Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Marina dhe Getoari bëhen prindër katër vite pas martesës, biznesi luksoz që i hapën vajzës ende pa lindur
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Marina dhe Getoari bëhen prindër katër vite pas martesës, biznesi luksoz që i hapën vajzës ende pa lindur
Profili i VipaveTë famshëm

Marina dhe Getoari bëhen prindër katër vite pas martesës, biznesi luksoz që i hapën vajzës ende pa lindur

Last updated: November 27, 2021 20:19
10 Min Read
SHARE

Prezantuesja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj reper, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë dhe urimet kanë vërshuar ndaj çiftit. Çifti ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre, duke postuar më pas të njëjtën foto me të njëjtin mbishkrimin ne instagramet e tyre: “Faleminderit Zotit që na bekoi me një ëngjëll si ti, Marget Selimi.”

Një ndër to është edhe tezja, Luana Vjollca, e cila publikoi një status në “Instastory”, me mbishkrimin: “Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond kishte zgjedhur ngjyrën rozë, që i referohet gjinisë së bebes. Marina zbuloi në fund të muajit gusht se ishte në pritje të ëmbël, pas katër vitesh martesë me artistin nga Kosova.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!”, shkroi në atë kohë Vjollca krahas fotove ku pozonte me barkun e rrumbullakosur. Ndërsa më 17 nëntor, Marina publikoi disa imazhe nga seti fotografik që ka realizuar për ta pasur kujtim nga kjo shtatzëni. Ajo kishte zgjedhur një dhomë, që ishte dekoruar në ngjyrë rozë, për të shkrepur fotot teksa pozonte me një fustan po ashtu në ngjyrë rozë.

Lexo edhe:

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin
A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë
“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

“Mezi po të presim picirrukja jonë”, shkruante ajo krahas imazheve, duke treguar se si e thërret me përkëdheli vajzën e saj. Deri më tani aludohet se emri që Marina dhe Getoari kanë zgjedhur për të bijën është Marget Selimi, një bashkim i tre gërmave të para të emrit të tyre, për të formuar një emër unik dhe origjinal për vajzën.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër në katërvjetorin e martesës. Burime shumë konfidenciale thanë, se çifti ishin lidhur kohët e fundit me një mjek të një klinike private me emër, që i ndoqi për të bërë realitet dëshirën e tyre prej vitesh. Dyshimet e para lindën kur Marina mungoi në ekran muajin e fundit te ‘Klanifornia’, ndërkohë më pas postoi një foto në “Instagram” pas një mungese të gjatë, ku dukej se si kujdesej të mbulonte barkun.

Më pas ajo u rikthye në program dhe prezantoi shtatëzënë deri në prag të lindjes. Fansat gjetën edhe kuptimin e dhuratës së veçantë që Getoari i bëri Marinës për ditëlindje. Moderatorja publikoi disa foto të një skulpture ku shfaqej vetë ajo dhe tregoi se kjo ishte dhurata e Getoarit për ditëlindjen e saj. Por më e bukura ishte që reperi e kishte punuar vetë, shkruan Panorama.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura të jetës. Të dua jeta ime! Vetëm lumturi më fal!”, shkruante Marina në postimin në fjalë. Ndërkohë nuk e dimë sezonin e ri televiziv mund të kemi një tërheqje të Marinës nga ekrani për t’u përkujdesur për fëmijën e sapolindur, pasi ajo tashmë ka hapur dhe një dyqan veshjesh të një marke të njohur italiane.

Ndërkohë që çifti Marina dhe Getoari kanë menduar edhe për për vajzën e tyre para se ajo të vinte në jetë. Ata i kanë hapur një rrjet restorantesh që mbajnë emrin e vajzës Marget, ku kanë investuar si aksionerë 50 me 50 për qind të dy.

Te dokumenti i biznesit të firmosur nga të dyja palët, bie në sy fakti që Marina në dokumente zyrtare mban mbiemrin e bashkëshortit, Selimi. Duket se pas problemeve me ortakët e tij si CEO i “Babastars”, Getoari ka investuar në biznesin familjar, duke e bërë të bijën biznesmenet më të vogël në familje. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të pëlqyera të shoëbizz-it.

Ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, edhe pse gjithmonë janë treguar tepër të rezervuar, për të folur për planet e tyre, siç ishte edhe çështja e fëmijës, që e mbajtën gjatë sekret. Në një intervistë për “Living”, reperi pak kohë më parë foli mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marinën, dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punonte për një kohë të gjatë para se të fillonte punë si moderatore e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, u shpreh Geti.

Kujtojmë se pas martesës, Marina qëndroi jashtë televizionit duke pritur projektin më të mirë. Vetëm në prill të 2019-ës, mediat shkruanin se Marina Vjollca shpalli pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, direkt pas projektit që e riktheu në televizion. Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot, ku sipas ndjekësve, me këto poza provokuese ajo shpalli më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi.

Pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet, që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”. Ky set natyrisht që nuk ishte bërë pa qëllim nga Marina, e cila theu më në fund heshtjen për rikthimin në ekran.

Lajmin e bukur e dha vetë disa kohë më parë me anë të një postimi në “Instagram”. Pak kohë më parë u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë edhe bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”. Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”.

Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar largimin e saj nga “Top Channel”, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesit Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë. Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie” iu dedikua një jete të qetë, larg angazhimeve dhe lodhjes.

Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake e dëshpëruar”, por kjo shkëputje nuk zgjati shumë pasi ajo tashmë është çdo javë në ekran. Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbizzit, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë, më pas martesë e tani me fëmijë.

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Ndërsa Getoari, për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua.

Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë paralelisht për projektet e tyre, duke shijuar edhe udhëtimet luksoze, sipas panorama plus.

Tashmë ata kanë vendosur që të regjistrojnë biznesin e tyre të ri me emrin e vajzës, Marget. Lind pyetja, a mos ndoshta Getoari dhe Marina janë çifti që i mbajnë llogaritë bankare të ndara në shtëpi, dhe si do të ndryshojë menazhimi i buxhetit të tyre tani që u bënë prindër. Këtë kuriozitet dhe të tjera nga planet e tyre presim të na i rrëfejë vetë çifti në intervistën e tyre të radhës.

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

TAGGED:Marget Selimimarina vjollca

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Më ka tradhtuar!”/ Maya zbulon detaje nga jeta personale dhe flet për operacionet plastike: Ja çfarë kam ndryshuar në fytyrë
Next Article Kini durim, situata do të përmirësohet javën e ardhshme! Mësoni çfarë thotë horoskopi i ditës së sotme për secilin prej jush

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ligji e ndalon reklamën e produkteve të duhanit, IQOS pushton tregun promovues
Aktualitet
June 3, 2025
Media britanike ”Express”: Shqipëria përgatitet të presë 30 milionë turistë deri në vitin 2030
Vip Travel
June 3, 2025
Ndizen temperaturat/ Meterologia paralajmëron: Ja cila është dita më e nxehtë e muajit
Moti
June 2, 2025
Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 2, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Jozi dhe Loredana marrin vendimin e befasishëm, detaji që hedh dyshime të forta

May 30, 2025
Të famshëm

Parashqevi Simaku: Kurrë skam qenë e dashuruar! Të tjerët më kanë dashur

May 29, 2025
Të famshëm

U përfol për një përplasje me Olsa Muhametin, Alaudin Hamiti tregon të vërtetën

May 29, 2025
Të famshëm

Parashqevi Simaku: Isha “homeless” sepse doja! Më kërkoi Gëzim Nika, por s’doja të ikja nga rruga (VIDEO)

May 29, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?