Janë zbardhur të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e ndodhur rreth orës 23:15 në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Mësohet se viktima Mehmet Qema ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku ka qëndruar për disa orë.
Por, pas një konflikti mes tyre, Qema është qëlluar me armë zjarri nga Marjus Dema, cili rezulton se ishin miq me njëri-tjetrin.
27-vjeçari është qëlluar me një plumb në gjoks dhe është dërguar në QSUT nga djemtë e tjerë, që ndodheshin aty, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit.
Po ashtu, janë shpallur në kërkim Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, këta persona akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Njoftimi i Policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme