Është padyshim prezantuesja më e ndjekur shqiptare, e cila tashmë është shndërruar në një brand me projektet e saj të njëpasnjëshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme.
Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila për publikun u bë e njohur si prezantuese ku vazhdon të mbajë primatin, e për të vazhduar me këngën dhe bizneset jashtë botës së ekranit.

Luana, e cila karrierën e nisi në Top Channel duket se nuk do ta vazhdojë aty.
Sipas burimeve të afërta GazetaExpress mëson se prezantuesja i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin e njohur.

