Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Kush lejohet të udhëtojë drejt Italisë, ambasada e vendit fqinj tregon kategoritë dhe kushtet
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kush lejohet të udhëtojë drejt Italisë, ambasada e vendit fqinj tregon kategoritë dhe kushtet
Aktualitet

Kush lejohet të udhëtojë drejt Italisë, ambasada e vendit fqinj tregon kategoritë dhe kushtet

Last updated: August 20, 2020 08:28
6 Min Read
SHARE

Ambasada italiane në Shqipëri ka dhënë udhëzime për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë dhe kushtet që ata duhet të plotësojnë.

Sipas njoftimit udhëtimet mes këtyre dy vendeve lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore apo studimi dhe jo turizmi.

Udhëzimi: Udhëtimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim.

Lexo edhe:

Mes empatisë dhe guximit: Rrugëtimi i Jona Dervishit drejt United Rights Foundation
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri!
E trishtë/ Ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare

Nuk lejohen, pra, udhëtimet për turizëm. Lejohet gjithmonë kthimi, në Itali nga Shqipëria, i shtetasve italianë/BE/Shengen dhe i familjarëve të tyre, si edhe i shtetasve të pajisur me leje të rregullt qëndrimi e familjarëve të tyre. Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetë-karantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen e cila e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare në Itali vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit).

Demo

Janë parashikuar disa përjashtime nga detyrimi për t’u karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të COVID-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në: Bullgari, Kosovë, Mal të Zi, Serbi,Rumani, Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali për:

-këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruarmbikëqyrjes shëndetësore;

-këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

-shtetasit dhe ata me banim të rregullt në San Marino dhe Shtetin e Vatikanit, në SHTETET e BE-së(përveç Kroacisë, Greqisë, Maltës, Spanjës, Rumanisë dhe Bullgarisë), në shtetet që bëjnë pjesë në hapësirën SHENGEN, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Andora, Principata e Monako-s, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Zelandë e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlandë, Uruguaj, të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune;

-personel shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;

-punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;

-personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;

funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nëpunës konsullorë, personel ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;

-nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, në të cilin kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë. Studentët të cilët duhet të testohen për pranimin në kurset universitare apo për gjuhën, mund të hyjnë në Itali duke paraqitur vetëdeklarimin si edhe një dokument që provon pjesëmarrjen në testim. Natyrisht hyrja në Itali duhet të bëhet afër datës së testimit dhe qëndrimi në territorin italian nuk mund të zgjatet përtej kohës së domosdoshme.

Nuk janë të detyruar të vetë-karantinohen dhe t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore, gjithashtu: ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit, shtetasit të cilët hyjnë në Itali për arsye pune, të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të aprovuara nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Mbetet detyrim – edhe në këto raste – plotësimi i deklaratës së posaçme, pa detyrim për t’u karantinuar dhe për të mos përdorur mjetet publike.

Saktësohet se është kompetencë ekskluzive e autoriteteve kompetente italiane të policisë së kufirit të verifikojnë përmbushjen reale të kushteve si më sipër.

Disa Rajone mund të vendosin, ndaj shtetasve të cilët hyjnë në territorin italian nga disa Shtete apo territore të huaja, përmbushjen e disa detyrimeve të veçanta. Para nisjes për t’u kthyer në Itali, rekomandojmë të verifikohet ekzistenca e urdhrave të mundshëm shtesë të nxjerrë nga Rajonet, duke kontaktuar drejtpërdrejt me to apo duke vizituar faqet zyrtare përkatëse (duke klikuar këtu).

Në mënyrë të veçantë, përsa u përket njoftimeve të shtypit lidhur me tamponë në masë në aeroportin e Perugia-s, sjellim në vëmendjen tuaj se Rajoni i Umbria-s kryen tamponë falas vetëm për shtetas të ardhur nga Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta. Shtetasit në ardhje nga Shqipëria, nëse nuk u bëjnë pjesë në rastet e përjashtuara të parashikuara, duhet të karantinohen, edhe pse mund të kenë kryer tamponin kundrejt pagesës.

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit
Shiste veshje me logo false, arrestohet ish-konkurrenti i Për’puthen
Tërhiqet nga tregu qumështi “Aptamil”, që përdoret për foshnja! Është toksik
Zgjidhni mësuesin më të mirë vitit, tre vendet e para do të marrin me vete nga një çmim nga fondacioni “Mirash Ivanaj”
TAGGED:italirinas

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E dashura perfekte, Sara habit sërish, shfaqet me ish “vjehrrin” dhe “vjehrrën” e Ledrit
Next Article 4 viktima dhe 155 raste të reja! 147 pacientë po luftojnë të shtruar në spitale
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani bashkojnë forcat për “Ferma Vip”?
Tv Shows
February 3, 2026
Vserlo: Juxhini suksesin më të madh në aktrim e ka pasur nga unë, roli që më imitoi mua e bëri më të famshëm
Të famshëm
February 3, 2026
Françeska Murati në një romancë të re pas divorcit?
Të famshëm
February 3, 2026
E kam si familje të dytë: DJ Gimbo flet për raportin e ngushtë me Gjestin
Të famshëm
February 3, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Policia tha se 14-vjeçari qëlloi efektivët me gurë/ Reagojnë prindërit e të miturit: E dhunuan, ai po shikonte për kanaçe te koshat

January 25, 2026
Aktualitet

DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati…

January 24, 2026
Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?

January 24, 2026
Ekonomi

Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

January 23, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?