Saturday, July 20, 2024

|

spot_img

Rrëfimi prekës i Heidit: Nga një kontroll rutinë doli që kisha tumor…

po lexohet

Pasditen e sotme në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i bardhë, i cili është lexuar nga Juli. Në zarfin e ardhur shkruhej se të gjithë banorët do kishin mundësi të tregonin një histori personale apo të një të afërmi, që ka përjetuar një sëmundje serioze, kryesisht tumori.

Ka qenë Heidi ajo që ka nisur rrëfimin e saj, ku fillimisht ka treguar për sëmundjen e gjyshes së saj, e cila ishte diagnostifikaur me kancër në moshën 57-vjecare dhe kishte ndërruar jetë.

Ajo gjithashtu ka treguar se në një kontroll rutinë të saj, ajo rezultoi se kishte një tumor në dorë, të cilin fatmirësisht e ka kapur në kohë.

“Shkova dhe doli që ishte tumor. Faktikisht e kapa në kohë sepse dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjekun, nervat, cdo lloj gjëje dhe mund të degradonte situata. Kështu që këshilla më e mirë është të kontrollojmë veten për këto gjëra”, ka rrëfyer banorja e BBV.

të fundit

FOTO/ Në ditën më të bukur të saj, Niko Peleshit i mbetet “peng” diplomimi i Aleksias

Aleksia Peleshi, vajza e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit është diplomuar. Ajo ka mbaruar studimet në Barcelonë, në degën...

të ngjashëm