Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Nga Xhemi Shehu te Antonio Banderas-i shqiptar? Kush janë VIP-at që do të bashkëjetojnë në Big Brother për të fituar 100.000 euro! Arbana Osmani zbulon detajet
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Nga Xhemi Shehu te Antonio Banderas-i shqiptar? Kush janë VIP-at që do të bashkëjetojnë në Big Brother për të fituar 100.000 euro! Arbana Osmani zbulon detajet
Profili i VipaveTë famshëm

Nga Xhemi Shehu te Antonio Banderas-i shqiptar? Kush janë VIP-at që do të bashkëjetojnë në Big Brother për të fituar 100.000 euro! Arbana Osmani zbulon detajet

Last updated: August 22, 2021 11:34
7 Min Read
SHARE

Në tetor do të nisë “Big Brother Vip” dhe siç është thënë më parë, drejtuesja e këtij emisioni do të jetë Arbana Osmani.

Moderatorja me një postim së fundmi na ka treguar se do të jetë ajo që do të drejtojë emisionin, teksa postoi foto me fituesit nga “Big Brother 1” e në vijm.

Më pas, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit, ku ata kanë bërë pyetje rreth formatiit që do të fillojë së shpejti. “Sa do të jetë çmimi i madh këtë vit”, e pyeste një ndjekës, ndërsa Arbana përgjigjet: “Çmimi i madh në Big Brother do të jetë 100.000 euro”.

Lexo edhe:

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti
Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)
Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Arbana Osmani konfirmoi vetë në rrjetet sociale se do jetë moderatorja e “Big Brother VIP” përmes një rrëfimi emocionues, ndonëse në media ishte zbuluar prej kohësh se formati i ishte besuar asaj sërish.

Teksa kurioziteti rreth programit që rikthehet pas 4 vitesh është i madh, përmes një interviste virtuale në “Instastory”, ajo u është përgjigjur edhe disa prej pyetjeve në lidhje me realizimin dhe për konceptin e tij. Arbana ka zbuluar se “reality show” do të nisë në tetor në “Top Channel” dhe “Digitalb” dhe ndryshe nga më parë do jenë dy spektakle të javë, ndërsa çmimi i madh do të jetë 100 000 euro, siç u përmend më sipër.

E pyetur rreth opinionistit, ajo nuk ka zbuluar emër, por ka thënë se do jetë dikush që përfaqëson më së miri opinionin e publikut. Ndërsa nëse do jetë pjesëmarrës ndonjë nga emrat e lakuar në media, Arbana refuzon të japë përgjigje.

LEXO EDHE:

Gruaja afgane lind në avionin e evakuimit, piloti bën veprimin e zgjuar për t’i shpëtuar jetën gruas (FOTO)

“Big Brother VIP është format ndërkombetar dhe produksioni shqiptar do të ndjekë linjat që ndjekin produksionet e ngjashme kudo në perëndim. Që domethënë kasti do të zbulohet në një datë të caktuar dhe jo tani”, tha ajo.

Po kurioziteti më i madh deri tani lidhet me protagonistët, pra, personazhet e njohur që do të marrin pjesë. Kështu, pas përfoljes se mund të jenë pjesë e showt, Hygerta Sako, Valbona Mema e Vesel Kurtishaj, këto ditë janë lakuar dhe dy emra të tjera, që janë pikërisht mikesha e saj e ngushtë Xhemi Shehu dhe këngëtarja që flitet se është fejuar në Austri, Greta Koçi.

Emri i Xhemit u lakua pas një postimi të Arbanës. Në postimin që bëri Arbana, ku tregoi emocionet ndër vite, por dhe momentin e parë kur Tani Hoxha i besoi “Big Brother 1”, komentoi dhe Xhemi.

“Mezi po pres të na vëzhgosh pak”, ka komentuar Xhemi poshtë postimit të Arbanës dhe kaq është dashur që fansat të fillojnë me dyshimet se ajo mund të jetë një nga konkurrentet VIP të reality-show.

Ndërsa aludimeve për Gretën, këngëtarja u ka dhënë vetë përgjigje. Mes shumë emrave që janë lakuar se mund të jenë pjesëmarrës në këtë “reality show”, ka qenë edhe ai i këngëtares Greta Koçi, e cila së fundmi ka thyer heshtjen dhe ka dhënë një përgjigje për të gjithë.

E pyetur nga ndjekësit e saj në “Instastory” nëse do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”, Greta ka dhënë një përgjigje të prerë duke thënë thjesht “Jo”, që nënkupton se mund të ketë marrë një ftesë nga produksioni, por që për arsyet e saj nuk mund ta ketë pranuar.

Por përveç vajzave të njohura, vetë Arbana ka ngjallur dyshime me postimin e një fotoje, për pjesëmarrjen e një djali në këtë program. Ajo ka takuar dhe shkrepur një foto me aktorin shqiptar që jeton në Itali, Antonio, i cili në “Instagram” njihet me emrin Antonio Kowdrin.

“Kafe mëngjesi me Antonio Banderasin tonë!”, shkruan Arbana poshtë fotos me aktorin, i cili ka qenë pjesë e kastit të një prej filmave të partnerit të saj, Eduart Grishaj.

Kaq u desh që ndjekësit e Arbanës të mendojnë se aktori do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Tashmë resorti i VIP-ave është gati dhe të gjithë presin se ç’do të ndodhë mes të famshmëve në 100 ditë izolim para kamerave.

Le të shohim si do të jetë ky “Big Brother Vip” që nuk do të presë kësaj here “banorë të zakonshëm”, por personazhe publike, që ne i shohim shpesh në rrjetet sociale dhe televizion e të cilët do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin, duke jetuar në izolim për 100 ditë.

Vetë televizioni e publikoi spotin e këtij projekti para tri vitesh. Ky spot zbuloi dhe filozofinë apo formulën e showt, që pas një dekade eksperiencë me protagonistë njerëz të zakonshëm, për herë të parë do të ketë si banorë personazhe të famshëm të “showbiz”-it, që bëjnë karrierë në fusha të ndryshme.

Në spotin në fjalë kuptohej ideja e këtij formati nëpërmjet pyetjeve që ngrihen, e secila ka përfaqësuesin VIP që mbart një histori personale.

“Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të dobësohesh me palestër! Të parakalosh në tapet të kuq! Të dobësohesh me ndihmën e doktorit! Të marrësh vesh dallaveret e fundit! Të bësh thonjtë! Të zgjedhësh madhësinë e gjoksit! Të frysh buzët pa rënë në sy!… Të bësh prapë thonjtë! Të gjesh paruken e duhur! Të fshish komentet e ‘hate’-ërsve! Të shpikësh një emër për beben e re! Të xhirosh gomat aty ku nuk lejohet! Të kërkosh falje publike! Është e vështirë, të jesh një VIP! Ata meritojnë që të çlodhen! E ku është resorti i VIP-ave?! “Big Brother Vip”… Së shpejti vetëm në ‘Top Channel’”, janë frazat e shkëputura nga ky spot i plot tre vjetëve më parë e që mbeten të njëjtat.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e njohur që do të pranojnë të bashkëjetojnë me miqtë apo rivalët e tyre e për më tepër që do të rrëfejnë jetën personale, apo dhe të njihen apo dashurohen në këtë shtëpi./panoramaplus

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

TAGGED:Antonio BanderasArbana osmanixhemi shehu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “ E dua akoma”/ 45 vjeçarja britanike zhgënjehet nga i dashuri i ri egjiptian që i vodhi paratë, e quajti “plakë e shëndoshë”!(FOTO)
Next Article Ermal Fejzullahu nuk kursehet aspak kur vjen puna tek bashkëshortja, i bën dhuratën që kushton miliona lekë(FOTO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dëshmia/ “Suel Çela mendoi se isha në gjumë”, i ekzekutuan të vëllain, Alibej: Aksesoja sistemin TIMS! Nga Çopjat, Qosja e Dumani, i kisha me foto hyrje-daljet e tyre
Aktualitet
June 5, 2025
Babai, si i dyshuar/ Detaje tronditëse nga vrasja tragjike e tri motrave të vogla: U gjetën me duar të lidhura dhe qese plastike në kokë
Botë
June 5, 2025
E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO)
Aktualitet
June 5, 2025
Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet
June 5, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

June 2, 2025
Të famshëm

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

June 1, 2025
Të famshëm

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

June 1, 2025
Të famshëm

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

June 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?