Këngëtarja e dashur për publikun, Filloreta Raçi, feston sot 27-vjetorin e lindjes. E në ditën e saj të veçantë, Fifi ka vendosur që në “Instagam” të postojë një fotografi të realizuar nga fansat.
Bashkëngjitur me të ajo shkruan: “31.03.1994 ?? 31.03.2021”. Menjëherë pranë këtij imazhi kanë vërshuar urimet e shumta me rastin e ditëlindjes.
Edhe pse nuk ka shumë vite në tregun muzikor, Fifi arriti që menjëherë të fitonte zemrën e publikut. Ajo numëron shumë këngë, të cilat janë kthyer tashmë në hite dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e “Youtube”.
“Maniak i dhimbjes” është kënga e saj më e fundit që është pritur mjaft mirë nga publiku. Në videoklipin e kësaj kënge, Fifi shoqërohet nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari.