të Europës. Këtu mund të shijoni edhe një prej pijeve tradicionale alkoolike, rakinë.
- Rajoni Murcia, Spanjë
Nëse jeni duke kërkuar “tapas tradicionale spanjolle” me vlera të shkëlqyera, verë fantastike dhe një histori dhe kulturë mjaft të pasur, atëherë Rajoni Murcia i Spanjës është perla e fshehur në Europë për ju!
Me një hapje të aeroportit të rinovuar në rajon në fillim të vitit 2019, dhe pas etiketimit të Murcias si Kryeqyteti i Gastronomisë së Spanjës për vitin 2020, mos prisni që ai të qëndrojë përgjithmonë si një prej perlave të fshehura të Europës, prandaj nxitoni ta vizitoni sa të mos jetë vonë.
17. Sutherland and Moray, Skoci
Skocia me të vërtetë ka qenë në qendër të vëmendjes së turizmit gjatë viteve të fundit, me Festivalet e Edinburgut, Ishullin Skye duke shënuar pikun e turizmit kulmor dhe rrugët bregdetare, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë mosvizitimin e saj nga një numër i madh turistësh.
18. Kiev, Ukrainë
Ideal për historinë që ofron, kishat, birrën dhe kulinarinë. Ukraina mund të mos ketë pasur numrin më të lartë të vizitorëve gjatë viteve të fundit, por ndërsa Çernobili duket se bëhet disi një destinacion turistik në vetvete, mendohet se Kievi dhe pjesa tjetër e vendit, duke përfshirë perlat e fshehura si Lyiv të bëhen më shumë të njohura. Një qytet relativisht i gjelbër, me klube argëtuese komedie, një skenë fantastike ushqimi të mbushur me restorante me vlerë të madhe gjeorgjiane dhe shumë kisha me kupolë prej ari për t’u admiruar, Kievi është është qyteti ideal për të pushuar dhe mbi të gjitha ofron çmime të përballueshme.
19. Valsugana, Itali
Valsugana ofron liqene të përkryera për sportet ujore dhe të gjitha mes maleve të mbuluara me dëborë dhe një peizazh alpin të zbukuruar rreth e rrotull. Ndërsa Liqeni Garda mund të jetë liqeni më i famshëm këtu, ata në Valusgana, siç është Liqeni Levico, nuk janë ende aq të njohur prandaj konsiderohen ende si perla të fshehura të Europës. Mos humbisni më kohë për t’i vizituar.
- Kutna Hora, Republika Çeke
Ndërsa Praga mund të jetë një nga qytetet me numrin më të lartë të vizitorëve në Europë, qyteti historik dhe mbresëlënës i Kutna Hora është ende relativisht nën perlën e radarëve. Një udhëtim ditor i shkëlqyer do të ishte ai që kalon nga Praga, megjithëse edhe po të kaloni një natë atje nuk është kurrë një ide e keqe.
Zbuloni rrugët me kalldrëm, arkitekturën madhështore, një katedrale tepër mbresëlënëse dhe bëni një vizitë në “Kisha unike të Kockave” e cila është, siç mund të keni menduar është e stolisur me kocka. Me një pyll të harlisur që rrethon qytetin dhe birra Pilsner që vërshojnë si çezma, ky është vendi i përkryer bohemian, pa turmat e urës Charles.