Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Një qasje sistemike për fuqizimin e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Një qasje sistemike për fuqizimin e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor
Sociale

Një qasje sistemike për fuqizimin e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor

Last updated: November 29, 2021 16:34
6 Min Read
SHARE

Sfidat aktuale me të cilat përballet prodhimi, tregtia dhe konsumi i sigurt i ushqimit kërkojnë një përgjigje më efikase ndaj incidenteve të sigurisë ushqimore, për t’iu përshtatur më mirë kërkesave dhe nevojave me të cilat ndeshen sot shtetet. Është jetike pasi, kur bëhet fjalë për konsumatorin, e vetmja gjë që ka rëndësi është që ushqimi që konsumojmë të jetë i sigurt dhe i ushqyeshëm.

Për këtë qëllim, në një aktivitet trajnimi dyditor për sigurinë ushqimore u mblodhën së bashku në Durrës përfaqësues të këtij sektori në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar rreth mënyrave të përmirësimit të sigurisë ushqimore dhe ndërmarrjen e nismave të duhura për parandalimin e sëmundjeve dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial për përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Me mbështetjen e OBSh-së dhe ndihmën financiare të BE-së, 25 pjesëmarrës nga 6 vende të rajonit Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Durrës më 25–26 nëntor 2021 për të punuar për fuqizimin e kapaciteteve të tyre thelbësore për parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve të shëndetit publik që lidhen me ushqimin e pasigurt.

Lexo edhe:

‘Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët’, Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia
Skandali/ Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola’?
Shokuese/ Një person i maskuar grabit motrën e Gjestit. Dalin pamjet
“Protesto për zbritjen e çmimeve”, thirrje qytetarëve të bojkotojnë për 5 ditë supermarketet, shkak çmimet e larta

Në fjalën e saj në këtë takim, Dr. Eugena Tomini, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, theksoi se në kuadrin e sistemeve të qëndrueshme ushqimore, “është shumë e rëndësishme që të forcohen kapacitetet në Ballkanin Perëndimor lidhur me epidemiologjinë, parandalimin dhe kontrollin e patogjenëve që vijnë nga ushqimi, duke u përqëndruar në komunikimin e rrezikut, rezistencën antimikrobike dhe perspektivën e qasjes ‘Një shëndet’.”

Me pjesëmarrjen në aktivitete të tilla si ky seminar, shtoi ajo, menaxherët e programeve kombëtare të sigurisë ushqimore dhe përfaqësuesit e tjerë qeveritarë të përfshirë në përgjigjen emergjente të sigurisë ushqimore, familjarizohen me instrumentet e analizës së rrezikut duke u njohur edhe me zbatimin në praktikë të këtyre modeleve për hetimin dhe reagimin ndaj ushqimit dhe emergjencave të sigurisë.

Teksa pandemia e COVID-19 duket se ka nxjerrë në pah dobësi sistemike pothuajse për të gjithë vendet tona, për Dr. Gerald Rockenschaub, Përfaqësues i OBSh-së dhe Drejtues i Zyrës në Shqipëri, është e rëndësishme që të shfrytëzojmë këto mundësi për fuqizimin e sistemeve tona për t’iu përgjigjur më mirë çdo emergjence dhe krizave të ardhmshme.

“Një nga ato emergjenca të cilave duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë, është siguria e ushqimit,” tha ai, duke shtuar se rekomandimet e Raportit Monti për rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit “theksojnë qartësisht se nisma ‘Një Shëndet’ është qasja e duhur për të ecur përpara,” që do të thotë se ne duhet t’i trajtojmë së bashku çështjet e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mjedisit, dhe në këtë mënyrë, “t’i forcojmë sistemet tona me qëllim menaxhimin më të mirë dhe parandalimin e emergjencave që mund të ndodhin në të ardhmen.”

Dr. Abebayehu Assefa Mengistu, Koordinator i Qendrës Ballkanike të Emergjencave të Zyrës Rajonale të OBSh-së për Europën, theksoi se siguria ushqimore është një çështje ndërkufitare, dhe si e tillë, ka nevojë për përmirësimin e procedurave dhe praktikave të hetimit e përgjigjes ndaj incidenteve dhe emergjencave të sigurisë ushqimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Nuk ka garanci pa siguri ushqimore”, theksoi ai, duke paralajmëruar se përveç transmetimit të më shumë se 200 sëmundjeve përmes ushqimit, çështja e sigurisë ushqimore mund të ndikojë edhe në ekonominë e rajonit.

Trajnime të tilla janë krijuar për të ndihmuar sektorët e shëndetit publik, sigurisë ushqimore dhe veterinare të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë përfaqësuesit e ministrive të shëndetësisë dhe bujqësisë, për t’u njohur dhe mësuar më shumë rreth mjeteve të analizës së rrezikut, procedurave standarde të funksionimit, udhëzimeve, protokolleve dhe udhëzuesve që ndihmojnë në përgjigjen e efektshme ndaj sëmundjeve që vijnë nga ushqimi, komunikimin dhe shkëmbimin e informacione, tha Dr Mengistu.

Seminari e vuri theksin në bashkërendimin ndërsektorial, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit, dhe sinergjinë e rolit që siguria ushqimore dhe bujqësore ka për shëndetin publik. Folësit ishin ekspertë nga Rrjeti i Autoriteteve Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore FAO/OBSh (INFOSAN), Zyra Rajonale e OBSh-së për Europën dhe autoritetet kombëtare.

Çdo vit, vetëm në Europë dhe Azinë Qendrore, mbi 23 milionë njerëz sëmuren nga sëmundje të shkaktuara nga ushqimi, duke rënduar më së shumti të varfërit dhe të rinjtë. Përveç kësaj, sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi janë përgjegjëse për 5 000 vdekje të parandalueshme çdo vit.

Ushqimi i pasigurt përmban baktere, viruse, parazitë ose substanca kimike të dëmshme që mund të shkaktojë më shumë se 200 sëmundje të ndryshme – duke filluar nga diarreja e deri te kanceret. Në mbarë botën, rreth 600 milionë – pothuajse 1 në 10 njerëz – sëmuren pasi hanë ushqim të kontaminuar çdo vit, duke rezultuar në 420 000 vdekje.

###

Kush është ish missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevis?

Elton Ilirjani jep lajmin e dhimbshëm për Parashqevi Simakun

“Kaloi probleme të rënda, për pak iku nga kjo botë”- Ish-këshilltari: Ja ku jeton Fatos Nano sot

Drejt përfundimit fushata e ndërgjegjësimit për vaksinimin në kohë ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës

Pezullohet mësimi në 77 shkolla për shkak të motit të keq, mes tyre dhe disa në Tiranë

TAGGED:Obsh

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pas Donaldit dhe Beatrix, edhe dy konkurrentë të tjerë kapen në momente romantike(VIDEO)
Next Article Sprova, sukses dhe takime! Meri Shehu bën parashikimin: Këto 3 shenja horoskopi do marrin një super lajm

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Limi tradhton Albën/ Shfaqet me një vajzë tjetër — Reagon Alba (FOTO)
Të famshëm
May 20, 2025
Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë, postuan tituj ‘Kosova është Serbi’
Aktualitet
May 20, 2025
“Sa më shumë luftoni…”/ Horoskopi për sot: Mes teje dhe partnerit ka shumë…
Horoskopi
May 20, 2025
Arjola jep lajmin e trishtë, humb njeriun e zemrës
Të famshëm
May 20, 2025

Lexo edhe:

Sociale

“Djali nuk e njihte”, Iliriani tregon takimin e Parashqevisë dhe Luke: I biri ishte shumë i trembur, erdhën të maskuar

January 6, 2025
Sociale

Bota në alarm për shpërthimin e virusit të ri në Kinë, çfarë është HMPV?

January 5, 2025
Sociale

Ndryshon bonusi i fundivitit për pensionistët. Këto kategori do të përfitojnë më shumë

November 16, 2024
Sociale

3 % e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjësit me inteligjencën artificiale

September 30, 2024
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?