Ditën e djeshme, Loredana u rikthye në qendër të mediave rozë me një foto ku shfaqej me një bebe në krahë. Menjëherë në shtyp qarkulloi lajmi se reperja është bërë nënë për herë të dytë.
Mirëpo, e vërteta qenka krejtësisht ndryshe. Loredana e Mozzik nuk janë bërë sërish prindër.
“Prive” ka zbuluar se fotot janë të shkrepura nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë zyrtarisht çiftin përmes një dueti. Tematika e këngës prek familjen prandaj do të ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre.