Egli Tako mund të rikthehet sërish në ekranin e “Big Brother”, por këtë herë jo si konkurrente, por në rolin e moderatores së “Big Brother Fan Club”.
Sipas raportimeve të Prive By LS, Egli është një nga emrat që po shqyrtohen për të drejtuar formatin në sezonin e ardhshëm. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se mes palëve kanë nisur negociatat dhe se përgjigjja e parë e saj ka qenë pozitive.
Deri më tani, megjithatë, nuk ka një marrëveshje përfundimtare dhe gjithçka mbetet në fazën e diskutimeve.
Emri i Eglit nuk është përmendur për herë të parë në lidhje me këtë pozicion, pasi edhe më herët ishte lakuar si një kandidate e mundshme për moderimin e emisionit.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, edhe Selin Bollati, emri i së cilës ishte përfolur për këtë rol, hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes në “Fan Club”.
Mbetet për t’u parë nëse Egli Tako do të jetë moderatorja e ardhshme e formatit dhe do të kalojë nga një prej personazheve të komentuar të shtëpisë në drejtimin e emisionit që ndjek nga afër zhvillimet e saj.
