Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Mes tyre 11 foshnje, 121 afganë zbarkojnë në Shqipëri, ku do të strehohen(VIDEO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Mes tyre 11 foshnje, 121 afganë zbarkojnë në Shqipëri, ku do të strehohen(VIDEO)
Aktualitet

Mes tyre 11 foshnje, 121 afganë zbarkojnë në Shqipëri, ku do të strehohen(VIDEO)

Last updated: August 27, 2021 08:21
5 Min Read
SHARE
Banner

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri mbërriti në aeroportin ushtarak në Rinas, pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së premtes. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës

Pas mbërritjes në Rinas, grupi i qytetarëve afganë qëndroi fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroportit ushtarak, ku atyre do iu ofrua dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa kryen dhe formalitetet burokratike. “Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë”, deklaroi nga aeroporti, ku kishte dalë për t’i pritur, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, e cila ka ndjekur që në fillim të gjithë procesin e përgatitjeve për pritjen e tyre.

Lexo edhe:

Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve
Botoxi kontrabandë, Gremi i pandehur, çfarë ndodh me Farian?
“Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës

 

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Pas orës 06.00 edhe qytetarët e fundit afganë, përmbyllën procedurat për t’iu drejtuar strukturave hotelier në Durrës ku ata do të qëndrojnë. “Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”, shpjegoi zonja Xhaçka.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Bashkë me ministren e jashtme shqiptare, siç e bëri të ditur dhe vetë përmes një postimi në Twitter, ishte dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. “Pritëm grupin e parë të afganëve që janë në kërkim të një strehimi të përkohshëm në Shqipëri. Siç ka bërë gjithmonë, populli shqiptar dhe një herë ofroi mikpritje dhe mbrojtje ndaj kujt ka nevojë më shumë. Jemi krenar t’ju quajmë miq dhe aleatë”, shkroi ambasadorja Kim.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra, për të folur më pas për të paktën 4 mijë afganë. Prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij. “Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë. Prandaj sot jam aq e lehtësuar që më në fund avioni i parë arriti të ulet duke sjellë këtu një kontigjent të parë afganësh, burra, gra, fëmijë. Është vërtet një moment emocionues sepse çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë që shihni këtu sot, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i luftës dhe i një regjimi që i sheh si armiq për t’u vrarë, për t’u persekutuar, deklaroi ministrja e Jashtme.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Zonja Xhaçka, nënvizoi se veprimi i Shqipërisë nuk kishte të bënte vetëm me mikprtijen dhe traditën e saj, por se “bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave, ishin për 20 vjet aleatët tanë, aleatët e NATO, besuan tek vizioni i një Afganistani modern e rrezikuan gjithçka për të punuar bashkë me ne për ta bërë realitet atë vizion. Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundëshim për t’ju dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej ne vendin e tyre”.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojne deri në 1 vit në Shqipëri. /VOA

Protestuesit kapin mat Taulant Ballën në kafe, vjen veprimi i beftë i tij! Dalin pamjet
Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares ndaj dajës së saj
Një burrë blinte të njëjtin buzëkuq çdo të premte: Punonjësja u përlot kur mësoi historinë
‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit
PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
TAGGED:afgane

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Tronditet Shkodra/ Atentat me armë zjarri, ekzekutohet Sokol Çelaj, flet bashkëshortja e tij që ishte e pranishme në skenën e krimit
Next Article “Do ta keni të vështirë që të bindni dikë” Horoskopi i së premtes, njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E papritur/ Ledri dhe Xhensila në krizë? Ja detaji që ngjalli dyshimet për ndarjen e tyre
Të famshëm
September 19, 2026
Shenjat e zodiakut që janë të vështirë në një marrëdhënie (dhe arsyet pse)
Horoskopi
September 19, 2026
Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla
Të famshëm
September 19, 2026
Horoskopi 19 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
September 19, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

September 14, 2026
Aktualitet

Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit

September 14, 2026
Aktualitet

“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste

September 13, 2026
Kulturë

Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore

September 13, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?