Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Nga dosja e SPAK te tenderi i rindërtimit, kush është ‘El Chapo”, biznesmeni në jahtin e ndaluar në Palasë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Nga dosja e SPAK te tenderi i rindërtimit, kush është ‘El Chapo”, biznesmeni në jahtin e ndaluar në Palasë
Aktualitet

Nga dosja e SPAK te tenderi i rindërtimit, kush është ‘El Chapo”, biznesmeni në jahtin e ndaluar në Palasë

Last updated: August 4, 2026 13:58
6 Min Read
SHARE
Banner

Pashk Gjinaj, i njohur edhe si Anton Gjinaj, është njëri nga katër personat që ndodheshin në bordin e jahtit të ndaluar së fundmi nga policia pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në zonën e Palasës.

Bashkë me të u ndaluan edhe Bruno Çela,  Leonard Hasa dhe Afrim Kastrati.

I njohur në fushën e biznesit në Shqipëri, Gjinaj është përmendur ndër vite në disa procedura gjyqësore dhe hetime pasurore.

Lexo edhe:

Defekti në linjën e ujësjellësit, UKT ndërhyn menjëherë! Kur pritet të rikthehet furnizimi në Daias dhe Lundër?
Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
iUTE Credit jep 4 milionë me ID-në e tjetrit, D&A Fin Partner i shkon viktimës për përmbarim

Gjinaj, i lindur më 8 prill 1966 në Pukë dhe në dokumentet e bëra publike nga autoritetet figuron edhe me emrin Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini). Sipas të dhënave të publikuara, ai ka ndryshuar emrin nga Pashuk Gjini në Anton Gjinaj në vitin 2011. Madje, ai ka marrë dhe pseudonimin ‘El Chapo’.

Aktiviteti në biznes

Emri i tij është lidhur me disa shoqëri tregtare që operojnë në sektorë të ndryshëm, përfshirë ndërtimin dhe aktivitete të tjera private.

Në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme ndërmori një procedurë pasurore ndaj tij, ku u vendosën masa sigurie mbi disa pasuri dhe shoqëri të lidhura me të.

Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, procedimi pasuror ndaj tij ishte regjistruar në vitin 2021 dhe përfshinte verifikimin e pasurive të tij dhe të personave të lidhur me të.

Në listën e pasurive të sekuestruara të publikuara nga autoritetet u përfshinë disa kompani, mes tyre “Alesio 2014”, si dhe subjekte të tjera tregtare.

Leje për 3 kulla në emër të ekonomistes dhe krushkut

Gjinaj zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, makina dhe llogari bankare.

Në atë kohë, u fol për një sukses të madh. Por tre vite më pas, goditja e SPAK ka rezultuar një “flluskë” pasi rrjeti i tij  ka vijuar aktivitetin duke përdorur njerëz të afërt si kamuflim. E më konkretisht, ekonomisten dhe krushkun e Pashk Rrapit.

Vetëm katër muaj pas sekuestrimit të pasurisë së Rrapit, më 10 tetor 2022, ekonomistja e “Alesio 2014”, Arjola Hysa, 30 vjeçe, regjistron në QKB një kompani të re: “Hein Invest shpk”, me kapital vetëm 100 mijë lekë. Për 3 vite, kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar.

Leja e parë: në nëntor 2024, për një kompleks prej tre kullash me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, në Sheshin Shqiponja.

Leja e dytë: në janar 2025, për një tjetër kompleks rezidencial, këtë herë me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë

Dy leje ndërtimi brenda dy muajsh për një kompani pa bilanc, pa punonjës dhe të lidhur ngushtë me një të dënuar për trafik droge.

Të gjitha këto leje janë miratuar nga agjencia e drejtuar nga Adelajda Roka, vëllezërit e të cilës ndërkohë janë në burg për një tjetër hetim të SPAK-ut për përfshirje në trafikun e drogës të grupit të Suel Çelës.

Në fillim të vitit 2025, në lojë hyn edhe një tjetër emër: Viktor Kola, krushku i tij. Ai regjistron kompaninë “Midha shpk”, në vitin 2022 me të njëjtat karakteristika si “Hein Invest”: pa kapital real, pa bilance, pa punonjës.

Megjithatë, më 26 mars 2025, kjo kompani përfiton leje ndërtimi për një tjetër projekt: “Guri Tower”, një kullë që do të ngrihet në Tiranë.

Ligjërisht, SPAK ka bllokuar pasuritë dhe aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Pashk Rrapit. Por ligji nuk ndalon që njerëzit e afërt të krijojnë kompani të reja dhe të marrin leje ndërtimi, edhe nëse lidhjet janë të dukshme.

Në këtë rast, dy persona të varur ekonomikisht dhe familjarisht nga Rrapi, kanë marrë në dorë projekte ndërtimi me vlerë dhjetëra miliona euro.

I përfshirë në trafikun e drogës, por rrëmbeu tenderin e Rindëtimit

Në prill të vitit 2022, Gjinaj u bë pjesë e tenderave të Rindërtimit në Shqipëri.

Mirëpo, pavarësisht problemeve me drejtësinë, në datë 14 qershor 2021 futet në garë nëpërmjet kompanisë Alessio- 2014 dhe fiton tenderin në Programin e Rindërtimit.

Bashkia e Lezhës me në krye Pjerin Ndreun e shpalli fitues Anton Gjinajn duke i tenderuar 760 milion lekë.

Çështja në Spanjë

Përpara hetimeve në Shqipëri, emri i tij ishte bërë publik edhe për një çështje penale në Spanjë.

Sipas dokumenteve të referuara nga SPAK dhe raportimeve mediatike, Gjykata Provinciale e Alicante në Spanjë e kishte shpallur fajtor Pashuk Gjinin dhe e kishte dënuar me 8 vite e 9 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Procedurat e mëvonshme në Shqipëri lidhen me aspektin pasuror të çështjes, ku autoritetet shqiptare verifikuan burimin e disa pasurive të lidhura me të.

Incidenti në Palasë

Emri i Pashuk Gjinajt u rikthye në vëmendje pas incidentit në zonën bregdetare të Palasës, ku policia ndaloi një jaht pas dyshimeve për përdorim arme zjarri.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur një akuzë konkrete ndaj tij për ngjarjen e fundit.

Pas ndalimit të jahtit dhe kontrolleve të kryera nga autoritetet, policia sqaroi se nuk u gjetën sende apo mjete të kundërligjshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.BoldNews.al

Përfshihet nga flakët kati i gjashtë i hotel Radisson në Tiranë, klientët dalin me urgjencë
Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari
Zjarri “rrethoi” Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive
Sherr për një VAJZË! Zbardhet DËSHMIA e Kristjan Sterjos për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë
TAGGED:Afrim KastratiAnton GjinajBruno ÇelaLeonard HasaPashk GjinajPashuk Gjini

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Sa krenare jam”/ Dua Lipa emocionohet pas përfundimit të Sunny Hill: E gëzuar për qytetin tonë!
Next Article Horoskopi i dashurisë për gushtin 2026: Shenjat që do të gjejnë dashurinë dhe ato që mbyllin kapitujt e së kaluarës

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në aeroportin e Rinasit
Vip Travel
August 13, 2026
Kthesë e papritur në karrierën e Nora Istrefit!
Të famshëm
August 13, 2026
Tri shenjat e zodiakut që s’janë bërë për punë klasike
Horoskopi
August 13, 2026
Vijon i nxehti në vend, ja sa shkojnë temperaturat sot
Moti
August 13, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 8, 2026
Sociale

Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave

August 8, 2026
Sociale

Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet

August 7, 2026
Aktualitet

“Nuk pëlqejnë t’i lënë gjërat në dorë të fatit” – Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

August 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?