Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Sherri që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës! Zbardhet historia e disa viteve më parë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Sherri që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës! Zbardhet historia e disa viteve më parë
Të famshëm

Sherri që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës! Zbardhet historia e disa viteve më parë

Last updated: July 24, 2024 06:39
4 Min Read
SHARE
Demo

Prej disa kohësh Bleona Qerreti i mungon skenës shqiptare. Shkak për këtë është bërë pikërisht shkëputja e artistes drejt SHBA, ku edhe ka pasur si objektiv futjen e saj në tregun ndërkombëtar.

Për disa vite me radhë e kemi parë Bleonën që të publikojë këngë për tregun amerikan. Nga ana tjetër, gjithnjë e më e madhe po bëhej shkëputja nga publiku i saj shqiptar, që ndonëse nuk e ndiqnin më me këngë të reja, ndiqnin jetën luksoze të saj në rrjetet sociale. Në SHBA e kemi parë në eventet më të rëndësishme botërore, duke bërë edhe parakalimin e famshëm në tapetin e kuq. Por duket se një ‘parakalim’ që ka bërë në Tiranë, nuk ka mbetur pa u vënë re nga mediat.

Demo

Duket se këngëtarja është rikthyer këtë verë në Shqipëri, ku natyrisht do të ketë mundësinë për disa ditë pushime. Por veç pushimeve, ajo ka pasur mundësinë që të mbyllë edhe disa çështje që ka pasur me drejtësinë. Këngëtarja është paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën Penale të Tiranës. Natyrisht që i madh ishte kurioziteti i publikut për të mësuar se cila ishte çështja që e ka çuar Bleonën drejt dyerve të Gjykatës.

Lexo edhe:

Alban Skënderaj pas jehonës së koncerteve në Prishtinë pritet nga Albin Kurti
Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
“Show me shëndetin tim nuk e bëj”, Linda Rei flet për largimin nga Big Brother VIP Kosova
“Bebit nuk i rreh më zemra!”, rrëfimi prekës i Turjan Hyskos, nga humbja e shtatzënisë së parë të Orinda Hutës dhe ardhja në jetë e Atarës përmes IFV

Por çështja nuk ka qenë edhe aq e rëndë. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studioje arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti. Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve, por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë. Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen dhe që është larguar nga vetingu, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar. Bleona është fotografuar teksa është duke iu nënshtruar kontrollit dhe si shihet edhe nga fotot, po dorëzon sendet e saj personale. Pas disa kohësh që kjo çështje qëndronte pezull, duket se ka marrë fund konflikti i saj me studion e arkitekturës, që ka nisur vite më parë. Këngëtarja e ka kontraktuar firmën e arkitektes për të përfunduar punimet e shtëpisë saj, madje i ka dhënë edhe një pjesë të pagesës.

Por teksa afatet e përfshira në marrëveshje kanë përfunduar, këngëtarja ka parë që në shtëpinë e saj nuk është kryer asnjë punim nga studioja që e kishte marrë përsipër. Në këto kushte, Bleona dhe arkitektja në fjalë, kanë pasur disa përplasje verbal, për shkak të parave që nuk ktheheshin tek këngëtarja. Në këto kushte, Bleona i është drejtuar gjykatës, për të pasur një zgjidhje të këtij konflikti. Megjithatë, historia u përket disa viteve më parë dhe çështja nuk është bërë kurrë publike. Vetëm tani, që prokurori i ri i çështjes ka kërkuar tërheqjen e akteve për një hetim më të thelluar, skandali i disa viteve më parë ka dalë në sipërfaqe.

Nga hetimet e deri më tanishme, nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar. Duke njohur natyrën e Bleonës, që shpesh herë reagimet i ka pasur të ashpra edhe në publik, jemi duke pritur nëse vetë artistja do të zgjedhë që të reagojë në lidhje me këtë çështje që e ka çuar në dyert e gjykatës.

“Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës”/ Selvije Jao rikthen foton krah Shpat Kasapit dhe djalit, ja mesazhi prekës
E bujshme! Gazetari i madh shqiptar thirret në SPAK, dalin detajet e papritura
“S’keni çfarë të më bëni”, aktori Jul Deda në SPAK: I keni rënë gabim
Pas largimit nga Top Channel, Arbana Osmani flet për themeluesin Dritan Hoxha
Arbër Hajdari dhe Egla Ceno opinionistë në edicionin e pestë të Big Brother Vip Albania?
TAGGED:Bleona Qerreti

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Tërmeti prek Shqipërinë gjatë natës, lëkundjet ndihen në disa qytete, ja ku ishte epiqendra
Next Article Shtohen edhe më shumë dyshimet për ndarje/ Ben Affleck mungoi në ditëlindjen e 55-të të Jennifer Lopez

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A mund të mbahen fëmijët larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por disa adoleshentë janë një hap përpara
Sociale
December 9, 2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ekonomi
December 9, 2025
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
December 9, 2025
Horoskopi 9 dhjetor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
December 9, 2025

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Selvije Jao prek me fjalët për Shpat Kasapin: Dashuria nuk përfundon me vdekjen

December 5, 2025
Tv Shows

Zbulohet çifti i prezantuesve të Festivalit të RTSH-së

December 4, 2025
Të famshëm

Fejohet zyrtarisht ish-banorja e Big Brother Vip!

December 4, 2025
Tv Shows

“E kam ndritur”, Heidi Baci tregon si i ka raportet me dashurinë

December 4, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?