Një libër i mbajtur i klasifikuar nga CIA për më shumë se 50 vite, i quajtur ‘Historia e Adamit dhe Evës’, pretendon të shpjegojë saktësisht se si do të vijë fundi i botës.
Shkruar nga Chan Thomas, një ish-punonjës i Forcave Ajrore të SHBA-ve, studiues i UFO-ve dhe vetëshpallur si psikik, ky libër i vitit 1966 u deklasifikua në heshtje në vitin 2013, por vazhdoi të mbetej i fshehtë në databazë deri së fundmi.
Në këtë libër, Thomas bën disa pretendime tronditëse, duke përfshirë një teori që thotë se një katastrofë madhore, e ngjashme me përmbytjen biblike të përshkruar në Librin e Zanafillës, godet Tokën çdo 6500 vite.
Një apokalips i pashmangshëm?
Sipas teorisë së tij, Toka mund të përballet me një katastrofë në çdo moment. Thomas pretendon se fusha magnetike e Tokës do të ndryshojë papritur, duke sjellë shkatërrim total për planetin brenda pak orëve.
Në kapitullin e parë, të quajtur Kataklizma e Radhës, ai shkruan: “Si përmbytja e Noeut 6500 vite më parë… Si ajo e Adamit dhe Evës 11,500 vite më parë… Kjo, gjithashtu, do të ndodhë…”
Thomas parashikon që Shtetet e Bashkuara do të jenë të parat që do të shkatërrohen, duke përshkruar skena apokaliptike në Kaliforni, ku malet do të lëkunden si gjethe në erë, ndërsa Oqeani Paqësor do të ngrihet në një mur uji mbi dy milje të lartë dhe do të përfshijë të gjithë kontinentin brenda tre orësh.
Ai pretendon se e gjithë bota do të ndjekë të njëjtin fat brenda shtatë ditëve, derisa “shkatërrimi i tmerrshëm” të përfundojë.
NASA konfirmon se pole magnetike të Tokës mund të zhvendosen dhe kanë ndodhur disa herë gjatë historisë, por shkencëtarët, si Martin Mlynczak, e cilësojnë idenë e Thomas-it si “tërësisht të pavërtetë”.
Pse CIA e mbajti të fshehtë?
Mbetet mister arsyeja pse ky libër u mbajt i klasifikuar për kaq gjatë. Disa spekulojnë se CIA kishte frikë se publikimi i tij mund të shkaktonte panik masiv ose të zbulonte informacion sekret lidhur me projekte të klasifikuara, veçanërisht për shkak të lidhjeve të Thomas-it me hetime mbi UFO-t.
Edhe sot, vetëm 55 nga 200 faqet e librit janë bërë publike, ndërsa pjesa tjetër mbetet e fshehtë për arsye ende të panjohura.