Gjatë ditës së djeshme në mediat rozë qarkulloi lajmi se këngëtari Seldi Qalliu i kishtë dhënë fund lidhjes nga e dashura e tij, Sindi. Zërat nisën pasi Sindi dhe Seldi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe kishin fshirë nga rrjetet sociale çdo foto të përbashkët.
Pas lajmeve që qarkulluan, nuk ka munguar një reagim i Sindit, e cila me anë të disa videove në ‘Instagram’, sqaroi se ka patur konflikte me Seldin, pasi ka qenë një javë e ngarkuar për të, por dyshja nuk janë ndarë.
“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, është shprehur Sindi.