Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Propozim si nëpër ëndrra, dy gazetarët e njohur kurorëzojnë dashurinë e tyre në Amsterdam pas turit nëpër Europë! Si nisi gjithçka
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Intervista > Propozim si nëpër ëndrra, dy gazetarët e njohur kurorëzojnë dashurinë e tyre në Amsterdam pas turit nëpër Europë! Si nisi gjithçka
Intervista

Propozim si nëpër ëndrra, dy gazetarët e njohur kurorëzojnë dashurinë e tyre në Amsterdam pas turit nëpër Europë! Si nisi gjithçka

Last updated: July 13, 2021 12:49
10 Min Read
SHARE

Një udhëtim i nisur aty ku e kishin lënë dy vite më parë, u kthye në të paharrueshëm për dy gazetarët e njohur Ina Allkanjari dhe Erjon Ciku, të cilët vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre si në ëndrra.

Prej katër vitesh janë bashkë në një lidhje dashurie, por vetëm pak ditë më parë, Erjoni ndërmori një hap duke i propozuar shoqes së zemrës në mënyrën më të veçantë. Ina tregon për Vipmagazine.al emocionet e bukura nga ky udhëtim dhe si nisi e gjitha.

Që pas hapjes së kufijve me disa vende në Europë, ata nxituan të bëjnë turin që kishin dy vite që e planifikonin duke e nisur nga Kroacia, aty ku dy vite më parë kishin kaluar pushime të paharruara. Ina tregon se më pas udhëtuan në disa vende të ndryshme të dy së bashku, ndërkohë që në Gjermani iu bashkuan edhe motra e saj dhe vëllai i Erjonit të cilët prej kohësh tashmë janë zhvendosur për të jetuar atje.

Lexo edhe:

Pse nuk e gjetën për kaq shumë vite? Mbesa e Parashqevi Simakut në hapat e hallës
“Këngët e Parashqevi Simakut kanë gjeneruar mijëra euro”, Aldor Nini zbulon shifrën! Kush i ka marrë?
Tre arsyet që shtynë Parashqevi Simakun që të humbiste kontrollin mbi jetën e saj
Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si u bë pjesë e kastit

Për Inën ishte një bashkim i rastësishëm por Erjoni i kishte planifikuar të gjitha deri në detaje. Vëllai i tij dhe motra e njeriut të tij të zemrës duhet të ishin pranë tyre në ditën e veçantë, madje duhet të ndihmonin që çdo gjë të ishte një suprizë e bukur. Teksa Ina po shijonte bukurinë e Amsterdamit, pas saj Erjoni po priste në gjunjë që ajo të thoshte “Po”.

Për ta kjo do të mbetet për shumë kohë dita më e veçantë e jetës së tyre.

Intervista

Prej sa vitesh jeni bashkë?

Unë dhe Erjoni prej 4 vitesh jemi të lidhur në një marrëdhënie dashurie e cila është forcuar dita ditës duke sjellë edhe kurorëzimin pak ditë më parë. Gjatë këtyre 4 viteve lidhja jonë ka qenë shumë dinamike sigurisht me tensionet e vogla që ka çdo çift, por që fatmirësisht mund ta them me gojën plot që ashtu siç jemi të njëjtë jemi dhe të ndryshëm duke bërë që të jemi thuajse perfekt me njëri tjetrin.

Si jeni njohur?

Duke qenë se unë dhe Erjoni ndajmë të njëjtin profesion, pra të dy kemi zgjedhur rrugën e gazetarisë, rreth katër vite më parë fati na bashkoi dhe rastësisht u gjendëm në të njëjtin ambient pune te Gazeta Shqiptare. Ndonëse sot gjatë bisedave kuptojmë që kemi frekuentuar të njëjtat ambiente dhe shpesh mund të kemi rastisur në të njëjtat vende për vite me radhë, fati deshi që gazeta të bëhej vendi i parë ku ne të dy u gjendëm përballë njëri tjetrit. Gjithçka nisi shumë rastësisht, karakteret e njëjta na afruan edhe më shumë, gjithashtu ndoshta dhe vetë pasioni për profesionin, botëkuptimi i njëjtë si dhe gjërat që ne kërkojmë nga jeta, na bënë bashkë duke krijuar kështu një lidhje dashurie.

Si lindi ideja e udhëtimit nëpër Europë?

Një ndër gjërat e përbashkëta që unë dhe Erjoni kemi është dëshira për të udhëtuar. Prej momentit kur jemi lidhur dhe deri më sot, ne gjithmonë planifikojmë udhëtime në vende të ndryshme qoftë kjo në Shqipëri apo jashtë saj. Udhëtimet për ne janë adrenalinë, dhe dëshira për të eksploruar vende dhe kultura të reja është gjithmonë pjesë e planeve dhe diskutimeve mes nesh. Me këtë dua të them që për të udhëtuar nuk kërkohet një kosto e jashtëzakonshme, mjafton të kesh dëshirën dhe njeriun e duhur në krah. Vitin e kaluar mbyllja nga pandemia na dha një mundësi të artë që të njihnim edhe më tepër Shqipërinë, thuajse në çdo cep të saj. Ndërsa këtë vit prej muajsh monitoruam çështjen e kufijve, veçanërisht me shtetet e BE. Siç e thashë edhe më sipër na ka tërhequr gjithmonë kultura dhe arkitektura e vendeve të ndryshme, ndaj vendosëm të realizojmë një Road Trip me makinë në disa nga vendet më të veçanta të Europës.

Cilët destiancione keni përshkuar gjatë këtyre ditëve?

Dy vite më parë ne zhvilluam një tur nëpër të gjithë Kroacinë dhe me bindje mund të them që është një nga destinacionet pranë Shqipërisë që nuk duhet lënë pa u shijuar. Ndaj vendosëm ta rinisim udhëtimin nga Kroacia, aty ku e kishim lënë dy vite më parë, por këtë radhë në disa vende të Kroacisë që nuk patëm kohë t’i shikonim herën e fundit. Më tej ndalesa e radhës ishte Sllovenia, përkatësisht në Lubjanë që është edhe kryeqyteti. Ajo që na bëri përshtypje nga Lubjana ishte arkitektura e përafërt me atë të Italisë me sheshi dhe tre urat e famshme përgjatë lumit të rrethuar me kafene tipike për vendet e Ballkanit.

Më pas u zhvendosëm në Austri me Vienën si ndalesë të radhës të cilën deri tani e kishim përfytyruar përmes përshkrimeve në libra dhe sugjerimeve të miqve. E cilësuar si porta për në Europën e Lindjes, Viena të përçonte menjëherë art dhe kulturë duke bërë që përshkrimet e shkruara në libra për këtë qytet të ishin identike edhe sot. Pasi lamë Vienën u drejtuam për në Gjermani ku qëndruam më gjatë duke vizituar disa qytete. E nisëm me Stuttgartin, qytetin më të gjelbër të Gjermanisë për të vijuar me Frankfurtin ku gërshetohen të gjitha kulturat për të përfunduar në Dortmund, një qytet relativisht më i qetë në dukje, por që ka gjallërinë e të rinjve duke qenë se aty studiojnë një numër relativisht i lartë studentësh nga e gjithë bota, përfshirë edhe ato shqiptare. Turin tonë nëpër Europë e vazhduam me Holandën, ku sigurisht nuk mund të rrinim pa ndaluar në Amsterdam. Nga ky tur për në Amsterdam do mbetet edhe më i veçantë duke qenë se kurorëzuam dashurinë tonë.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-12-at-19.40.15.mp4

Ç’mund të them për Amsterdamin?! Është një nga ato qytete ku jo vetëm arkitektura por edhe njerëzit dhe natyra janë në harmoni me njëri tjetrin duke bërë që ti të ndjehesh vetvetja si në asnjë vend tjetër. Mbasi shijuam Amsterdamin destinacioni i radhës ishte Franca, konkretisht në Strasbourg. Një qytet fantastik që të përfshin menjëherë në aristokracinë dhe snobizmin francez. Rruga e kthimit e bërë me pushime na dha mundësinë që të shihnim për një kohë më të shkurtër qytete më të vogla si Maribori në Slloveni, Grazzi në Austri dhe Splitin e Kroacisë. Prandaj dua tua këshilloj të gjithëve udhëtoni, udhëtoni, udhëtoni!

Keni udhëtuar vetëm apo në shoqërinë e personave të tjerë?

Pjesën më të madhe të udhëtimit kemi qenë vetëm ne të dy përjashtuar Amsterdamin ku na u bashkuan vëllai i Erjonit dhe motra ime që jetojnë në Gjermani. Gjatë ndalesave sigurisht takuam miq të cilët jetojnë në Europë, si në Francë dhe Austri.

Kishit folur më përpara për planet për martesë?

Në fakt kjo temë është cekur por jo diskutuar gjerësisht mes nesh. Prandaj dhe propozimi që më bëri Erjoni në Amsterdam ishte i gjithi një surprizë e madhe për mua si duket edhe në video. Ai e kishte menduar prej kohësh vendin dhe të gjithë idenë dhe madje e kishte diskutuar edhe me familjarët tanë siç e do zakoni shqiptar, por pa dijeninë time. Të gjithë familjarët tanë e dinin. Vetëm unë jo.

Si e kishe imagjinuar propozimin për të lidhur jetën me njeriun e zemrës?

Si të gjithë vajzat dhe unë jam rritur me ëndrrat që me ushqenin librat dhe filmat. Por kurrë nuk e kisha imagjinuar kaq të bukur dhe të veçantë aq më tepër në Amsterdam. Erjoni ishte kujdesur për të gjitha detajet, dhe gjatë diskutimeve me familjarët kishin rënë dakord që vëllai i Erjonit dhe motra ime të ishin pjesë e momentit të rëndësishëm në jetën tonë dhe gjithashtu të më shpërqendronin për të mos kuptuar asgjë deri në momentin e propozimit. Për mua ajo do të mbetet për shumë kohë dita më e veçantë e jetës time, e cila me fali emocione të paharrueshme dhe e gjithë kjo falë personit të mrekullueshëm që unë në kam në krah. E si mund të thuash jo, një momenti të tillë kur e rrethuar nga dashuria e njerëzve të tu më të dashur.

Vip-magazine.al

Ëndrra gjermane e të rinjve shqiptarë, kjo është kompania që ju vjen në ndihmë nëse po kërkoni një të ardhme të sigurt

“Amanet”, regjisori zbulon për Vip Magazine domethënien e këngës së fundit të Luizit

Muzika në gen! Djali i artistit të njohur tregon si lindi pasioni për këngën folklorike: E nisa aty ku e la babi

Një familje e dashuruar me futbollin, komentatori flet për ëndrrën e bërë realitet! Sekretet e “zanatit”

Si të kujdesemi për macet, Pet Shop Lucky na tregon këshillat që duhet të kemi parasysh

TAGGED:erjon cikuina allkanjari

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Elhaida Dani tregon nëse ka plan të vesh fustanin e bardhë
Next Article Një “test i shkurtër” për të kuptuar: A je i varur nga telefoni dhe rrjetet sociale?

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Emision i ngjashëm me “Big Brother”? Arbana Osmani drejt rikthimit në televizion, këtë herë në Top Channel!
Të famshëm
May 18, 2025
Ç’ndodhi mbrëmë në Goca & Gra? Jozi përplaset me Eglën
Të famshëm
May 18, 2025
Tërmet i fortë në Greqi, dalin detajet e para
Rajon
May 18, 2025
Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje, ja si reagoi ai
Të famshëm
May 18, 2025

Lexo edhe:

Intervista

Rudina Hajdari rrëfehet si asnjëherë më parë, jeta mes Shqipërisë e SHBA-ve/ Pengjet, politika, jeta private e tashmja dhe perspektiva

August 22, 2022
Intervista

I ndau lufta, gruaja e shqiptarit në Ukrainë: Jemi në ferr, qyteti im u shkatërrua, bombat nuk ndalen

March 3, 2022
AktualitetIntervista

Histori frymëzuese! Vajza me sindromën Down punon si ndihmës stomatologe në Kosovë, mjeku: Çfarë ndryshoi me ardhjen e saj

March 21, 2021
IntervistaTë famshëm

Rrëfimi i Princ Harryt: Nuk doja të largohesha kurrë nga familja mbretërore, por bëra atë që çdo burrë dhe baba do të bënte!

February 26, 2021
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?