Moderatorja Bora Zemani festoi ditën e djeshme 30 vjetorin e lindjes. Ajo mori urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat, por nuk munguan as surprizat.
Familja Hoxha e ka surprizuar Borën duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, shoqëruar me një pusullë ku shkruhet: Gëzuar ditëlindjen Bora! Vetëm të mira të presin! Vjollca, Sara dhe Lori Hoxha.
Bukuroshja ka publikuar në rrjete sociale një video të surprizës.