Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Vrasja që ngriti në këmbë Kosovën, raporti: Autori i krimit ishte liruar para kohe dy herë nga burgu
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Vrasja që ngriti në këmbë Kosovën, raporti: Autori i krimit ishte liruar para kohe dy herë nga burgu
Aktualitet

Vrasja që ngriti në këmbë Kosovën, raporti: Autori i krimit ishte liruar para kohe dy herë nga burgu

Last updated: August 28, 2021 17:51
3 Min Read
SHARE

Ministria e Drejtësisë ka nisur hetime për dy rastet e lirimit të parakohshëm të Dardan Krivaqes, të njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.

Përmes një përgjigje, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se për hetimin e këtyre lirimeve ka themeluar dy komisione hetimore.

“Lidhur me këtë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar Komisionin Hetimor për të hetuar të dy rastet”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Lexo edhe:

Tërhiqet nga tregu qumështi “Aptamil”, që përdoret për foshnja! Është toksik
Zgjidhni mësuesin më të mirë vitit, tre vendet e para do të marrin me vete nga një çmim nga fondacioni “Mirash Ivanaj”
Policia tha se 14-vjeçari qëlloi efektivët me gurë/ Reagojnë prindërit e të miturit: E dhunuan, ai po shikonte për kanaçe te koshat
DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati…

Dardan Krivaqa i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, ishte liruar dy herë para kohe. Ky vendim ishte marr nga drejtorët e burgut të Gjilanit dhe Burgut të Dubravës.

Demo

Një veprim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2017, kur Krivaqa ishte liruar tre muaj para kohe me vendim të drejtorit të Burgut të Dubravës.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë e cila menaxhon me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Personi në fjalë është pranuar në QP në Gjilan më 21.10.2012, ku ishte i dënuar me dy vite e pesë muaj për veprën penale, ‘Vjedhje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje’”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

“Pas ankesës në Gjykatën Supreme, të njëjtit i është ulur dënimi në dy vite. Po ashtu, sipas Nenit 127 të Ligjit të vjetër për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i njëjti, ka përfituar tre muaj lirim të parakohshëm dhe është liruar më 17.08.2012 nga QP Gjilan”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria tregon se Krivaqa ishte burgosur përsëri pak muaj më vonë dhe ishte dërguar në qendrën e Dubravës.

“I njëjti, sipas Nenit 127 të Ligjit të vjetër për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, më 28.04.2017 është liruar nga QK Dubravë tre muaj më herët me Lirim të Parakohshëm”, thuhet në përgjigjën e Ministrisë.

Dardan Krivaqa dyshohet se vrau në rrethana misterioze vajzën 18 vjeçare nga Ferizaj.

Ai kishte precedentë të shumtë penal ndërsa dosja e tij është publikuar nga gjykata ku thuhet se ka pasur të paktën 10 procese gjyqësore.

Dardan Krivaqa kishte qëndruar për dy ditë në arrati, derisa ishte kapur nga Policia e Kosovës në afërsi të fshatit Sojevë të Ferizajt./ Kallxo.com

Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?
Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet
Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri
A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Dosja e hakerimit të SPAK/ Kush janë zyrtarët në grupin e WhatsApp-it që shpërndanin materialet
TAGGED:Marigona Osmani

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Kujdesi i nënës”, kuratori Helidon Haliti zbulon muralen e tretë që po realizohet në kuadër të “Mural Fest” në Tiranë
Next Article Lajmi bëri bujë në media për një ‘luftë’ të ashpër mes moderatoreve të njohura për ‘Big Brother’/ A është e vërtetë që nuk flet me Luana Vjollcën? Përgjigjet Arbana Osmani

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Përjashtimi me zarf të zi nga Big Brother VIP, reagon Keijsi: Ja çfarë thotë për Inën dhe Stelinën!
Të famshëm
January 28, 2026
“Mos e hap më këtë temë…”, Dj Gimbo ndalon Rogertin të flasë për vdekjen e vëllait të Gjestit
Të famshëm
January 28, 2026
Priten reshje shiu, ndërsa në zonat malore borë! Sa do të jenë temperaturat sot
Moti
January 28, 2026
Horoskopi, 28 janar 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve
Horoskopi
January 28, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Elektriçisti hero që rrezikoi jetën mes stuhisë dhe reshjeve të dendura të dëborë!

January 22, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

January 22, 2026
Politikë

Rama merr vendimin: Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut

January 21, 2026
Sociale

Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës një fitore për shqiptarët

January 21, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?