Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, deklaroi mbrëmjen e kaluar në “Top Story” se nuk do të dalë në fushatë me Sali Berishën, deklaratë për të cilën kreu i demokratëve ka reaguar sot.
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë.