E ftuar në emisionin “Live me Luizin” ishte edhe këngëtarja Eli Fara. Gjatë bisedës ajo kujtoi edhe një moment delikat në një dasmë, kur iu desh të largohej për shkak të drejtuesit të dasmës.
“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje.
Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!
Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Fara.
Emisioni ishte xhiruar pak ditë para se emri i artistes të përflitej në një aferë me video intime, për të cilin ajo nuk ka reaguar deri më tani!
