Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Studimi: Vaksina AstraZeneca mund të frenojë transmetimin e koronavirusit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Studimi: Vaksina AstraZeneca mund të frenojë transmetimin e koronavirusit
AktualitetBotë

Studimi: Vaksina AstraZeneca mund të frenojë transmetimin e koronavirusit

Last updated: February 4, 2021 08:01
4 Min Read
SHARE

Vaksina e kompanisë AstraZeneca kundër koronavirusit shfaq shenja se përveç mbrojtjes nga virusi, mund të ulë shkallën e transmetimit të tij, thanë studiuesit të mërkurën në një zhvillim inkurajues në fushatën e parandalimit të përhapjes.

Gjetjet paraprake nga Universiteti i Oksfordit, një nga zhvilluesit e vaksinës në fjalë, mund të konfirmojnë strategjinë e debatueshme të qeverisë britanike për shtyrjen me 12 javë të dhënies së dozës së dytë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të marrin dozën e parë. Deri më tani është rekomanduar që doza e dytë të jepet katër javë pas dozës së parë.

Hulumtimi gjithashtu mund të ndihmojë shkencëtarët që t’i japin përgjigje një prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me fushatën e vaksinimit: A do të ndalojë vaksinimi përhapjen e koronavirusit?

Lexo edhe:

Gëzuar ditëlindjen… po pse në mesnatë me krisma?
Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë
Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!

Nuk është e qartë se çfarë implikimesh, mund të kenë këto përfundime ndaj dy vaksinat e tjera kryesore që përdoren në Perëndim, nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, e hodhi poshtë idenë e shtyrjes së qëllimshme të dhënies së dozës së dytë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të “respektojë shkencën” dhe të dhënat nga provat klinike. Dy dozat e vaksinave të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna duhet të jepen brenda një periudhe kohore prej tre deri katër javësh.

Hulumtimi duket të jetë një lajm i mirë në përpjekjet e dëshpëruara për të ndaluar përhapjen e virusit dhe njëkohësisht sugjeron një mënyrë për të lehtësuar mungesat e vaksinave dhe për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompanitë prodhuese të tre vaksinave kanë thënë se gjatë provave klinike vaksinat kanë rezultuar të jenë të efektshme nga 70% deri 95% në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundjet e shkaktuara nga virusi. Por nuk ishte e qartë nëse vaksinat mund të ndalojnë trasmetimin e virusit, domethënë nëse një i vaksinuar mund të infektohej përsëri me virus pa u sëmurur dhe pa e përhapur virusin tek të tjerët.

Për këtë arsye, ekspertët kanë thënë se edhe të vaksinuarit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën fizike nga të tjerët.

Studimi nga Universiteti Oksford arriti në përfundimin se vaksina jo vetëm që parandalon sëmundjen e rëndë, por duket se redukton transmetimin e virusit me dy të tretat. Studimi ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët e tjerë.

Vullnetarët në studim u testuan rregullisht përmes marrjes së mostrës nga hundët. Niveli i rasteve pozitive, nga ata që kishin simptoma të virusit dhe ata që nuk kishin simptoma, ishte 67% më i ulët në grupin e të vaksinuarve.

“Kjo do të ketë efekt shumë të dobishëm kundër transmetimit”, tha drejtuesja e hulumtimit Sarah Gilbert gjatë një takimi të Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut.

Hulumtuesit po ashtu u përpoqën të gjenin se sa të ngjarë ka që njerëzit e vaksinuar mund të infektohen pa patur simptoma. Në një nëngrup vullnetarësh, pati 16 infektime pa simptoma mes të vaksinuarve dhe 31 në një tjetër grup krahasues të pavaksinuar.

Pfizer dhe Moderna po ashtu po studiojnë efektet e vaksinave të tyre lidhur me infeksionet tek individët që nuk shfaqin simptoma.

Në Shtetet e Bashkuara po përdoren vetëm vaksinat nga kompanitë Pfizer dhe Moderna. Britania po përdor vaksina nga AstraZeneca dhe Pfizer. Vaksina nga AstraZeneca është autorizuar për përdorim edhe nga Bashkimi Evropian. Kompania Pfizer nuk e ka mbështetur vendimin e qeverisë britanike për të zgjatur kohën mes dy dozave./VOA

Dëshmia/ “Suel Çela mendoi se isha në gjumë”, i ekzekutuan të vëllain, Alibej: Aksesoja sistemin TIMS! Nga Çopjat, Qosja e Dumani, i kisha me foto hyrje-daljet e tyre

Babai, si i dyshuar/ Detaje tronditëse nga vrasja tragjike e tri motrave të vogla: U gjetën me duar të lidhura dhe qese plastike në kokë

E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO)

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

E trishtë, vritet aktori i njohur para shtëpisë së tij, dyshohet se.. (EMRI&FOTO)

TAGGED:vaksina

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Sot një ditë shumë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, çfarë rezervojnë yjet
Next Article Andi e pranon për herë të parë se çfarë ndjen për Melisën
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Të famshëm
June 5, 2025
Parashikimi i motit sot, në vendin tonë! Sa do të shkojnë temperaturat
Moti
June 5, 2025
Horoskopi 5 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
June 5, 2025
Zbulohet pyetja rrëqethëse që bënë fëmijët e Liridonës gjatë gjyqit për Naim Murselin: “Pse babi…”
Rajon
June 4, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Rrëfimi i gjeneralit që u bë President/ Moisiu flet për herë të parë për Mehmet Shehun, fortifikimin e Sazanit dhe tensionet me Greqinë!

June 4, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera?

June 4, 2025
Aktualitet

Ligji e ndalon reklamën e produkteve të duhanit, IQOS pushton tregun promovues

June 3, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

June 2, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?