Bora Zemani do të jetë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në Top Channel. Lajmi vjen pas disa muajsh mungesë të moderatores në ekran, por duket se kjo pauzë nuk ka pasur asnjë lidhje me një largim të mundshëm nga televizioni.
Siç Vip Magazine raportoi disa javë më parë, Bora kishte vendosur të merrte pak kohë nga angazhimet televizive për t’iu përkushtuar brandit të saj të veshjeve.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, emri i saj është përmendur në disa diskutime për programe të ndryshme televizive, veçanërisht pas mungesës së saj në nisjen e sezonit të ri, gjatë muajve shtator dhe tetor.
Megjithatë, duket se moderatorja nuk e ka pasur asnjëherë në plan të shkëputet nga Top Channel. Për Borën, kjo periudhë ka qenë më shumë një mundësi për t’u fokusuar te sipërmarrja e saj, ndërsa angazhimet në televizion mbeten pjesë e karrierës së saj.
