Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Marka e stilistit me famë botërore Philipp Plein sjell The Plein Hotel në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Stil jetese > Marka e stilistit me famë botërore Philipp Plein sjell The Plein Hotel në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar
Stil jetese

Marka e stilistit me famë botërore Philipp Plein sjell The Plein Hotel në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar

Last updated: December 27, 2024 15:50
5 Min Read
SHARE
Banner

The Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm tre muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë. Një lajm i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar, pasi për herë të parë një brand i këtij liveli vjen në Shqipëri.

Grupi Plein ka nënshkruar së fundi marrëveshje ekskluzive me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme, X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, e cila nga ana e saj ka nisur punën për ndërtimin e projektit ambicioz, Grand Park Skyline në zemër të Tiranës, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial (te ish Garda e Republikës).

Struktura luksoze Grand Park Skyline, që përfshin 3 kulla (dy rezidenciale dhe një hotel) është projekti më i ri në kryeqytetin shqiptar, i cili do të ndryshojë horizontin e Tiranës, ndërsa marrëveshja me grupin e Philipp Plein synon të krijojë një hapësirë të jashtëzakonshme luksi, mode dhe argëtimi, duke e transformuar atë në një destinacion ekskluziv. Një eksperiencë luksoze me emrin Philipp Plein
Kullat e projektuara nga arkitekti i njohur zvicerian, Valerio Olgiati, përfshijnë një hotel me 5-yje, që tani do të mbajë emrin brand The Plein Hotel, me të paktën 150 dhoma, 100 rezidenca me shërbime 24/7, e menduar për një klientelë të zgjedhur. Në brendësi të kompleksit do të jetë edhe një lokal brand me emrin Philipp’s, një restorant japonez ‘Sukaru Ba’ dhe një klub ekskluziv ‘Crystal Beach’, të gjitha sipas modelit të testuar tashmë me sukses nga The Plein Hotel i Milanos.
Çdo detaj i projektit do të reflektojë brandin e markës, me një dizajn unik dhe një ofertë shërbimesh që do të pasqyrojë luksin dhe stilin karakteristik të Philipp Plein. Dizajni i brendshëm do të kurohet personalisht nga fashion designer-i bavarez dhe ekipi i tij i arkitektëve, për të garantuar një eksperiencë unike dhe në koherencë me vlerat e markës së famshme.

Lexo edhe:

Diell dhe temperatura pranverore, parashikimi i motit për sot
Horoskopi 5 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
E shtuna me diell dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
Surpriza në dashuri dhe financa, ja çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

E ardhmja e luksit në Tiranë
Ky projekt ambicioz përfaqëson jo vetëm një hap domethënës për zgjerimin ndërkombëtar të markës, por konsolidon edhe pozicionin e X One si lider në fushën e hotelerisë së luksit në Shqipëri. Koha e parashikuar e ndërtimit të Grand Park Skyline është afërsisht 5 vjet, me një hapje të pritshme rreth vitit 2030, ndërkohë që prenotimet për rezidencat e luksit kanë filluar prej një muaji.

“Jemi shumë të lumtur që, për një pronë kaq unike në panoramën europiane, është zgjedhur marka Philipp Plein dhe formatet tona të hotelerisë, argëtimit dhe gastronomisë”, tha Philipp Plein, stilist dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Plein. “Jemi të sigurt se bashkëpunimi midis ekipit tonë dhe kompanisë X One do të na mundësojë të krijojmë hapësira unike dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e çuar nivelin e shërbimit dhe prestigjin e markës sonë në një dimension të ri shërbimi dhe marrëdhënieje me klientin. Mezi presim të sjellim ekskluzivitetin e markës dhe stilit tonë në hapësirat e jashtëzakonshme të Grand Park Skyline”, tha ai.

“Ne vendosëm në mënyrë strategjike”, tha Ylli Ujka, CEO i X One, “të krijojmë këtë partneritet me një nga markat më ekskluzive në skenën ndërkombëtare, të njohur si ndër më solidet dhe me potencialin më të madh të rritjes në sektorin kryesor të luksit, stili dhe avangarda e të cilit besojmë se janë në përputhje me ofertën tonë.” Carmine Rotondaro, Këshilltar i Biznesit i Grupit Plein, i cili negocioi marrëveshjen me X One, deklaroi se “për Grupin Plein, kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër gur themeli në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të markës Philipp Plein dhe të pikave të saj të hotelerisë, argëtimit dhe gastronomisë. Është gjithmonë një privilegj i madh të kontribuosh në një bashkëpunim të këtij niveli të lartë për një projekt, i cila është i destinuar të bëhet një nga pikat e referimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Horoskopi kinez i tetorit 2026: Ditët më me fat për secilën shenjë të zodiakut
Mot i qëndrueshëm e i kthjellët, parashikimi i së premtes
Horoskopi 2 tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Tri shenjat e zodiakut që do të tërheqin pasuri gjatë muajit tetor
Mot i qëndrueshëm në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat sot
TAGGED:The Plein Hotel

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ndodh tek VIP-at/ Habit Rozana: Sapo p…rdhi Xumi, e bën shpesh…AFROHU merri erë
Next Article Letra për Ramiz Alinë/ Zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun, episodi tek Qyteti i Studentëve dhe akuzat ndaj saj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Ekonomi
October 4, 2026
Videot intime të personazheve publike, Agron Llakaj: Është jashtë çdo imagjinate, shumë e rëndë
Tv Shows
October 4, 2026
Modelja Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër për herë të parë
Të famshëm
October 4, 2026
New York City shpallet sërish qyteti më i mirë në botë
Vip Travel
October 4, 2026

Lexo edhe:

Horoskopi

Horoskopi 1 tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

October 1, 2026
Moti

Kthjellime dhe vranësira, sa do të jenë temperaturat

September 30, 2026
Horoskopi

Horoskopi 30 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

September 30, 2026
Moti

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

September 29, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?