Për herë të parë Tea ka shpjeguar për ndjekesëit se si u bë pjesë e Përputhen dhe takimin e parë me Olsën në audicione, shkruan Vip-magazine.al.
Përmes një video të realizuar për alikacionin e programit, Tea ka treguar momentin kur ka mbetur e zhgënjyer nga fjalët e Olsës e cila ndonëse me kujdes i ka thënë se nuk ka prerjen e një vajze të zakonshme në televizion.
Tea shprehet se fyer dhe e lënduar nga sulmet e publikut pas publikimit të skandalit me Andin, duke theksuar se ai ka qenë në dijeni për gjithçka ndërsa zbulon se edhe ai kishte një lidhje jashtë me personin e tij të zemrës. Andi është përfolur shpesh për lidhje me Melisën, një tjetër ish-konkurrente në program.
LEXO EDHE:
Tea rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes me Beartin: Stambolli i vuri vulën marrëdhënies sonë
”Po mbyllim muajin e tetë dhe futemi në muajin e nëntë, jo të shtatëzanisë, të momentit nga kur unë aplikova dhe u pranova dhe u regjistrova në Përputhen. Kështu e kam nisur ditën dhe atë idtën e madhe të shënuar kur shkova të aplikoja. Nuk kisha as edhe një pritshmëri për këto gjëra.
Kam shkuar me një mikun tim për alikime dhe për faktin që nuk kishim çfarë bënim. Intervista ka qenë me Olsën, Më preku për një moment kur tha se nuk dukesha si vajzat standarte të televizionit.
Jo nga mënyra si e shprehu Olsa po nga fakti që duke qenë se kisha punuar në televizion, arsyeja pse u largova ishte për shkak të peshës. Unë u preka në sedër dhe fillova të bëj më të mirën time për të bërë përshtypje duke i thënë Olsës që në reality show duhet të përfshish të gjitha femra sepse jo të gjitha femrat janë si ato të reality show.
U habita kur më telefonojnë dhe më thanë që isha pranuar. Vendosa të mos shkoja por ma mbushi mendjen Olsa. Pranova u futa dhe nuk kisha asnjë pritshmëri. Unë flas për eksperiencën time në Përputhen.
Por do doja të flisja për dy ngjarjet që kanë bërë shumë më tepër bujë.
Skandal që unë dhe Andi kishim bërë lojë dhe kjo që jam duke kaluar për momentin. Arsyeja pse vendosa të flisja është se dua ta mbyll kapitullin e Perputhen këtu. Ishte një keqmenaxhimi i situatës dhe urrejtjen më të madhe e mora unë. Unë kam fajin tim e ka pranuar dhe vazhdoj ta pranoj dhe kërkoj shumë ndjesë sërish. Nuk dua të flas pëfr faktin si e kam përjetuar atë që ndodhi por vetëm për pjesën maskiliste të shoqërië shqiptare, Urrejtjen e mora vetëm unë. Duke qenë se femra në Shqipëri është ajp që I kërkohet të ketë më tepër moral të mos bëjë asgjë.
Meshkujve i falen shumë gjëra edhe pse mund të kenë po të njëjtin faj, ndoshta më tepër. Unë kisha një jetë me Beartin ashtu si Andi kisghte marrëdhënien e tij me personin e tij të zemrës por ajo që u sulmua isha unë. Kam mbetur pak e zhgënjyer nga Andi sepse nuk prisja të bënte rolin sikur nuk dinte asgjë dhe të bvënre sikur ishte lënduar. Mes nesh nuk kishte pasur asgjë. Kjo më zhgënjeu pak por të shkuara të kaluara. Po flas sepse dua që këtë cikël ta mbyll. Dua që ta jap tani dhe të mos i rikthehem kurrë. Nuk e kam kërkuar kurrë. Thjesht më erdhi. U gjenda në këtë situatë”, shprehet Tea./Vip-magazine.al