Tensionohet situata në emisionin Përputhen në Top Channel. Eduard Kuçi dhe Bashkim Saiti për pak sa nuk janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
E gjitha kjo ka nisur nga komenti i Bashkimit për takimin mes Argjendit dhe Mikelës.
Bashkimi u shpreh se nuk e besonte aspak takimin mes tyre dhe kjo ka shtyrë Edin të reagojë duke përdorur fjalët “minok”.
Fjalët dhe provokimet kanë vijuar mes tyre dhe Edi është ngritur duke u afruar shumë pranë Bashkimit, por në atë moment kanë ndërhyrë konkurrentët e tjerë duke shmangur përplasjen fizike mes tyre.