Friday, March 29, 2024

|

spot_img

“Për shkak të Tik-Tok kemi 2 vetëvrasje”, kreu i Urdhrit të Punonjësve Socialë tregon kërkesën që është bërë tek AMA

po lexohet

Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vata thotë se Tik-Tok është i dëmshëm, sidomos për adoleshentët, pasi sipas tij, në këtë aplikacion promovohet gjuha e dhunës dhe urrejtjes.

Në emisionin “Review”, Vata u shpreh për shkak të këtij aplikacioni, në Shqipëri janë kryer dy vetëvrasje.

Ndër të tjera, Vata nënvizoi se një vit më parë, është bërë kërkesë në AMA për mbylljen e Tik-Tok, por nuk u dha asnjë përgjigje.

“Tik-Toku, për mua është një ndër shqetësimet më serioze. Mua personalisht, gjatë eksperiencës sime të punës, me rastet që jam ndeshur te linja e këshillimit për fëmijë, unë kam qenë gjithë kohës në situatë alarmi, për aktualitetin që ndodhte, për tipologjinë e rasteve që ndodhin, për gjuhën e dhunës, urrejtjes, për nivelin e agresivitetit, për nivelin e diskriminimit, bullizmit, për të gjitha llojet e niveleve të dhunës, për adoleshentë dhe të rritur.

Të gjitha ndodhin në Tik-Tok. Në Shqipëri, për shkak të Tik-Tok ke dy raste vetëvrasje adoleshentësh. Ne kemi bërë kërkesë, që Tik Tok të mbyllej në Shqipëri, para një viti më parë, te AMA”, theksoi ai.

të fundit

Çfarë ndodhi mes tyre? Ndahet çifti i njohur i showbizit

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra...

të ngjashëm