Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Tronditëse/ Prindërit të shqetësuar: Gati gjysma e fëmijëve probleme me frymëmarrjen pas përdorimit të cigareve elektronike
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Tronditëse/ Prindërit të shqetësuar: Gati gjysma e fëmijëve probleme me frymëmarrjen pas përdorimit të cigareve elektronike
Shëndeti

Tronditëse/ Prindërit të shqetësuar: Gati gjysma e fëmijëve probleme me frymëmarrjen pas përdorimit të cigareve elektronike

Last updated: September 24, 2025 11:22
9 Min Read
SHARE
Banner

Të nxitur nga mediat sociale dhe influencerat, fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri po përdorin gjithnjë e më shumë cigaret elektronike, të cilat tregtohen në shkelje të ligjit dhe në dëm të shëndetit të tyre.

Enkelejda thotë se mbesa e saj e ka provuar cigaren elektronike për herë të parë në moshën 12-vjeçare dhe prej asaj kohe është një konsumatore e rregullt. Gruaja nga Tirana është e shqetësuar për pasojat në shëndetin e mbesës së saj të mitur, të shfaqura me ankth dhe pagjumësi të shtuar.

“Mbesa ime tani e përdor çdo ditë cigaren elektronike. I blen online dhe ka qenë ndikimi i shoqërisë që e ka futur në këtë rrugë,” thotë ajo.

Lexo edhe:

Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi

Enkelejda nuk është e vetme në këtë shqetësim.

Cigaret elektronike – të njohura ndryshe si VAPE kanë fituar një popullaritet në rritje mes fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri, të cilët i blejnë ato pa asnjë pengesë, ndonëse legjislacioni në fuqi u ndalon subjekteve tregtare që t’i shesin nën moshën 18-vjeç.

Përmes një pyetësori të publikuar përmes platformës ECR, Faktoje komunikoi me një grup prindërish dhe familjarësh, të cilët shprehën shqetësimin se cigaret elektronike po përdoren nga fëmijët e tyre që prej moshës 13 vjeç, nën presionin e shoqërisë dhe reklamimit që u bëhet këtyre produkteve.

Prindërit raportuan gjithashtu se fëmijët e tyre i blejnë këto cigare lirisht në dyqanet e posaçme për VAPE, në markete ose i sigurojnë nga shokët dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Rreth 66% e prindërve dhe familjarëve besojnë që fëmijët e tyre kanë krijuar varësi nga këto produkte.  Ajo që shihet më shqetësuese është fakti se 43% e prindërve kanë raportuar se fëmijët e tyre kanë pasur pasoja për shkak të përdorimit të cigareve elektronike, duke përfshrë ankthin, pagjumësinë apo problemet me frymëmarrjen.

Mungesa e kontrollit dhe tregtimi i cigareve elektronike për të rinjtë nën moshën 18 vjeç konsiderohet një problem shqetësues nga ekspertët e kontrollit të duhanit.

“Cigaret elektronike kanë tejkaluar në popullaritet cigaret konvencionale,” i tha Faktoje Roland Shuperka, një mjek i angazhuar në luftën kundër duhanit, i cili theksoi se përdorimi mes nxënësve në Shqipëri është disa herë më e lartë se mesatarja botërore.

“Këto produkte shiten nga shitësit me pakicë edhe për fëmijët nën moshën 18 vjeç, edhe pse ne ligjin tonë ndalohet shitja e këtyre produkteve për këtë grupmoshë,” shtoi Shuperka.

Ligji nuk zbatohet

Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se importi i cigareve elektronike u shumëfishua gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri. Ndërsa në vitin 2021 u importuan rreth 70 mijë cigare elektronike njëpërdorimshe, në vitin 2023 u importuan mbi 516 mijë copë të tilla ose gati 8 herë më shumë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin që produkte të tilla me përmbajtje nikotine dhe substanca të tjera ndotëse po targetojnë veçanërisht adoleshentët dhe të rinjtë, përmes mediave sociale dhe influencerave. Disa prej këtyre produkteve shfaqin personazhe të filmave vizatimorë, ndërsa të tjera kanë dekorime të këndshme që tërheqin brezat e rinj.

“Ka një rritje alarmante të përdorimit të cigareve elektronike tek fëmijët dhe të rinjtë, me norma që tejkalojnë përdorimin e të rriturve në shumë vende,” deklaron OBSH.

Një tjetër rrezik, sipas OBSH është fakti që ndryshe nga cigaret tradicionale, shumë prej shteteve nuk e kanë rregulluar me ligj moshën minimale si dhe përdorimin e këtyre “produkteve të dëmshme”.

Roland Shuperka i tha Faktoje se ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria e ka rregulluar me ligj përdorimin e cigareve elektronike, por ai nuk zbatohet në praktikë. Eksperti shtoi gjithashtu se aktualisht në Shqipëri qarkullojnë më shumë se 250 lloje të ndryshme të VAPE.

“Sipas ligjit shqiptar këto produkte hyjnë në vendin tonë dhe nuk kalojnë në kontrolle laboratorike,” thotë ai me shqetësim.

Ligji shqiptar “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” u rishikua në vitin 2019, duke përfshirë edhe cigaret elektronike si dhe shishat/ nargjilet si dhe ndalimin e tregtimit të tyre nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, prindër dhe adoleshentë i thanë Faktoje se produkte të tilla vazhdojnë të tregtohen në realitet pa asnjë kufizim për fëmijët dhe adoleshentët.

Arlinda, nëna e një adoleshenti nga Tirana i shkroi Faktoje se djali i saj kishte arritur ta siguronte cigaren elektronike që në moshën 13-vjeçare, duke e konsumuar atë nën presionin e bashkëmoshatarëve.

Nëna e adoleshentit thekson se si pasojë e përdorimit të cigareve elektronike, djali ka pasur edhe pasoja në shëndet, duke i sjellë ankth edhe pagjumësi, çka më pas ka ndikuar edhe në përqendrimin në shkollë.

“Të ndalohen me ligj cigaret elektronike dhe të gjobiten ata që e shesin tek fëmijët,”, apelon ajo.

Një 14-vjeçar nga qyteti i Durrësit beson se cigaret elektronike janë “më të shëndetshme” se ato tradicionalet dhe se i blen ato lirisht në supermarket, ndonëse është minoren.

Gjithsesi, ai pranon varësinë e krijuar nga VAPE, duke theksuar se ndonëse ka tentuar të heqë dorë, nuk ia ka dalë.

“Është bërë modë”

Përdorimi i cigareve elektronike mes brezit të adoleshentëve është kthyer në një problem edhe për sistemin shkollor, ku vërehet një rritje e konsumit në 2-3 vitet e fundit.

Lediona Asabella, punonjëse sociale në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë thotë se kjo vjen për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe përdorimit të cigareve elektronike nga ata që cilësohen si VIP-a.

“Më shumë e përdorin sepse është bërë si modë, sesa kanë ndonjë ndjesi apo kanë ndonjë nevojë për këtë cigaren elektronike,” thotë Asabella.

“Ata thjesht e përdorin, bëjnë tym, mbajnë ndonjë VAPE që të jetë sa më modern, sepse kështu e mbajnë persona që janë më VIP dhe që këta duan t’u ngjajnë, sepse normalisht janë adoleshentë dhe kanë idhujt e vet dhe shohin shumë rrjetet sociale,” shton ajo.

Asabella thekson se jo të gjithë gjimnazistët përdorin VAPE dhe ka mes tyre që shikojnë mësimet dhe janë shumë të rregullt, por këta të fundit shihen nga pjesa tjetër “sikur janë jashtë mode”.

Psikologët apelojnë për heqjen dorë nga përdorimi i cigareve elektronike për shkak të pasojave negative në shëndetin e të miturve dhe adoleshentëve. Sipas psikologes Arjana Muçaj, ndjesia e varësisë dhe presioni për të konsumuar VAPE mund të rrisin ndjeshëm stresin dhe ankthin te individët, veçanërisht në situata kur ata ndihen të detyruar të ndalojnë ose të kufizojnë përdorimin e tyre.

“Përdorimi i cigareve elektronike (VAPE) mund të shkaktojë stres dhe ankth, sidomos te të rinjtë dhe adoleshentët. Një nga arsyet kryesore është prania e nikotinës në shumicën e produkteve të VAPE-it. Nikotina është një substancë që krijon varësi dhe ndikon në trurin, veçanërisht në zhvillimin e tij,” thotë Muçaj.

Muçaj shprehet se ka hasur mjaft raste ku prindërit dhe mësuesit kanë raportuar se fëmijët e tyre kanë filluar të shfaqin simptoma të ankthit dhe stresit pas fillimit të përdorimit të VAPE.

“Në disa raste, këto simptoma janë përkeqësuar në një mënyrë të tillë që kanë ndikuar në performancën akademike dhe marrëdhëniet shoqërore të këtyre të rinjve,” shtoi ajo.

Në rregulloret e shkollave shqiptare, cigaret elektronike trajtohen njësoj si ato tradicionale dhe nxënësit që kapen duke i konsumuar kalojnë nëpër komisionet e disiplinës. Megjithatë, punonjësja sociale e shkollës “Besnik Sykja” thotë se shkollat nuk kanë arritur sukses në frenimin e konsumit.

“Ata e bëjnë këtë gjë fshehurazi, ose sapo dalin nga shkolla ulen në një kthesë pallati dhe e përdorin,” përfundoi Asabella.

/Faktoje.al/

Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
Përtej diagnozës së mjekut …
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
TAGGED:igaren elektronikevapevape i demshem

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article TRADHTIA e dyfishtë që tronditi koncertin e “Coldplay”/ Kristin Cabot u kap mat me shefin, burri i saj…
Next Article Fluturojnë çmimet e banesave, rritje 41.7% në 6-mujorin e parë të vitit

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite
Aktualitet
August 17, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja amerikane, Hayden Panettiere
Të famshëm
August 17, 2026
Pas 7 vitesh rritje të pandalshme, çmimet e apartamenteve në Tiranë nisin të bien (Arsyet)
Vip home
August 17, 2026
Dy shenjat e zodiakut që marrin gjithmonë atë që duan në jetë
Horoskopi
August 17, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Shëndeti

Studimi: Jetëgjatësia e grave varet edhe nga numri i fëmijëve që lindin

March 11, 2026
Shëndeti

Nga vezët te peshku, zbuloni cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj

February 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?