Sunday, January 5, 2025

Lajm i trishtë për median shqiptare, ndahet nga jeta gazetari i njohur

Një lajm i trishtë sot për median shqiptare, gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe.

Në më shumë se pesë dekada, Thanas Mustaqi la një arkivë të bollshme titujsh në zhanre të ndryshme, në të përditshmet e gjashtë dekadave të fundit.

Pas viteve ’90-të, ai mbeti aktiv në shtypin e shkruar dhe më pas mediat online, duke kontribuar për reportazhe dhe disa shkrime investigative.

Gazetari Thanas Mustaqi mori pjesë në aktivizime të komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, duke qenë para viteve ’90-të, anëtar i organizatës së vetme të gazetarëve të atëkohshme dhe me vonë, u aktivizua në degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku i Durrësit.

Postimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptare:

Ndahet nga jeta gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi

Tiranë më 3 Janar 2025

Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 74 vjeçare, gazetari nga Durresi, Thanas Mustaqi. Karriera e tij e gjatë në shtypin e shkruar shqiptar, kryesisht atë vendor dhe më pas në spektrin e të përditshmeve kombëtare të Shqipërisë, tërhoqi vëmendjen për këmbënguljen dhe raportimin me sens kritik për çështjet sociale dhe ndjeshmëritë komunitare e njerëzore.

Në më shumë se pesë dekada, Thanas Mustaqi la një arkivë të bollshme titujsh në zhanre të ndryshme, në të përditshmet e gjashtë dekadave të fundit.

Pas viteve ’90-të, ai mbeti aktiv në shtypin e shkruar dhe më pas mediat online, duke kontribuar për reportazhe dhe disa shkrime investigative.

Gazetari Thanas Mustaqi mori pjesë në aktivizime të komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, duke qenë para viteve ’90-të, anëtar i organizatës së vetme të gazetarëve të atëkohshme dhe me vonë, u aktivizua në degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku i Durrësit. Ai u karakterizua nga një ndërgjegje e pastër qytetare dhe jetoi si një pasionant i përhershëm duke lënë si trashëgimi një volum të madh pune raportuese, refleksionuese dhe shkrimore në përgjithësi. Në fusha të ndryshme, si atë të trashëgimisë, arkeologjisë, kulturës, peshkimit, marinës dhe lëmive të jetës socio-ekonomike të qytetit të vet, ai u bë zëri kritik dhe raportues duke shkaktuar reagime dhe duke marrë herë pas here edhe ballafaqime me grupe interesi dhe qytetarë të ndryshëm, të cilëve u janë prekur interesa informale.

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi la shumë shkrime dhe reportazhe, të cilat kanë vlerën e dokumentave publicistike dhe arkivore për memorialistikën e qytetit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e thellë për largimin nga jeta, të kolegut, si dhe u përcjell familjarëve ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles