Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi duket se do të jenë sërish opinionistët e Big Brother VIP Albania këtë edicion.
Në një foto të publikuar nga moderatori Ledion Liço, përmes së cilës sinjalizohet nisja e sezonit të ri, Arbri ka komentuar duke e pyetur nëse do të jetë sërish ai në drejtimin e spektaklit. Përgjigjja e tij ka konfirmuar se do të jetë opinionist për të gjashtin edicion radhazi.
Vijimi i bisedës lë të kuptohet se krah tij do të jetë sërish edhe Monika Kryemadhi.

Një fakt i tillë u nënkuptua edhe nga Selin Bollati në emisionin “Goca dhe Gra” disa javë më parë, teksa njoftonte se Arbri dhe Monika do të ishin të pranishëm në festën e Top Channel. Prania e tyre në këtë event lidhet pikërisht me Big Brother VIP Albania.
