Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: SPAK survejon deputetë, ministra e ish-ministra, ja si po gjurmohen në skaner celularë, laptopë, dronë dhe GP
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > SPAK survejon deputetë, ministra e ish-ministra, ja si po gjurmohen në skaner celularë, laptopë, dronë dhe GP
Aktualitet

SPAK survejon deputetë, ministra e ish-ministra, ja si po gjurmohen në skaner celularë, laptopë, dronë dhe GP

Last updated: March 30, 2023 12:45
6 Min Read
SHARE

Në muajt në vijim pritet të ndodhin shumë zhvillime të forta sa i takon luftës kundër korrupsionit. Laku për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar sa vjen dhe ngushtohet. Gazeta ka mësuar se në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë dosje të zjarrta, të cilat pritet të tronditin themelet e politikës. Sipas informacioneve, mësohet se pas hapjes së këtyre dosjeve, SPAK pritet të firmosë dhjetëra fletë arresti, ku në prangat e policisë do të bien zyrtarë të pushtetit vendor, ish-ministra të qeverisë Berisha dhe ministra të Ramës. Por si SPAK ka proceduar kohët e fundit për të marrë informacione që implikojnë zyrtarët e lartë në afera? Në raportin e vitit 2022 që ka publikuar drejtësia e re, thuhet se SPAK po i shkon “në rrënjë” hetimeve duke nxjerrë prova që pushtetarët e lartë të korruptuar nuk mund t’i kundërshtojnë dot, pasi Prokuroria e Posaçme i ka kapur “mat”.  “Për vitin 2022, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të çështjeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si më poshtë: 328 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi; 1000 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat 160 Vendime Lejim Përgjimi; 307 Vendime Vleftësimi; 533 Vendime Zgjatjeje. Gjatë vitit 2022, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar 2177 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 160 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale”, thuhet në raportin e SPAK.

Ekspertiza

Demo

Gjithashtu në raport thuhet se janë futur në skaner nga SPAK celularë, laptopë, dronë dhe GPS. “Nga 240 vendime janë pranuar 328 aparate celularë, 59 kompjuter dhe laptop, 11 videoregjistrues DVR, 17 USB, 3 borde të intergruara (qark elektronike), 3 TV, 4 GPS(lokalizues vendndodhjeje), 4 Dronë, 46 CD/DVD, 11 tableta si dhe 14 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adpatorë, magnetofon. Në sektorin e ekspertizës, nga 3 ekspertë, për periudhën në fjalë janë kryer 256 Akte Ekspertimi dhe është bërë e mundur ekzaminimi i 313 aparateve celularë, 40 kompjuter dhe laptop, 7 DVR, 23 USB, 1 GPS (lokalizues vendndodhjeje), 1 Dron, 25 CD, 3 tabletë si dhe 10 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adaptorë, magnetofon”, thekson SPAK.

Lexo edhe:

E TRISHTË/ Ndërron jetë operatori i njohur i RTSH-së!
Panik në një qendër tregtare/ Ekzekutohet shqiptari në Toronto, gjendet i pajetë brenda në makinë (EMRI)
Shqiptarët, rekord emigrimi pas pandemisë, 250 mijë u pajisën me leje qëndrimi në BE
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Paratë e pista

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, jo vetëm do të hetojë dhe do të nxjerrë para ligjit zyrtarët dhe pushtetarët e korruptuar por edhe do të sekuestrojë pasuritë e tyre të përfitura në mënyrë të paligjshme. Shqetësim është fshehja e të ardhurave të tyre jashtë vendit, në parajsat fiskale. Pjesë e raportit të SPAK është edhe problematika në lidhje me paratë e pista. Në raport thuhet po ashtu se grupet kriminale me drejtues shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. “Gjatë hetimit të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre, komunikimi midis anëtarëve të organizatës, lidhjet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimi të produkteve penale. Tashmë grupet e strukturuara kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon por edhe në disa vende të BE-së, Britaninë e Madhe, Turqi, ShBA etj. Nga ana tjetër, grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtë për drejtë në vendet e origjinës së prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke e rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes së tyre penale. Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sisteme informale transfertash parash si havala, hundi apo ‘fei chien’ ose dërgimin e pagesave në parajsat fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai. Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet mes tjerash në raport.

E rrallë! 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
‘Nuk dal nga kulla jeme…’ Biseda në ‘WhatsApp’ e oficerëve me motrën e Tatës së Shkodrës! Pyetja në shtëpi e Mustafa Licit
Babai që humbi dy vajzat në aksident zbulon detaje rrëqethëse: “Më kërkuan një darkë me zë të dridhur…”
E rëndë/ 57-vjeçarja gjendet pa shenje jete në një taksi, ja çfarë dyshohet
23-vjeçari i dehur i aksidentoi vajzat për vdekje, babai: Nuk fal dot zemra e shpirti…

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ngjarjes së rëndë në Top Channel, vjen reagimi i parë i kompanisë holandeze të patentës së formatit të Big Brother Vip
Next Article Nuk përmbahet Bledi Mane, shpërthen keq ndaj banorëve dhe produksionit: Janë pa nivel, Luizi këndonte këngët, por nuk dinte përkthimin

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Akuzat e rënda pas dasmës si Genarit dhe Cindyt, Eva Murati sqaron deklaratën
Të famshëm
September 16, 2025
Alarmi i ekspertëve: Cigaret elektronike tek të rinjtë trefishon gjasat për t’u bërë duhanpirës
Shëndeti
September 16, 2025
“Unë i di me emra të gjithë”/ Deklarata e bujshme e gazetarit Milaim Zeka: Kam përgjime të gazetarëve shqiptarë në…
Tv Shows
September 16, 2025
Kush janë opinionistët? Megi Pojani tregon të rejat në “Për’puthen”: Mund t’i prishin rregullat sepse unë jam…
Tv Shows
September 16, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

September 13, 2025
Aktualitet

Makina e ndarë në gjysmë, ky është shqiptari që humbi jetën teksa i arratisej policisë

September 12, 2025
Politikë

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Ilir Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

September 11, 2025
Politikë

Belinda Balluku konfirmohet si numri dy i Edi Ramës

September 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?