Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Si Besfort Lamallari dhe Skënder Hitaj ulën kokën para djalit të bosit të “Brunes”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Si Besfort Lamallari dhe Skënder Hitaj ulën kokën para djalit të bosit të “Brunes”
Aktualitet

Si Besfort Lamallari dhe Skënder Hitaj ulën kokën para djalit të bosit të “Brunes”

Last updated: August 3, 2026 13:31
3 Min Read
SHARE

Një jaht nga i cili, sipas Policisë së Shtetit, dyshohet se u qëllua me armë zjarri pranë plazhit të Palasës. Pamjet bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Pushuesit shohin një skenë që nuk duhet të ndodhë kurrë në kulmin e sezonit turistik.

Pastaj vjen pjesa edhe më tronditëse.

Banner

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, jahti nuk ndalet. Për rreth dy orë i shmanget forcave të rendit, ndërsa në ndjekje angazhohen Policia Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forca, Komisariati i Himarës dhe Forca Kombëtare e Sigurisë.

Lexo edhe:

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën
Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura
Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane
Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët

Kur më në fund ndalohet, në bord ndodhet edhe Bruno Çela, djali i pronarit të kompanisë “Brunes” dhe dhëndri i Tom Doshit, së bashku me tre persona të tjerë. Shoqërohen, merren në pyetje, kontrollohen dhe… kaq. Sot janë sërish të lirë.

Këtu nuk është më çështja nëse u gjet apo jo arma. Nuk është më as çështja se kush qëlloi. Këtu është çështja e autoritetit të shtetit.

Si është e mundur që një mjet lundrues, nga i cili dyshohet se janë kryer të shtëna me armë pranë një plazhi, t’i shmanget policisë për dy orë dhe në fund historia të mbyllet me disa shoqërime dhe deklarime?

Dhe kur mes personave të shoqëruar është djali i një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend dhe dhëndri i një figure politike të njohur, është detyrim i shtetit të tregojë, me veprime dhe jo me deklarata, se ligji është i barabartë për të gjithë. Sepse në të kundërtën krijohet një perceptim shkatërrues: se për disa njerëz ekziston një standard tjetër.

Zoti Besfort Lamallari, zoti Skënder Hitaj, ky është shteti që drejtoni?

Çfarë duhet të ndodhë më shumë? A duhet që herën tjetër plumbat të mos shkojnë në ajër, por të godasin një pushues? A duhet të ketë një viktimë që shteti të tregojë se është më i fortë se kushdo që sfidon ligjin?

Sepse sot mesazhi që ka marrë opinioni publik është i thjeshtë: edhe kur dyshohet se qëllon me armë pranë një plazhi dhe i shmangesh policisë për dy orë, në fund mund të largohesh i lirë.

Dhe ky është një mesazh që nuk turpëron vetëm Policinë e Shtetit. Turpëron vetë shtetin. /Vna.al/

Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?
Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje
VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
TAGGED:Besfort LamallariBrunesBrunes GroupBruno ÇelaSkënder Hitaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Djali i pronarit të ‘Brunesit’ dhe 3 të tjerë qëllojnë me armë nga jahti në Palasë! Kapen pas 2 orësh ndjekje në det!
Next Article Ja 3 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat në gusht

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën
Të famshëm Tv Shows
November 1, 2026
Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre
Tv Shows
November 1, 2026
Monika Lubonja bën reagimin e papritur në rrjetet sociale, ka një përgjigje për komentet negative
Profili i Vipave
November 1, 2026
Mot i paqëndrueshëm/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra, moti për ditën e sotme
Moti
November 1, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 25, 2026
Aktualitet

Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

October 25, 2026
Aktualitet

Shqipëria kalon në orën dimërore, ja çfarë ndodh me akrepat

October 25, 2026
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, shi në të gjithë territorin

October 25, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?