Këngëtarja Fjolla Morina duket se është arratisur drejt Dubait, së bashku me partnerin e saj, Fisnik Syla.
Ajo ka publikuar foto të ndryshme nga udhëtimi i tyre, mirëpo një detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Fjolla është shfaqur me barkun më të rrumbullakosur se zakonisht.
Ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se ajo është në pritje për t’u bërë nënë për herë të tretë.
Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, pasi Fjolla dhe Fisniku nuk kanë reaguar ende mbi këto aludime.