Spektakli i djeshëm i “Big Brother VIP Albania” ka qenë i mbushur me tensione dhe të papritura, veçanërisht kur u vu në qendër të vëmendjes raporti i shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinës.
Gjatë Prime-t, i pyetur drejtpërdrejt nga moderatori Ledion Liço nëse ka ndjenja për Selinën, Miri e mohoi kategorikisht diçka të tillë.
Por situata mori një tjetër rrjedhë kur produksioni transmetoi një klip nga Dhoma e Rrëfimit. Në atë video, Miri shfaqej i prekur dhe me lot në sy teksa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.”
Ky moment shkaktoi një furtunë të vërtetë debatesh brenda dhe jashtë shtëpisë. Pas gjithë kësaj zhurme, vëmendja u kthye te reagimi i bashkëshortes së Mirit. Ajo ka zgjedhur të thyejë heshtjen duke ndarë në llogarinë e saj në Instagram një shkrim të Landit (mikut dhe kolegut të Mirit nga “West Side Family”).
Në postimin e rishpërndarë nga bashkëshortja hidhen poshtë të gjitha aludimet për një romancë të mundshme, duke e cilësuar këtë situatë si një sajesë që po stër-përsëritet.
“‘Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më të skandaloze nëse përsëriten shpesh’. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI,” – shkruhet në postimin e publikuar prej saj.


