Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Studimi: Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Studimi: Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja
Botë

Studimi: Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

Last updated: February 6, 2021 07:51
8 Min Read
SHARE

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese. Më 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19.

Është një rezultat i dobët krahasuar me nivelin 95% të efektivitetit që Pfizer-BioNTech kishte njoftuar për vaksinën e saj, ose 94% të Modernës. Më zhgënjyese ishin të dhënat nga Afrika e Jugut, ku një variant i ri i koronavirusit vdekjeprurës është përhapur gjerësisht. Atje vaksina ishte vetëm 57% efektive.

Varianti i Afrikës së Jugut është përhapur në dhjetra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Por këto shifra për efektivitetin fshehin një aspekt të rëndësishëm: Vaksina ishte shumë e efektshme kundër rasteve më serioze. “Asnjë afrikano-jugor nuk përfundoi në spital. Asnjë afrikano-jugpor që mori vaksinën nuk vdiq”, tha drejtori për zhvillimin dhe studimet i kompanisë Janssen, Mathai Mammen në një telefonatë me gazetarët. Lajmi tërheqës ishte se vaksina ishte 85% efektive kundër të gjitha formave të rënda të sëmundjes në të gjitha vendet e studimit, në Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

“Nëse vaksinat mund të parandalojnë të sëmururit rëndë dhe vdekjen, kjo e ndryshon rrënjësisht ekuacionin”, tha Jennifer Nuzzo, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Shndërrimi i COVID-19 nga një sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse në një të ftohtë e “ndryshon përllogaritjen tonë se sa kërcënim paraqet virusi”, tha ajo. Jeta mund të fillojë t’i kthehet normalitetit. Edhe me shfaqjen e varianteve të reja, tha zonja Nuzzo, “unë mendoj se vaksinat, së bashku me masat [maskat dhe distancimi fizik] që po përdorim, funksionojnë mjaft mirë për të më bërë mjaft shpresëdhënëse se po hyjmë në rrugën e normalitetit.”

Një virus që ndryshon formë

Kjo nuk do të thotë që variantet e reja që shfaqen në Afrikën e Jugut, Brazil, Britani dhe gjetkë nuk janë arsye për t’u shqetësuar. Veçanërisht shqetësuese janë ata me disa mutacione specifike që e bëjnë më të lehtë për virusin të futet në qeliza. Vaksinat dhe ilaçet e antitrupave synojnë të godasin proteinën që e bën këtë të mundur. Edhe imunuteti i trupit bën të njëjtën gjë. Ndryshimet në formën e proteinave mund t’i bëjnë të gjitha këto mbrojtje më pak efektive.

Varianti i Afrikës së Jugut duket të jetë veçanërisht problematik. Në një eksperiment në epruvetë, studiuesit studiuan antitrupa nga njerëzit që më parë e kishin marrë veten nga një infeksion me variantin origjinal të koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat e këtyre pacientëve ishin midis 11 dhe 33 herë më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Kjo mund të nënkuptojë se varianti i Afrikës së Jugut mund të ri-infektojë njerëzit që kanë pasur një herë COVID-19, megjithëse kjo nuk është provuar ende. Kjo do ta bënte më të vështirë arritjen në pikën ku mjaft njerëz të kenë mbrojtje nga virusi për të ngadalësuar përhapjen e tij, një gjendje e njohur si imuniteti i turmës.

Megjithatë vaksinat funksionojnë. Si Pfizer-BioNTech ashtu edhe Moderna zbuluan se në një epruvetë, vaksinat e tyre ishin pak më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut sesa ndaj virusit origjinal. Megjithatë ato janë mjaftueshëm të forta për të mbrojtur pacientin. “Është shqetësuese, [por] nuk mendoj se do të zhduket efikasiteti”, tha Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Ndërkombëtare të Vaksinave të Universitetit Johns Hopkins, William Moss. Edhe nëse vaksinat janë më pak efektive ndaj parandalimit të infeksionit, gjasat janë që ato e dobësojnë atë duke e kthyer në një sëmundje më të lehtë.

Kjo është ajo që ndodh me vaksinat e gripit, vuri në dukje Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Francis Collins gjatë një telefonate me gazetarët. Vaksinat janë vetëm 60% efektive në një vit të mirë, por njerëzit që e marrin atë kanë prirjen të kenë raste më të lehta. “Edhe nëse prekesh nga sëmundja, është gjë e mirë ta bësh vaksinën,” tha ai.

Një paralajmërim

Megjithëse shkencëtarët shprehin një optimizëm të përmbajtur se vaksinat ekzistuese funksionojnë, variantet janë një paralajmërim, thonë ata. “Sa më gjatë që lejohet të qarkullojë ky virus, aq më shumë mundësi ka që të ndodhin mutacione,” tha zonja Nuzzo. Mutacione të tjera mund të dobësojnë më tej vaksinat. “Duhet të ulim numrin e njerëzve që kanë virusin.”

Përshpejtimi i vaksinimit do të ndihmojë. Por masat që kanë qenë në fuqi 10 muajt e fundit janë ende të rëndësishme, tha ajo, “Mbani maskë. Shmangni grumbullimet e mëdha në ambjente të brendshme. Praktikoni distancimin fizik. Lani duart”. Ndërkohë, prodhuesit e vaksinave po punojnë për modifikimin e produkteve të tyre për t’u përshtatur me variantet e reja. Përparimet në teknologjinë e vaksinave e kanë bërë këtë më të lehtë se kurrë. Pyetja tjetër është se si rregullatorët të garantojnë që modifikimet të jenë të sigurta dhe efektive.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë se po harton udhëzime për prodhuesit se cilat të dhëna të mbledhin dhe si ta bëjnë një gjë të tillë me shpejtësi. “Agjencia jonë ka përvojë me evoluimin e sëmundjeve infektive”, tha në një deklaratë të enjten Komisionerja e FDA-së Janet Woodcock. Ajo vuri në dukje se FDA-ja ka procedura për të përshtatur vaksinat e gripit çdo vit. Megjithatë ajo shtoi se ndryshimet nuk janë ende të nevojshme.

“Që të jemi të qartë”, tha zonja Woodcock, “informacioni i disponueshëm sugjeron që vaksinat e autorizuara janë efektive në mbrojtjen e publikut amerikan kundër varianteve të COVID-19 që qarkullojnë aktualisht”.

Vaksinë e përvitshme për COVID-in?

Ashtu siç ndryshon virusi i gripit dhe vaksinat e gripit duhet të ndryshojnë çdo vit, variantet e koronavirusit të bëjnë të mendosh se COVID-19 ka të ngjarë të ketë të njëjtat karakteristika. Pra, ky raund vaksinimi ndoshta nuk nënkupton fundin e koronavirusit.

“Ekziston supozimi i rremë se sapo të vaksinoheni, virusi i COVID-it do të zhduket”, thotë profesori i sëmundjeve infektive të Universitetit Vanderbilt, William Schaffner. “Nuk është e vërtetë. Virusi i COVID-it do të qëndrojë. Do të na duhet të përballemi me të për vite me radhë”. Kjo mund të nënkuptojë një vaksinë të përvitshme ndaj koronavirusit. “Në një krah vaksina për gripin, në tjetrin për COVID-in, është një skenar shumë i mundshëm”, tha Schaffner. “Nuk jemi akoma në atë pikë, por është e mundur”./VOA

Tragjike/ Ndërron jetë politikani i njohur

Donald Trump vendos të mbyllë “Zërin e Amerikës”

E fundit! Këngëtari i njohur gjendet i vdekur në moshën 43-vjeçare

E dhimbshme, babai humb jetën pasi mëson se i biri vdiq në aksident

Rrëzohet helikopteri në Itali, mes viktimave trashëgimtari i një familje të njohur

TAGGED:vaksina

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Njihuni me 8 ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë
Next Article Greqia mbyllet në fundjavë/ Përkeqësimi i situatës detyron qeverinë të vendosë masa të reja
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gëzuar ditëlindjen… po pse në mesnatë me krisma?
Aktualitet
June 5, 2025
Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
Aktualitet
June 5, 2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë
Sociale
June 5, 2025
Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!
Sociale Teknologji
June 5, 2025

Lexo edhe:

Botë

U mbajt i fshehtë për mbi 50 vite nga CIA, libri misterioz zbulon se si do të ndodhë fundi i botë

January 19, 2025
Botë

Çim Kazazi nga Librazhdi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

January 10, 2025
Botë

Jeni kuriozë të njihni njerëzit më të pasur në botë për 2024? Ja kush e kryeson listën

January 4, 2025
Botë

Tërmet në Greqi, magnituda dhe epiqendra

January 2, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?