Saturday, December 28, 2024

“Gjatë këtij muaji do të…”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri, zbulon çfarë e pret Ilir Metën

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka analizuar situatën pas zgjedhjeve në Shqipëri, disfatën që pësoi opozita e bashkuar, si dhe ka folur për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.

Postimi i Ngjelës

Shqipëria në datën 25 prill të këtij viti, doli nga udhëkryqi i rrezikshëm ku u gjend: Berisha, Meta dhe Basha nuk i fituan dot zgjedhjet e 25 prillit.

Cili ishte udhëkryqi?

Udhëkryqi i rrezikshëm historik, ishte ky: me Amerikën në rrugën antikorrupsion, apo me Rusinë në shpëtim të korrupsionit Berisha Meta e gjithë të tjerëve si këta?

Fitoi rruga e parë.

l.

Shqiptarët patën një mobilizim të çuditshëm në këto zgjedhje, kurse emigracioni shqiptar qëndronte si i ngrirë dhe brenda shqetësimit të vet.

Ishte Meta që shpalosi hapur antiamerikanizmin e tij galopant, me lavd drejt Rusisë. Por ishte edhe Basha e Berisha që nuk u distancuan prej tij. Atëherë?

Siç duket, këta do të kenë pasur shpresë nga Moska, sepse edhe ambasadori i Rusisë në Tiranë, dhjetë ditë para zgjedhjeve, foli duke thënë: “Po presim ndryshim politik në Tiranë”. (!)

Po çështja tani mbetet kjo:  kaq antishqiptarë paskan qenë të korruptuarit e degraduar të Shqipërisë! Sigurisht, kështu u shfaqën, si gjithmonë e njëlloj si të tërë krerët e korruptuar në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Është akuza për korrupsion që pritet t’u vijë nga SPAK, e cila kuptohet se i ka lëshuar këta të korruptuar drejt një fundi të tillë, por nuk përjashtohet edhe një aktivitet politik shumëvjeçar i tyre në këtë rrugë.

Hetimet e SPAK-ut po pritet që ta zbardhin  përfundimisht përpara opinionit publik këtë çështje, emër për emër. Shqiptarët po e presin.

ll.

Por, çfarë do të sjellë tani kjo kohë në Shqipëri kur mundësia për bllokimin e reformës antikorrupsion është sot një pamundësi absolute?

Në lidhje me këtë pyetje, na duhet të theksojmë se i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror, nën flamurin e zi të banditizmit Meta, u kuptua qartë se nuk po priste më shumë fitoren e Partisë Demokratike, sesa motivin për të bërë kryengritje. Po cili ishte motivi?

Motivi ishte i paracaktuar, sipas deklarimeve që u bënë gjatë gjithë muajit prill nga krerët e opozitës. Ata në kor përsëritën  rëndom gjatë fushatës se: “do të na vjedhin votat; do të na grabisin fitoren”. Dhe kjo ishte arsyeja që një pseudo-president si Ilir Meta na tha: “data 26 prill do të jetë dita e përmbysjes”, por, më përpara na kishte thënë se “do t’iu pres duart vjedhësve të votave”.

Pikërisht për këtë, na duhet të pyesim: ka qenë marrëzi kjo, apo pritshmëri? Në fakt një tablo të tillë e pamë edhe në Uashington, para disa muajsh. Edhe presidenti amerikan Trump, kështu luajti me zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar, njëlloj si këta tanët: me kryengritje paszgjedhore, pasi ai kishte paralajmëruar manipulimin e zgjedhjeve. Por, presidenti Biden deklaroi botërisht tani së fundmi se, në çështjen Trump, kishte ndërhyrë shërbimi sekret rus. Dhe ndërkaq dihet tani se kryengritja Trump u shtyp pa probleme në Uashington.

Por, duke i qëndruar thirrjes së Metës kundër Amerikës me përmendjen e raketave ruse, a nuk jemi edhe ne, në një

rast ngjashmërie me çështjen Trump?!!

lll.

Po në Tiranë, ku janë tani kalanderët e kryengritjes?

Janë fshehur e nuk dalin. Kurse Metën,  komandantin e kryengritjes, po e shkarkojnë, dhe  Meta tani i qënka kthyer respektimit të sistemit ligjor. Pse kjo kthesë?!!

E dini pse? Sepse këtu janë 8000 trupa të ushtrisë amerikane, dhe ende ne nuk e dimë kërcënimin që ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri para disa ditësh me mesazh Ilir Metës. Vërtet mendonte ky fakir se mund të bënte një kryengritje proruse në një vend të Natos?!

Po Rama? Të shohim, a do ta çojë deri në fund shkarkimin e Metës këtë herë?

Nuk besoj se është në dorë të Ramës ky proces tani.

Megjithatë, neutralizimi i forcës shkatërruese të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, e cila, me motivin fals të manipulimit të zgjedhjeve, kishte strukturuar destabilizimin e Shqipërisë, sigurisht që është një fitore e madhe.

A e kuptoni tani se kush ka dashur të drejtojë Shqipërinë? Këta janë ata që u hoqën si “shpëtimtarët e popullit” dhe janë vetë këta kërcënues me kryengritje që tani kuptohet se po ndihen të trembur; po çfarë mund të bëjnë? Asgjë.

Në këtë rast, më e drejtë është pyetja: çdo të bëhet këtej e në vazhdim me ecurinë e demokracisë në Shqipëri?

lV.

Tani, e gjithë shpresa e shpëtimit të Shqipërisë është e përqëndruar te SPAK-u. A do t’i fillojë ky në Tiranë proceset penale kundër krimit politik të korrupsionit të lartë dhe, kundër krimit të organizuar që është i lidhur me këtë korrupsion?

Kjo është pyetja që ngrenë shqiptarët sot, të lodhur dhe me pesimizmin që iu imponon gjendja në Shqipëri.

Po politika amerikane, a e di këtë pritshmëri të opinionit publik shqiptar? Sigurisht që e di. Prandaj, pikërisht për këtë, ajo duhet të shpejtohet dhe, ditë për ditë, ta ndihmojë pritshmërinë psikologjike të shqiptarëve. Shqiptarët sot janë aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën; sepse analizat tregojnë që, dhe vetë izraelitët janë pas shqiptarëve në këtë kategori.

Duke i nisur nga legjislacioni aktual dhe përmendja e rregullt që po i bën këtij fakti politika amerikane, mendoj se goditja do të fillojë shpejt.

Po cila mund të jetë rruga ose ecuria e pritshme antikorrupsion në Shqipëri?

Ecuria me etapa të shpejta kohore, kuptohet se do të jetë kjo:

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta dhe procesi penal kundër tij.

Po pastaj?

Pastaj, menjëherë duhet të nisë hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror.

Tani që dosjet janë gati, SPAK që po drejtohet nga ekspertët amerikanë, si do të operojë?

Kjo pritet për t’u parë gjatë këtij muaji.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu