Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Letra për Ramiz Alinë/ Zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun, episodi tek Qyteti i Studentëve dhe akuzat ndaj saj
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Letra për Ramiz Alinë/ Zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun, episodi tek Qyteti i Studentëve dhe akuzat ndaj saj
Të famshëm

Letra për Ramiz Alinë/ Zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun, episodi tek Qyteti i Studentëve dhe akuzat ndaj saj

Last updated: December 27, 2024 18:17
6 Min Read
SHARE

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka zbuluar disa dokumente të cilat tregojnë se si Parashqevi Simaku në vitin ’89 po përballej me akuza se këndonte këngë dashurie.

Aty tregohet se Parashqevia këndonte në Qytet Studenti, por më pas janë dëgjuar brohoritma kundër regjimit komunist. Kjo situatë ka sjellë më pas plotësimin e dosjes së këngëtares shqiptare.

Letra e plotë:

Lexo edhe:

Flori Mumajesi ‘mollë sherri’ mes saj dhe Jonidës? Soni Malaj flet për fejesën me artistin
Pas deklaratës “bombë” të Mozës, dalin pamjet e Zhakut krah ish-burrit të shkrimtares
Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit dhe tregon raportin që ka me të
Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, poetja: Çfarë të keqe ka? Unë eci në aura të çuditshme

Tiranë, më 21.03.1989

Lënda: Për një ngjarje të ndodhur në qytetin e Studentëve

MATERIALI JU DERGUA SHOKUT RAMIZ

Më datën 20.03.1989, mbas orës 21.30 në qytetin e Studentit është krijuar një zhurmë me të bërtitura të mëdha, e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit.

Rreth orës 21.30 në kohën e mbarimit të emisionit televiziv “Muzika për të gjithë” në godinën nr. 7, tri vajza të Institutit të Lartë të Arteve F.G, V.G dhe E.S kanë kënduar me zë të ulët këngë dashurie. Këto jane shoqëruar edhe nga djem e vajza të godinave të tjera me britma e me fjalë banale. Më të theksuara kanë qenë në godinën e studentëve të Institutit të Lartë të Arteve. Vajzat e Institutit të Lartë të Arteve flisnin të gjitha së bashku “rroftë Instituti”. “Artet janë bota” dhe këto shoqëroheshin me britma jo vetëm nga këto dy godina, por edhe nga të tjerat. Po kështu në godinën nr. 5, disa djem kishin dalë në tarracë, digjnin letra, shami, bërtisnin “Viva Parashqevi, viva”, duke kërkuar ardhjen e Parashqevi Simakut.

Janë dëgjuar shprehje “poshtë fashizmi”, pastaj këndonin “bashkoj shokë me ne në çetë”, “Ejani mblidhuni këtu këtu bashkë me me ne”, etj.

Në godinën nr.3 në katin e katërt ka dalë edhe një student i paidentifikuar lakuriq, të cilit i bëhej dritë me letra që digjeshin nga shokët e tij.

Çështjen e kemi në ndjekje.

Ministri i Punëve të Brendshme

Simon Stefani

Postimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit:

Edhe në errësirën më të madhe, rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive të reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit.

Tiranë, ora 21:34, data 21.03.1989. Në Qytetin e Studentëve, pas mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinën nr. 7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë të ulët këngë dashurie. Atyre iu bashkuan djem dhe vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla si “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota”. Pas pak, nga godina 5 dëgjohen thirrje të tjera: “Viva Parashqevi, viva!”, “Poshtë fashizmit”, si dhe këngët “Eja, mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne” etj.

Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt i vërtetë “rrugaçërie” nga rinia, po t’i referohemi izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore dhe kulturore me dorë të hekurt nga strukturat e pushtetit.

Dokumenti i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AiDSSH-së, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, kur zëri dhe shpirti rinor po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen, në raport edhe me ndryshimet politike në të gjithë Europën Lindore.

A ishte zgjedhja e emrit të saj një nevojë për çlirim?

Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan, kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës.

Me deklarata si “Artet janë bota” dhe thirrje si “Viva Parashqevi, viva!”, edhe pse krejt simbolike, ato treguan se, në një kohë kur gjithçka dukej e zymtë, një zë dhe një fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.

Në vorbullën e diskutimeve të sotme, ku nostalgjia ndaj një figure artistike të atyre viteve të zymta përzjehet me ndjeshmërinë njerëzore për humanitet, kuptojmë se koha ikën për të gjithë ne dhe se izolimi dhe mbytja e ndjesive për një kohë të gjatë mund të deformojë kujtesën e një kombi, që ushqehej me tekste optimiste dhe heroike në një kohë gati tragjike për individualitetin njerëzor.

Shoqëritë shpesh kanë nevojë për simbole që mishërojnë aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi. Në mungesë të një kujtese të saktë, ato shpesh “gjejnë” ose krijojnë figura që pasqyrojnë këto vlera, nisur nga perceptimi.

Siç na thotë edhe Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas: “Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën; nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar, dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizmi tyre i vogël, grotesk dhe i përditshëm përballë fatkeqësisë.”

Referenca arkivore: Fondi arkivor i AiDSSH-së, Dosja nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12, datë 7.5.2020.

Dokumentet tona nuk janë vetëm burim, por edhe reflektim. Për më shumë informacion ose për të njohur dokumentet, ju ftojmë të konsultoni dosjet e deklasifikuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Brikena bëhet pjesë e Top Channel, zbulohet emisioni ku do ta shohim
“Pjaca në Radar”, pas largimit nga RTSH, Alfred Peza rikthehet me një emision. Ja ku do ta shohim
Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës
Deklarata e papritur: Loredana dhe Gjesti kanë nisur një lidhje dashurie?
“8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për partnerin: Ka klinikë që e trajton, por është çështje lekësh
TAGGED:Parashqevi Simaku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Marka e stilistit me famë botërore Philipp Plein sjell The Plein Hotel në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar
Next Article Shiti zinxhirin e arit kur Yll Limani erdhi në “The Voice of Albania”, nëna e këngëtarit rrëfen vështirësitë financiare

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi javor: Njihuni me shenjat më me fat të javës
Horoskopi
May 12, 2026
Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe erë të fortë
Moti
May 12, 2026
Horoskopi 12 maj 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
May 12, 2026
“Me lekët e politikës bleu 2 hotele”, Shakohoxha: Historia e Rei Manajt nis me skafin kur ishte 2 vjeç në errësirë
Aktualitet
May 11, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Përplasje mes Mateos dhe çiftit Selin-Gimbo, merr fund miqësia mes tyre

May 10, 2026
Të famshëm

Gruaja Mc Kreshës mesazh Rozana Radit pas përballjes së tyre në studion e “Goca dhe gra”

May 10, 2026
Të famshëm

Ndodh në Prime LIVE: Bujakës i bie dhëmbi (Video)

May 9, 2026
Profili i Vipave

Krizë në romancën e Jasir Asanit? Ylli i Kombëtares shqiptare zhduk fotot me partneren

May 9, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?