Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Të dua, ti e di”/ Zbardhen ‘prapaskenat’ e dronit, si Kejvina u “detyrua” nga fansat e Luizit (FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > “Të dua, ti e di”/ Zbardhen ‘prapaskenat’ e dronit, si Kejvina u “detyrua” nga fansat e Luizit (FOTO)
Profili i VipaveTë famshëm

“Të dua, ti e di”/ Zbardhen ‘prapaskenat’ e dronit, si Kejvina u “detyrua” nga fansat e Luizit (FOTO)

Last updated: February 12, 2023 09:38
5 Min Read
SHARE
Banner

Kejvina dhe Luizi e nisën “Big Brother Vip” si dy miq të mirë, por shpejt situata mes të dyve u tensionua. Madje, deri në atë pikë shkoi kjo marrëdhënie, ku Kejvina e goditi me shuplakë Luizin, duke sjellë edhe skualifikimin e saj nga loja. Që pas daljes së saj, Kejvina është zhdukur nga ekrani, ku ndryshe nga ish-banorët e tjerë nuk është ftuar në asnjë emision, madje as edhe në prime.

Por vetë modelja reagoi pak ditë më parë në lidhje me situatën dhe duhet thënë se nuk dukej aspak e penduar.

“Jeta vazhdon…, edhe nëse vdesim! Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht nuk jam penduar, kurrsesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm, as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”! Në fakt, shpulla ime mbështolli me mjegull ‘rrenën’ e shekullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!

Lexo edhe:

A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?
Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj
Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA

Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që t’u kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes sime, janë vetëm ata, Fansat!”, përfundon Kejvina.

Por nga ky moment shumë gjëra kanë ndryshuar, duke sjellë edhe një kthesë të fortë për modelen. Vetëm pak ditë më parë, një dron u pa në shtëpinë e “Big Brother”.

“Unë të dua dhe ti e di”, droni me këtë mbishkrim dhe me foton e Luizit dhe Kejvinës i dërguar mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” për Luiz Ejllin, ishte nga Kejvina Kthella.

Këtë e ka konfirmuar vetë motra e modeles, Dorisa Kthella, me anë të disa postimeve në “Instagram”.

“Fluturimi i parë arriti me sukses”, ka shkruar ajo krahas imazhit të dronit. Por çfarë bëri që Kejvina të ndryshonte mendim?

Që pas daljes së saj, modelja është ndeshur me komente dhe shumë kritika nga fansat e Luizit. Madje, ka pasur edhe probleme me “Instagram”-in e saj, duke ia mbyllur faqen. Gjithashtu, në rrjetet sociale që nga dalja e saj ka nisur një fushatë përbaltëse ndaj modeles, duke e atakuar në jetën e saj private. Duket se kjo situata ‘ka detyruar’ Kejvinën që të pajtohet me Luizin.

E duket qenë se këngëtari po vijon lojën i mbyllur, Kejvina ka zgjedhur që paqen ta vendosë publikisht duke i dërguar një dron. Ky gjest ka qetësuar disi fansat e shumtë të Luizit, që duhet thënë e kanë reduktuar ndjeshëm fushatën kundër modeles në rrjetet sociale.

Kujtojmë se natën që Kejvina la shtëpinë, situata u tensionua së tepërmi mes tyre. Vetë konkurrentja reagoi e indinjuar edhe ndaj produksionit.

Duket se këto përplasje kanë bërë që banorja mos të ishte prezente në spektakël, duke rrezikuar që të njëjta deklarata të forta t’i bënte edhe përpara kamerave. Në momentet e fundit është anuluar prania e saj në studio, derisa situata të qetësohej. Edhe regjisori i “Big Brother Vip”, Eduart Grishaj, foli rreth mungesës së Kejvinës në studio.

“Nuk erdhi në studio se ishte e ngarkuar, por kemi folur, tani është mirë dhe do të vijë”, u shpreh Grishaj. Por, teksa pritej që modelja të ishte prezente në spektakël për të rrëfyer versionin e saj të historisë, duket se tensionet kanë vijuar, duke përjashtuar përfundimisht Kejvinën nga mundësia për të qenë në studio për të folur rreth asaj çfarë ndodhi. Tashmë që modelja ka bërë disa hapa pas, duke i thënë publikisht Luizit që e ka përzemër, me gjasa ajo do të rikthehet në studio, duke treguar historinë e saj, por këtë herë pa akuza, duke rikonfirmuar edhe live edhe miqësinë me Luizin, tashmë të rindërtuar në distancë.

A e ke menduar rikthimin? Albërie Hadërgjonaj rrëfehet mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin
Luiz Ejlli i kërkon falje Beatrix Ramosajt përmes tezes: Përqafoje nga unë dhe Kiara
Paris Fashion Week merr ritëm me Elton Ilirjanin në pasarelë
Selvija përlot me fjalët për djalin: Sa shumë do të krenohej Shpati
Çekia konfirmon tërheqjen nga Eurovision 2027

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Garë e fortë/ Humbi mundësinë për të fituar çmimin, ja kush nga banoret u largua nga shtëpia e “Vëllait të Madh”
Next Article Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Aktualitet
October 12, 2026
Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping
Vip Travel
October 12, 2026
Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide
Vip Travel
October 11, 2026
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Sociale
October 11, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Don Xhoni i jep fund beqarisë? Reperi së shpejti drejt altarit

October 7, 2026
Të famshëm

Videot intime, Monika Lubonja dorëzon padi ndaj Adi Hilës

October 6, 2026
Të famshëm

Protestuesit i zunë pritë dhe e qëlluan me vezë, reagon gazetari Bledi Mane: Ishin 30 vetë, por unë nuk ia mbatha dhe u përballa!

October 6, 2026
Të famshëm

Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot

October 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?