Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Shahini: Testet nuk penalizojnë, stërpolitizim i skajshëm që shpërqendron nxënësit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Shahini: Testet nuk penalizojnë, stërpolitizim i skajshëm që shpërqendron nxënësit
AktualitetSociale

Shahini: Testet nuk penalizojnë, stërpolitizim i skajshëm që shpërqendron nxënësit

Last updated: June 14, 2020 18:08
4 Min Read
SHARE

Ministrja Besa Shahini me anë të një video-mesazhi, i është drejtuar maturantëve dhe prindërve të tyre, duke i siguruar ata se kanë në dispozicion të gjithë ministrinë dhe se çdo shqetësim do ta zgjidhin së bashku.

Lidhur me debatin e ditëve të fundit për provimet e maturës, të cilin ajo e cilëson “një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm”, znj. Shahini thekson se ky debat shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin.

Gjithsesi, ajo nënvizon qartë se Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar Matura Shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.

Ministrja Shahini shprehet gjithashtu se “provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit”, duke theksuar se ata janë të dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në Arsimin Parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë.

Lexo edhe:

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen e njohur: Nuk zgjati shumë, morëm masa
SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare
E rëndë/ Gjendet i vdekur në makinë një 29-vjeçar në Tiranë, ja çfarë dyshohet (Emri)
Edi Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

“Këtë e bën pikërisht testi PISA, që është standardi i vlerësimeve për nxënësit dhe mat aftësitë e nxënësve për të aplikuar njohuritë e tyre”, tha Shahini duke nënvizuar se ky lloj testi e informon edhe QSHA-në që të orientojë provimet kombëtare drejt një matjeje të tillë.

“Një debat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, tha ndër të tjera Znj. Shahini.

Në video-mesazh, Ministrja Shahini komenton edhe protestat e ditëve të fundit:

“Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha ajo.

Në fund, Ministrja Shahini u uron maturantëve suksese në provimet e javës që vjen dhe i siguron ata që për çfarëdo shqetësimi që mund të kenë, strukturat arsimore janë në dispozicion të plotë për t’i adresuar ato.

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi! Përfundon në polici
“Konflikti” me Ramën, kryebashkiaku i Konispolit sfidon përsëri: Nuk lëviz asnjeri nëse…
“Edi Rama do të të tërheq zvarrë!” Automjeti i rrethuar me badigardë, Pëllumb Pilinçi “zbarkon” në Theth
Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: Pusho në paqe zemra ime
Sipërmarrësi italian nxjerr videon: Rama dhe Meloni në dalje të hotelit në Romë! Zbulohet e vërteta
TAGGED:besa shahiniprovimet e matures

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Më joshëse se kurrë, Irina Shayk mahnit me pamjen natyrale
Next Article FOTO/ Grida Duma dhe Ervin Salianji darkojnë pranë një hoteli në Golem
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Të famshëm
July 18, 2025
Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën!
Të famshëm
July 18, 2025
U kap duke u përqafuar me kolegen e tij në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë biznesmeni
Të famshëm
July 18, 2025
Vajzat e ekraneve në burgje, Klodiana Lala zbulon detajet: Njëra hynte çdo javë dhe takonte bosin e…
Të famshëm
July 18, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

SPAK merr në dorë aplikacionin “Matrix”, tronditet sërish bota e krimit në Shqipëri!

July 15, 2025
Aktualitet

Aksident TRAGJIK në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar!

July 15, 2025
Aktualitet

“Më hoqën bukën e fëmijëve”/ Protestoi për pagën e ulët, Albchrome hakmerret duke pushuar nga puna minatorin

July 15, 2025
Aktualitet

Femra eskortë dhe në burgun e Reçit/ Dy VIP-et që morën takim me anëtarët e “Bajrave”

July 15, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?