Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Pasi Ilir Shaqiri rrëfeu tradhtinë që për pak i prishi familjen, gruas italiane s’i intereson më ta mbështesë(FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Pasi Ilir Shaqiri rrëfeu tradhtinë që për pak i prishi familjen, gruas italiane s’i intereson më ta mbështesë(FOTO)
Të famshëmTv Shows

Pasi Ilir Shaqiri rrëfeu tradhtinë që për pak i prishi familjen, gruas italiane s’i intereson më ta mbështesë(FOTO)

Last updated: October 17, 2021 16:42
7 Min Read
SHARE

Gjatë njërës prej lojërave javore të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, në një komunikim me aktoren Ariola Demiri, u pyet për “çmendurinë më të madhe në jetë” dhe rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën.

 “Çmenduri do quaja eksperiencën e fundit, që qe dhe shumë traumatike. Pati shumë sfumatura, nga e bukura te tragjikja, nga vuajtja te gëzimi. Qe pikërisht ajo që thashë më parë për punën e tradhtisë. Njoha një balerinë që ma hoqi petllën [siç] e thënë kështu… Filloi si lojë dhe luaj e luaj e luaj, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për tre vjet. Flasim për një periudhë jo shumë të largët. “Gjeta shumë gjëra që ndoshta kishin vite që më mungonin. Një mënyrë ndryshe. Një dinamikë ndryshe. Që nga e folura në kohë të ndryshme. Nëse ka pasur një çmenduri në jetën time mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen. E vura jashtëzakonisht në rrezik”, tregoi ai.

Demo

Po si ia dolën ta shpëtonin martesën në kohë. “Familja u shpëtua falë inteligjencës së gruas sime dhe zemrës së saj dhe intelektit dhe zgjuarsisë sime, që arrita të kuptoj që isha futur në një labirint dhe nuk kishte më kuptim të vazhdoja përpara pa ditur ku do të shkoja. Më mirë, urgjentisht, të kthehesha mbrapsht aty ku ishte drita, sesa të rrija në këtë labirint me shekuj të tërë, edhe pas vdekjes, duke qarë vetveten. Me të vërtetë, që edhe sot e kësaj dite do isha duke qarë vetveten buzë ndonjë trotuari, a fast food a nuk e di se ku dhe ndoshta nuk do të isha as këtu”, shtoi Ilir Shaqiri.

Lexo edhe:

Juliana Nura: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje!
“Kanë nevojë për ndihmë”/ Kiara Tito reagon pas komenteve negative për Luizin, ja çfarë thotë
Rrjeti po zien/ Çfarë i ka ndodhur Olta Gixharit? Pamjet bëhen virale (Foto)
Ish-kryeministri kanadez dhe Katy Perry konfirmojnë romancën mes tyre!

Ai e konsideroi këtë moment si një “goditje shumë të fortë” për martesën e tyre dhe familjen që kanë krijuar: “Falë Zotit dhe falë gruas që kam, vajza nuk kuptoi asgjë nga kjo. Imagjino çfarë grua të zgjuar kam. Falë zgjuarsisë së kësaj femre që ka emrin Emmanuela, Emily nuk kuptoi asgjë.” 

LEXO EDHE:

Del FOTO/ E dhunoi dhe tradhtoi për disa vite, a është ky ish-bashkëshorti i Arjola Demirit

Në një intervistë në “Dommenica Live” në vitin 2016, Ilir Shaqiri prezantoi për herë të parë familjen. Ai u shfaq me bashkëshorten, Emanulea Mori, një aktore telenovelash divë në kohën kur janë njohur, dhe vajzën e tyre Emily.

“Jemi njohur para 13 viteve në emisionin ‘La Sai L’ultima’. Në atë kohë nuk isha shumë i sigurt dhe nuk kisha shumë para. Për të dalë me Emanuelan duhet të paguaja picat, dhe kjo s’ishte aspak e lehtë për mua”, tha ai asokohe.

Por si reagoi familja pas rrëfimit të kësaj tradhtie? Vajza, Emily, e cila merret me balet dhe aktrim, postoi një foto me të atin, ku shkruante: “Përqafimet më të mira në botë. Më mungon pa masë babi, por jam krenare për ty. Krenare për rrugën tënde në ‘Big Brother VIP’. Mami dhe unë të ndjekim dhe të kuptojmë. Rri i qetë. Të dua shumë shpirti!”. 

Ndërsa Emanuela hoqi dorë direkt nga mbështetja që mund t’i bëntë si lojtar për të fituar 100 mijë eurot. Në rrjetet sociale ajo nuk po bën asnjë postim ku të shprehë mbështetjen e saj. Në një intervistë të mëparshme, ai rrëfeu në Shqipëri njohjen me gruan artiste.

“Jemi njohur në Milano. E kam takuar gjatë një transmetimi televiziv, ‘La sai ultima’ dhe ajo ishte një nga vajzat e spektaklit. Aty u pamë për herë të parë, por dukej se ishte një raport i destinuar që të konsolidohet gjithmonë e më shumë. Më pas unë zbrita në Romë, kjo falë edhe Emanuelës dhe aty nisi jeta jonë familjare, ku më pas lindi edhe vajza, Emily. Takimet e para vështirë t’i harrosh. Për mua ishte dashuria e parë dhe e rëndësishme me një italiane. Mes nesh ndodhi një afeksion i drejtpërdrejtë, u pëlqyem menjëherë që të dy, nuk kishte nevojë për komplimente, por ishte një dashuri me shikim të parë dhe ashtu vazhdoi edhe më pas. 

Ndoshta edhe mund të qeshni, por ishte interesante që në takimet e para me Emanuelën, unë mundohesha ta bëja kurioze, t’i ‘blija’ mendjen, ta tërhiqja sa më shumë rreth vetes, i flisja shqip. Ato çka doja t’ia thosha në italisht, ia thosha në shqip, ‘je shumë e bukur’, ‘ti më pëlqen shumë’, ‘a do vish me mua”’, dhe nga ana tjetër shihja që ajo hapte sytë dhe bëhej kureshtare të dinte se çfarë i thosha. Kjo ishte një taktikë strategjike nga ana ime që përdora si armë për ta bërë për vete. Përdora shqipen dhe zgjova kuriozitetin e saj… një taktikë origjinale, alla Shaqiri. (qesh)”

Por koha e shuan pasionin. Ç’e zëvendëson atë një element rezistues ndaj kohës? “(Qesh) Po u shua pasioni fillojmë sërish nga e para, por ama kësaj here me disa fraza gjermanisht, pasi në shqip tashmë Emanuela kupton shumë mirë. Nëse termometri vjen dhe ulet, atëherë duhet ta kemi çdo kohë nën kontroll. 

Ne të dy jemi të ngjashëm si fizionomi, aq sa shumë persona na pyesin “A jeni motër e vëlla”? Madje edhe vajzën, Emily ndodh shpesh të mos dinë të ndajnë se kujt i ngjason më shumë nga ne. Si karakter jam një kokëderr shqiptar (qesh), Emanuela, një italiane shumë e butë. Në karakter jemi pak të ndryshëm, ndonëse ka gjëra që na përputhen në lidhje me ndjenjat, si sinqeriteti, bujaria… 

Ama kur ndodh të zihemi ai që hap rrugën i pari, është ajo, qoftë edhe në rastet kur unë e kam fajin. Emanuela është shumë e zgjuar dhe ndonjëherë kam frikë se i kupton aq mirë gjërat madje edhe pa qenë nevoja të flas shumë. Nga ana tjetër e adhuron mënyrën se si jemi gatuar ne shqiptarët, e njeh karakterin tonë, mentalitetin, jetën… Kemi kaq kohë që shoqërohemi edhe me Anbetën, Kledin e shumë të tjerë nga të cilët Emanuela ka mësuar shumë për ne”, tha ai.

Luizi rikthehet me këngë romantike, duet me Altin Shirën
Kandidat për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj feston 40-vjetorin: Zbulova sa i fortë jam fal atyre që kanë dashur të më bëjnë keq
Dueti me Rovena Dilon, motive greke? Gena: 100% shqiptare, Rozana vjet po
G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale
Miss Kosova: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës
TAGGED:Arjola Demiriilir shaqiri

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Metodat që duhet të dini/ Si të pushoni dhimbjen e kokës pa ilaçe
Next Article Hermes Nikaj flet pas daljes nga arresti i shtëpisë, zbulon planet dhe në çfarë emisioni do e shohim së shpejti

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pas tre muajsh në koma, humb jetën Arjan Kraja! Heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë
Aktualitet
October 14, 2025
Horoskopi javor për të gjitha shenjat: Shenjat që do të kenë një periudhë emocionuese
Horoskopi
October 14, 2025
Parashikimi i motit, 14 tetor 2025. Si do variojnë temperaturat
Moti
October 14, 2025
Horoskopi 14 tetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
October 14, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Luizi rikthehet me këngë romantike, duet me Altin Shirën (VIDEO)

October 13, 2025
Të famshëm

Fejesë mbretërore në bregdetin shqiptar, detaje nga festa private e Leka Zogut dhe Blerta Celibashit

October 11, 2025
Të famshëm

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

October 11, 2025
Tv Shows

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Por nuk largohem nga misioni për ndryshim

October 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?