Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Para apo pas dreke, kur duhet t’i hani frutat? Ja çfarë thonë ekspertët
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Para apo pas dreke, kur duhet t’i hani frutat? Ja çfarë thonë ekspertët
Shëndeti

Para apo pas dreke, kur duhet t’i hani frutat? Ja çfarë thonë ekspertët

Last updated: August 31, 2024 07:14
5 Min Read
SHARE

Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri.

Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit.

Demo

Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes. Kur vjen puna tek frutat, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave.

Lexo edhe:

Alarmi i ekspertëve: Cigaret elektronike tek të rinjtë trefishon gjasat për t’u bërë duhanpirës
Ecja apo vrapi, ja cili aktivitet është më i mirë për shëndetin
Zgjedhja e gabuar e këpucëve dëmton gjithë trupin, rreziqet që nuk i mendoni
Nga shëndeti i zemrës te përmirësimi i kujtesës, ja disa nga arsyet pse duhet të konsumoni avokado

Në artikullin e sotëm, do të gjeni sugjerimet për kohën e duhur të ngrënies së frutave.

Ngrënia e frutave në drekë

Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe jo në fillim. Por shumë njerëz besojnë se për të shmangur problemet me tretjen, e mira e të mirave është që frutat dhe ëmbëlsirat të hahen përpara ushqimit, sepse përpos të tjerave do të ndiheni më të ngopur.

Kjo është e vërtetë. Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.

Kjo nuk ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë. Nga pikpamja ushqimore, ngrënia e frutave në drekë, nuk ju ndihmon aspak të humbni kilogramët e tepërt. E njëjta gjë vlen edhe për gjatë ditës.

Frutat përshpejtojnë metabolizmin, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë.

Nëse qëndroni shtrirë në divan ose në shtrat, metabolizmi punon ngadalë, pavarësisht sasisë së frutave që ju konsumoni.

Me gjasë, shumica e njerëzve konsumojnë vetëm një frut pas ushqimit, duke e konsideruar atë si ëmbëlsirë.

Darka është periudha më e keqe për të ngrënë fruta.

Shumica e ushqyesve humbasin gjatë tretjes dhe si pasojë e fermentimit të sheqernave. Ja përse disa njerëz ndihen keq kur hanë fruta pas darkës.

Edhe ngrënia e frutave sa herë të dëshironi gjatë ditës, nuk është e këshillueshme. Frutat përmbajnë fruktozë të cilën trupi e kthen në glukozë dhe energji. Nëse nuk e harxhoni energjinë, atëherë do të vuani pasojat e kilogramëve të tepërt.

Përse frutat janë një zgjedhje e mirë në vend të ëmbëlsirës:

Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me ushqyes (në rastet kur nuk e teproni)

Ato janë të pasura me vitamina, ushqyes dhe minerale

Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kronikeJu ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme

Janë një alternativë më e shëndetshme në krahasim me ëmbëlsirat që përmbajnë sheqerna të rafinuar

Ato ju ngopin por jo duke e tepruar

Disavantazhet:

Duke qenë se shumica e frutave përmbajnë sheqer, niveli i tij në gjak do të jetë shumë i lartë dhe ky është problem për ata që vuajnë nga diabeti.

Ato nuk mund t’ju ndihmojnë të humbisni në peshë, nëse ushqimet i zëvëndësoni me fibra.

Kur është koha më e mirë për të ngrënë fruta?

Frutat duhen ngrënë në mëngjes

Nëse hani fruta në mëngjes, do të pajiseni me një dozë të shëndetshme energjie natyrale. Metabolizmi funksionon shumë mirë deri në drekë.

Nëse hani një mollë, portokall, luleshtrydhe apo dardhë në mëngjes (bashkë me ushqime të tjera të shëndetshme sigurisht) do të digjni më shumë kalori se në rastin e të pirit vetëm një filxhan kafeje.

Por frutat mund t’i hani edhe gjatë pasdites, atëherë kur ju bien bateritë dhe keni sërish shumë punë për të bërë ose për të shkuar në palestër.

Frutat janë një përbërës thelbësor i një regjimi të shëndetshëm ushqimor, për sa kohë i hani në kohën e duhur. Çdo gjë varet nga organizmi dhe sasia e frutave që konsumoni.

Nëse dëshironi të konsumoni disa kokrra rrush në mbrëmje, nuk ka arsye për t’u shqetësuar por shmangni alternativat më të rënda për stomakun siç është banania.

Rregulli bazë sipas ekspertëve është:

Mos hani fruta të rënda pas darkës

Hani fruta në mëngjes

Hani fruta gjatë pasdites

Këshilla e fundit por jo për nga rëndësia: Mos përzieni fruta të ndryshme në një pjatë. Konsumoni vetëm një frut të caktuar dhe zgjidhni gjithmonë alternativa të freskëta dhe organike./AgroWeb.org

Depresioni i vjeshtës! Çfarë është dhe si ta përballojmë
Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri
Çfarë zbulon aroma e trupit për shëndetin tonë!
Të jetosh pranë detit të zgjatet jeta me disa vite, por nuk është vetëm jodi
Çaji i nxehtë në verë? Ja 5 përfitimet surprizuese që nuk i dinit më parë
TAGGED:fruta

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Dominojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike, temperatura deri në 35 gradë
Next Article Gripi stinor/ Si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

U arrestua nga policia sapo zbriti nga avioni? Reagon për herë të parë reperi Mozzik
Profili i Vipave Të famshëm
September 17, 2025
Spekulimet për kostot e dasmës, Genar Topalli reagon pas akuzave: Na ndihmuan financiarisht prindërit e Cindyt
Të famshëm
September 17, 2025
Projektligji/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën përcaktimit të gjinisë që dëshiron
Sociale
September 17, 2025
Aktorja shqiptare u bë imazhi i Diellës, tregon si e regjistroi portretin dhe zërin. Sa është paguar?
Aktualitet
September 17, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Cili është fruti i verës që meriton titullin superushqim?

August 14, 2025
Shëndeti

Një filxhan kafe në ditë, mund të ketë efekt rrënjësor në shëndetin e zorrëve

August 12, 2025
Shëndeti

Ankthi gjatë shtatzanisë! Çfarë e shkakton dhe si mund ta trajtoni?

August 3, 2025
Shëndeti

Pesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

July 31, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?