Thursday, June 8, 2023

|

“Zoti na do edhe ne”, Elton Ilirjani konvertohet në katolik, por sërish mbetet gay

po lexohet

Biznesmeni i njohur dhe mjaft i komentuar në media, Elton Ilirjani, ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte, dhe ka folur në lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA.

Gjatë intervistës, Ilirjani ka bërë të ditur se po i bashkohet besimit katolik. “Po i bashkohem besimit katolik. E para, nuk mendoj që ka ndonjë problem tek të dyja, mendoj që askush nuk ka të drejtë të gjykojë e të vendosë si dikush mund të bashkëjetojë me Zotin. Në Bibël thuhet që të gjithë falen nga Krishti. Përsa i përket sa e praktikoj seksualizmin tim, këto janë gjëra personale, janë stigma. Të gjithë jemi të lirë dhe mund të bëjmë diçka që mund të na ndryshojë për mirë a për keq, nuk mund të themi dot pse je gay. Zoti nuk merret me këto gjëra. Çështja e besimit fetar është shumë personale, nuk e kuptoj pse mund të marr aprovimin nga një Prift për të besuar në Zot”, ka thënë Ilirjani.

Më pëlqen ideja që Eltoni po flet për besimin. Relativizmi i së keqes, është një problem i madh në fe. Në momentin që ti zgjedh të jesh me besimin, rruga ngushtohet. Çdo njeri ka një përqasje të ndryshme mbi besimin, religjionin. Më duket sikur Eltoni, qofsha i gabuar, po kërkon që duke relativizuar atë çfarë një gay nuk mund të jetë, një praktikant i vërtetë i besimit, po bën një proklamim që ata që e dëgjojnë, që mund të jesh gay dhe besimtar. Unë them jo”, ka thënë Pastor Akili që është i ftuar po ashtu në “Zonë e Lirë”.

Duke folur për politikanët, Ilirjani tha se Edi Rama është i vetmi politikan që ka estetikë dhe është i paraqitshëm. Teksa u ngacmua nga Arjan Çani se me cilin politikan do donte të bashkëjetonte, ai përjashtoi kryeministrin. Ndërsa për Lulzim Bashën ai  u shpreh se nuk donte një bashkëjetesë, pasi krahu i djathtë tij, Flamur Noka është kundër LGBTI-së. Për Ilir Metën, ai tha se nuk do e linte gruaja e tij, Monika Kryemadhi.

“Rama është më mirë ekstetikisht se të gjithë ata aty. Jo Rama si mashkull nuk më pëlqen, por është më i paraqitshëm se të tjerët. Të paktën ka estetikën. Kur shkon jashtë prezantohet si kryeministër i Shqipërisë dhe ka lezet, sa një kryeministër më parë që nuk fliste dot anglisht. Të bashkëjetoja me Lulin? Me Lulin edhe të doja unë, s’do donte Luli, ka krahun e tij të djathtë kundër LGBT, janë kundër kauzës. Berisha është pak i vjetër, Ilir Metën nuk e lë Monika. Krahu i djathtë i Lulit është ai Flamuri që doli e  bëri thirrje kundra LGBT-së”, u shpreh Elton Ilirjani. 

të fundit

10 ditë nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me “ahengun” (VIDEO)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana Itali. Është bërë e...

të ngjashëm