Ata bënë bujë të madhe disa ditë më parë me ndarjen e po ashtu edhe me ribashkimin e tyre.
Bëhet fjalë për futbollistin Mauro Icardi dhe partneren e tij, Wanda Nara, gjë që kjo e fundit e akuzoi sulmuesin argjentinas për një tradhti të mundshme me modelen, China Suarez.
Sidoqoftë, çifti bënë paqe ndërmjet vete dhe duket se çdo gjë është rikthyer në normalitet.
Megjithatë, në një tjetër veprim të çuditshëm, Icardi ka fshirë llogarinë e tij në Instagram dhe askush nuk e di se përse.
Të shtunën, të gjitha fotot e yllit argjentinas u fshinë dhe më pas i gjithë profili i tij u zhduk nga rrjetet sociale.
Aktiviteti i veçantë i Icardit në Instagram
Pasi u zbulua se Icardi ka shkëmbyer mesazhe me modelen argjentinase, China Suarez, sulmuesi i Paris Saint-Germain fshiu të gjithë ndjekësit e tij në Instagram përveç Wanda dhe vazhdoi të publikonte vetëm foto të tij dhe të bashkëshortes.
Në fushë, ai është rikthyer të luajë përsëri pasi zëvendësoi Lionel Messin në pjesën e parë gjatë fitores së tyre 2-1 ndaj Lille në Ligue 1.
Nara e pa këtë lojë nga tribuna, duke ndarë disa foto e video në Instagram së bashku me miqtë Alejandro Segarra dhe Kennys Palaciosa.
Nuk dihet nëse edhe ky gjest i Icardit ka të bëjë me bashkëshorten, apo vetëm për një tërheqje nga rrjetet sociale e vëmendja e publikut.